05/12/2025

Incinerimi i Shqipnise!

0
Nikoleta_Kovaci1

Nga Nikoleta Kovaçi

Ne vitin 2016 nje gjyqtar pezulloi nga detyra drejtorin e policise se shtetit, Haki Çako! Hakiu-n dhe dr e policise kane qene e jane kukulla e per pasoje une gjithmone i kam pa si lojna ne duart e nje polushteti monstruoz qe po instalohej! E kercenoi Tahiri publikisht! Sigurisht, ai ishte ministri kampion i Rames! Me pas doli Rama: e quajti killer me pagese gjyqtarin! Para dy ditesh e shkarkoi vettingu jone i dashtun!

Çako u godit per skandalin e IMCI Catcher! Ne fakt aso kohe trafiku i droges ishte vu, djem qe zhdukeshin e vriteshin ne çdo cep te vendit, uleshin radar, hapeshin porte e rruge detare e hapesirat ajrore! Gjithcka e ktij vendi ishte vue ne dispozicion te trafikut te droges te organizuar nga shteti tue perdor policine! E tue pas parasysh se ç’bahej ktu me drogen, me dukej kot qe drejtori-kukull ne duart e Tahirit dhe te Rames te hetohej e pezullohej per ate pune pergjimesh!

E nderkohe qe ne na rrshqiste dheu nan kambe perdite, e merrshim me drogen, te vramit, te zhdukunit, qeveria me mjeshtrat e vet kishte nis maskaraden e incineratoreve! Droga e vrasjet vazhduan lojen deri ne 2019 qe na damkosi termeti, nje tjeter mundesi afere shtetnore, e nderkohe nan rrogoze vijonin incineruesit e vendit prokuroria, gjykatat, shish u fshehen mas reformes ne drejtesi duke shuar cdo perpjekje te tyne me ba nji pune te hajrit!

Masanej pandemia, qe iu hoqi palcen fare jo vetem institucioneve e mediave po corientoi edhe popullin e mjere qe spo gjente rruge nga te dilte! Incineruesit vazhdonin me grumbullimin e milionave euro ne emen te qeverise e shqiptaret te shushatun iu dhane 25 prillit ne forme patronazhistesh! Sot jena ne udhekryq; pa shtet, pa institucione, me borxh publik, me cmime katastrofike, me nje harbuteri kriminale qe drejton e sundon ne cdo skute e me sherbime te huaja qe rrine kembekryq ne thuajse pjesen ma te madhe te njerzve dhe te Shqipnise!

Viva çmendina jeme qe quhesh edhe stalle…

Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok