IN MEMORIAM – TRIMI I EMSHIRIT
Mejdi Asllani – Plaku (1940-2024)
Nga Met Rexhepi
Mejdi Asllani-Plaku iu paska shkuar në amshim bashkëluftëtarëve çlirimtarë!… Nuk harrohet akti i Tij trimëror në Emshir të Prishtinës, pikërisht në gjendjen më të rëndë të okupimit serbian të Kosovës… Plaku ua shtiri të dridhurat milicisë serbiane, duke mbrojtur me trimëri pragun e shtëpisë së vet në përballje me milicinë gjakatare. Ai luftoi dhëmbë për dhëmbë dhe doli ngadhënjimtarë nga një luftim i pabarabartë me milicinë, e vendosur në Prishtinë për t`ia nënshtruar shqiptarët vullnetit të Kasapit të Ballkanit. Akti trimëror i trimit Mejdi Asllani në Prishtinë, e shtoi vetëbesimin dhe forcoi zemrat e trishtuara të shqiptarëve të mirëfilltë. Nderime të përhershme për një figurë të atillë kombëtare të panënshtruar, sikurse ishte dhe mbeti shembëlltyra e Mejdi Asllanit!