27/07/2024

I MREKULLUESHMI, AKTORI MIRUSH KABASHI…

0

Nga Eda & Visar Zhiti

Shkēlqen bukur e ashtu do tē vazhdojē tē shkēlqejē si nē skena dhe nē ekrane edhe nē jetē mes njerẽzve, nē biseda e kujtime aktori Mirush Kabashi.

Ikja e tij sot nē teatrin qiellor, pas perdeve tē reve, edhe pse pērgjithmonē, nuk  pakēson nga aktet e dramēs sē artit tē tij nẽ tokē, pērkundrazi shton dashurinẽ dhe bēn tē kuptohet ende mē shumē mrekullia e talentit tē tij tē madh e tē veçantē, e gjithē ajo qē dha dhe ka lēnē…

Duke i dashur njerēzit, ai i donte po aq shumē dhe personazhet qē i interpretonte po aq njerēzisht, që nga skeçet nē estradē e deri te kryerolet nē teatēr e filma…

Dhe po aq atraktiv ishte me miq e nē tryeza festive, i pērzemẽrt, pasionant,  me qytetarì e shqetēsime qytetare, ngazēllyes, tronditēs, i qetē, po ajo mirēsi qē niste qē nē emrin e tij, nē gjestet e bēmat.

Fytyrē ekspresive, vēshtrim ngulitēs, butēsusht, zē melodioz, me atē kantilenēn si tē kolegut dhe bashkēqytetarit tē tij, aktorit botēror Aleksandēr Moisiu, me gjuhē tē spikatur tẽ duarve dhe trupit, u duartrokit dhe nē skenat e botēs, ku arriti majat me monodramēn si Sokrat i Varnalisit, i mençuri i lashtēsisē, i urbanizuar me tē tashmen ironike, qē shtegtoi qē nga skenat e Ballkanit, nga Athina e nē Paris e deri tej nē Egjipt…

Mirush Kabashi, i shenjuar nga hyjnitē pēr tē qenē aktor, ruante po atē frymēzim tẽ lartē si nēn projektorēt e metropoleve, po ashtu kur recitonte Poemin Kosovar tē Kutelit nē Prishtinē, por dhe nē New York apo Trendafin e Çamẽrisē, po kẽshtu dhe kur recitonte esetẽ e studentit Atjon Zhiti nē Universitetin Europian tē Tiranēs e deri te lutjet e pērshpirtshme tē shenjtes tonē Nēnē Tereza, ku?- kudo, i recitoi dhe nē Berat, ku e takuam prapẽ, por dhe nē njē kishē tē njohur të Romēs, ku e kishim ftuar dhe e patēm mysafir nē shtēpi. Dhe ende mē shumē e kemi nē zemēr…

Kaq shumē do tē tregohet pēr Mirush Kabashin. Qē sot, perdja u hap sērish. Na rivijnē si nē rrotullime skenash takimet me Mirushin tonē dhe zonjēn e tij nē muzgjet e Parkut tē Tiranēs, i zgjasnim bisedat, diçka i thosha unē, shtonte Eda ime diçka, donim zẽrin e tij tē butē dhe kumbues, me njē si mallēngjim tē bukur… Etj, etj.

Kẽshtu do ta dēgjojmē pērherē. Dhe do ta shohim si njē shtatore nē artin shqiptar, ja, ashtu si tē gjithē ata qẽ e duan, jemi shumē, jemi popull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok