21/12/2024

HISTORIA I PËRSËRITET POPULLIT SHQIPTAR

0
Kalosh-Celiku

NGA KALOSH ÇELIKU

E kam thënë shpesh nëpër shkrimet e mia publicistike letrare, edhe libra: XHADIA (2011), RRUFJANI (2012), LAVDI “heronjëve” të Xhadisë (2014), PYKË shelgu (2019), LUFTA ME PENË (2021), “KALI SHEMËS” PAS POSRTE (2022) dhe JETË NATE (2023). Popullit shqiptar, i përsëritet Historia. Ndoshta, edhe jam bërë i mërzitshëm për lexuesit e mi besnik me përsëritjet e mia publicistike. Parashikimet e mia për Ditën e Nesërme. Ose, me Lapsin me Dy tyta jua kam prish gjumin.

Gjumashëve, u kërkoj falje, u them flini dhe gërhisni natën për Liri! Edhe, shihni ëndërra të bukura! Por, jo: edhe, politikanëve të dalldisur dhe arratisur pas posteve partaike. Egërsohem, publikisht: vazhdoni me ëndrrat e lumtura para Agimit në Parajsë (“Xhehnet”) me çaj rusi! Unë e dua Ferrin dhe “Xhehnemin”! Zjarrin e tij me flakë. Dihet, edhe politikanët. Shkaku, se: Ende, e vazhdojmë luftën për Liri me pushkë dhe Penë, dhe Shtet Etnik Shqiptar me shpata, dhe pushkë. Ҫifteli dhe këngë e valle popullore. Pizi. Topa të Mic Sokolit. Edhe, Sot e kësaj Dite. Përmëtepër, edhe me fotografi të politikanëve para kamerave televizive, gazetave, portaleve elektronike, Facebook dhe Instagram. E, jo me politikë strategjike shqiptare. Popull, i lumtur?! Punemadhe, që “Serbia e Madhe” troket pas porte.

Kohë kjo, kur Sot Luftë bëhet edhe me dron “Bayraktar”, ose Iranian. Kutadi, Unë: Ndoshta edhe me dron rus?! Vetëmse, ende nuk bëhet luftë me dron shqiptar. Armë më moderne: Bomba atomike. Aeroplanë të padukshëm luftarak supersonik: Koronavirus dhe Pandemi. Popullin, duke e burgosur me masa të ashpra qeveritare në Karantinë, e politikanët në liri. Pavetëdije, që: Politikanët shqiptar janë dalldisur, dhe arratisur pas posteve partiake. Pasurisë personale, familjare, klanore dhe partiake. Dhe, jemi këtu ku jemi: “as të gjallë, as të varrosur”, siç e ka thënë Fan Noli i Madh. Ende, lakuriq pa brekë me këmbët dhe trutë në legen.

Serbia, që nga Mbretëria Jugosllave me pushtimin e tokave shqiptare, ka punuar me pasuri marramendëse, dhe politikë për “Serbinë e Madhe”. Kudo, si pushtuesë u ka dhënë falas serbëve pasuri nëpër ish Jugosllavi: shtëpi, male, livadhe dhe para, duke i pushtuar Trojet Etnike Shqiptare. Marrëveshja, mes shtetit “Serbia e Madhe” dhe banorëve serb, ka qenë: që, nëse i shesin ato pasuri personale, patjetër një pjesë të asaj shume t’ia lënë Shtetit “Serbia e Madhe”. Ҫka punuat ju si politikanë shqiptarë për Shqipërinë e Mdhe”?!

Hegjemonistët serbomëdhenj, në periudhën 1941 – 1953 ndërmorën akcione spastruese të Trojeve Etnike Shqiptare, ku masakronin shqiptarë. Vendbanime shqiptare, që pas shtypjeve të Ҫetniko – komunistëve me dhunë u shpërngulën me gjithë familje në Turqi. Masakrime politike, që vazhdojnë e dhe Sotekësajdite.

Dhe, jo rastërisht Sot: i kemi këto probleme politike “paqe” në Kosovë dhe Mitrovicën e Veriut. Edhe në ish Jugosllavi. Me Bosnjën e Hercegovinën, Malin e Zi, dhe Maqedoninë e Vriut. Serbia, gjithë jetën e “ vëllazërim – bashkimit” ka bërë politikë pushtuese jugosllave dhe farosje të popullit shqiptar nga Trojet e tyre Etnike. Shqiptarët, duke u marrë me pizi, këngë dhe valle e çifteli. Serbia, ka punuar me shekuj për shtetin serb (“Serbi të Madhe”). E pushtoi, dhe e populloi Mitrovicën e Veriut me banorë serb “Ujëmirin”, edhe Graçanicën në afërsi të Prishtinës. Mos them: edhe disa fshatra të Maqedonisë Veriut me banorë shqiptarë, në Kërçovë dhe Kumanovë. E, kutadi Unë, sesa: fshatra tjerë shqiptarë nëpër ish Jugosllavi.

Kosova, fatkeqësisht e zbrazi Nishin (“Mollën e kuqe”), Preshevën dhe Bujanovcin nga populli autokton shekullorë shqiptarë. Përderisa, serbët punonin për shtetin serb, duke i mbushur vendbanimet shqiptare me popullatë serbe. Politikanët shqiptarë luftonin për poste partiake, pasuri personale, familjare dhe partiake, në pushtet duke e zbrazur Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nëpër botë.

Sot, po: kemi probleme me Mitrovicën e Veriut. Shkaku, se: vetë, ne shqiptarët me vite e mbollëm këtë farë të keqe ferre si shqiptarë nga sistemi ish komunist jugosllav. Sot, Neokomunist. Ose, mos e them edhe si egjër në fushat dhe arat shqiptare, rrëzë maleve me lisa të mbjellura me misër, grurë dhe thekër. Jo, me egjër. Farë, që na e mbollën serbët.

Partitë Neokomuniste, edhe, Sot si popull shqiptarë: neve na vrasin me fëmijët tanë, që i lindëm vetë me gra serbe. Nesër, do të kemi problem edhe me Maqedoninë e Veriut. Jo, rastësisht me këto dy shtete artificiale pas Luftës Dytë Botërore: Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Maqedoninë jugosllave. Krahpërkrahu edhe me dy krahina autonome Vojvodinën dhe Kosovën. Sotpërsot, Kosova si shtet i “pavaruar” shqiptar.

Pasnesër, edhe me Malin e Zi mund të kemi probleme: Ulqinin, Plavën dhe Gucinë. Ndoshta, edhe me Ҫamërinë. Shkaku, se: Serbia këto shtete ish jugosllave me vite i ka populluar moti me banorë serb, dhe, viça “malazesë” (shqiptarë). Fshatra e qytete jugosllave. Ballkani, është i përzier me kopila të partive politike me brekët nëpër këmbë. Nuk e di kush çka është, me kombësi. Megjithatë, ai vetë: ende, nuk deklerohet publikisht si melez shqiptar. Problem, kemi me vetëveten, dhe Ballkanin (Buren e barotit). Jo, edhe me armiqtë “vëllezër” shekullor.

Edhe, me politikanët, duke na shpërngulur si shqiptarë nëpër botë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok