16/10/2024

AGRESION SHTETËROR DHE JO AKT TERRORIST!

0

Nga Jusuf Buxhovi

Nga shpërthimi e këndej, përfaqësuesit politik dhe diplomatik të shtetit të Kosovës, ngjarjen tragjike të 24 shtatorit e kanë cilësuar AKT TERRORIST.

Në të vërtetë, nuk bëhet fjalë për AKT TERRORIST,  por për AGRESION TË ARMATOSUR NDAJ SHTETIT TË KOSOVËS!

Të gjitha faktet relevante, ato policore dhe nga KFOR-i konfirmojnë këtë.

Pa hy në shpjegimin e asaj se çfarë paraqet akt terrorist, meqë kjo dihet, ruajtja e kësaj sintagme, jo vetëm që akterët e këtij veprimi (shtetin serb dhe faktorët tjerë nga jashtë dhe brenda të involvuar në të) i liron nga përgjegjësia për një veprim të tillë, që doemos ndërkombëtarisht ndëshkohet,  por njëherësh shtetin e Kosovës e ngarkon me hipotekën e paaaftësisë të kontrollojë hapësirën e vet nga aktet terroriste, për ç’gjë sikur justifikohen thirrjet për marrjen e plotë të mbikëqyrjes së Veriut nga KFOR-i, ndërsa politikën e Kosovës e privon nga mundësia  të ndryshojë paradigmën e deritanishme të trajtimit të Serbisë si “partnere konstruktive” në dialogim paçka se me këtë veprim luftën e deritanishme diplomatike të mbikëqyrur nga faktori ndërkombëtar (BEE dhe SHBA-ja), e ka kthyer në diplomaci  të luftës, që zgjidhjes së saj t’i imponohet modeli i Dombasit!

Po ashtu, cilësimi i ngjarjeve të 24 shtatorit si AGRESION SHTETËROR  NDAJ SHTETIT TË KOSOVËS, historisë ia deponon  dëshminë më të fuqishme të veprimit ushtarak të shtetit serb kundër shtetit të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok