16/11/2024

Heroizmi hyjnor i Gjergj Kastriotit arbëror

0

Nga Gjon Keka

Historia e jetës dhe veprës së heroit, burrështetasit dhe vizionarit  tonë Gjergj Kastriotit është mbushur me vlerësime të larta, me hyjnizimin e natyrshëm të tij jo vetëm nga studiues, historian e autor tanë që nga Barleti,  Bardhi, Bogdani e deri më sot,  por edhe nga studiues, historian e autor të popujve të ndryshmë europian. Sikur që dihet Gjergj Kastrioti ishte bërë për kombet dhe popujt e Europës si gjatë jetës së tij ashtu edhe pas vdekjes së tij simbol i frymëzimit të madhë,  simbol që e dëbon të keqen dhe armikun,  simbol i dritës kundër errësirës, simbol i lirisë dhe pavarësisë etj.

Për ta parë me fakte këtë, unë do të sjellë këtu disa fjalë të vlerësimit nga një autor e studiues europian (1899) i cili shkruan kështu për figurën dhe heroizmin e Gjergj Kastriotit:

Me këtë hero Gjergj Kastriotin – Skënderbeun merrem qe një kohë të gjatë,  “sepse historia e këtij njeriu të fuqishëm përfshin lulëzimin e popullit të tij.

Pamja e këtij princi arbëror shkëlqen si një yll i shndritshëm nga kohët e errësirës otomane( turke) të shekullit të XV-të dhe na tërheq në mënyrë të papërmbajtshme drejt saj. Nëse ndiqni biografinë e tij,  mendoni se po lexoni një sagë të vjetër heroike,  e cila nuk pushon së mahnituri.

Është e vështirë të kuptosh sesi ky princ,  me forcat e tij të vogla dhe kryesisht të patrajnuara,  arriti të ndalojë furinë e kalifëve otoman dhe të mbajë terren fitimtar kundër tyre për njëzet e katër vjet,  ndërkohë që e gjithë Europa qëndronte në heshtje dhe e kërcënuar.

Por ai ishte vetëm një nga ato figura të mëdha heroike që ndonjëherë prodhon natyra e njerëzimi,  në të cilat shprehet plotësisht e gjithë fuqia elementare e kombit të tyre dhe i lejon ata të arrijnë gjëra mbinjerëzore.

Ashtu si Aleksandri dhe Hanibali,  Skënderbeu zotëronte një vullnet të hekurt dhe,  si ata,  ai ishte jashtëzakonisht strategjik dhe burrështetas.”

Më pak fjalë nga kjo që u nënvizua më larët shihet se rreth Gjergj Kastriotit është mbështjell kurora e historisë së Arbërisë,  sepse me të është arritë kulmi, është plotësuar dhe vulosur historia e lavdisë së kombit tonë arbëror europian.

Sot, e shihni jemi në shekullin XXI dhe nuk ka lind asnjë udhëheqës që t’ia vendos në kurorën e Gjergj Kastriotit edhe një diamant për të treguar në atë mënyrë se jemi bijtë e bijat e Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës.

Ndërsa hyjnizimi i Gjergj Kastriotit është i natyrshëm,  sepse e lidhë atë me epokat e figuirave mbikohire të lavdisë së historisë e kombit tonë,  e lidhë atë me epokën e heroizmit hyjnor të Akilit, të Aleksandrit (Lekës) Madh, të Pirros,  të Konstantinit të Madh etj.

Edhe kur hyjnizohet Gjergj Kastrioti si për nga jeta, veprat e jashtëzakonshme të tij ai sërish, delë i natyrshëm dhe i besueshëm, sepse kishte lind për të qenë i lavdishëm dhe në qendër të Olimpit arbëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok