Heroi i Kosovës Gasper Karaqi
Nga Eduard Frrokaj
Per here te pare e kam takuar ne turnete e futbollit. Ishte adhurues i ekipit tone “Iliret” ne futboll te vogel. Elokuent, i ditur, orator, lexues. Me vone miqte me treguan se Gaspri ishte neper kohera te veshtira aktivist i palodhur ne sherbim te çeshtjes atdhetare. Aktivitetin e kishte vazhduar si mergimtar ne Libi dhe Egjipt ne vitet 80.
Police shqiptar thone se ne vitet 80 tregonin nje barcolete per parullat qe shkruheshin “Kosova Republike “. Te gjithe thonin i ka shkruar Gaspri pasi ai ishte hapur kunder sistemit. Ata thonin “Per Gasprin e dime ne por jemi duke shikuar mos eshte dikush tjeter” !
Ne vitet 90 aktivist i LDK, me fillimin e luftes pjese e UÇK. Ata qe e kane takuar ne peridhen e luftes thonin se ai ishte i sigurte se do ta vrasin. Ishte nisur ne rrugen e flijimit. Atdheu i Gasprit nuk vlente pa flijim. Vertet ashtu ndodhi. Ne kohen e masakres ne Rogove te Hasit ne Koder te Gradishit gjate nje operacioni ne percjellje te ushtareve te UÇK forcat kriminale serbe vrasin Gasper Karaqin. Arriten te vrasin nje lis te madh Kosove pa mund me e vrare lirine e Kosoves.
Nuk eshte rastesi qe forcat serbe ne operacione te ndryshme ne Gjakove ne vitin 1999 i ekzekutuan shtyllat e rezistences. Mark Maloten, Gjergj Sokolin, Gasper Karaqin dhe vellezerit Pren e Meme Lleshi.
Aspak rastesi. E tera e planifikuar. Gasper Karaqi ishte njeri nga atdhetaret e paperkuluar. Ishte i teri ne sherbim te atdheut. Nuk e harroj buzeqeshjen e tij te lehte. Buzeqeshjen qe nuk ja trete dheu i atdheut.
Kosova e idealit te Gasper Karaqit gjithmone duhet te jete ndryshe!
P.S: Fotografia e Gasper Karaqit gjate varrimit te tij bere nga gazetari Yanis Bekranis ishte fotografi e vitit ne vitin 2000!