22/12/2024
Harta-Zgjedhore

Nga Enver Bytyçi

Pas shpalljes së rezultatit zgjedhor kudo qarkullon një hartë e Shqipërisë me dy ngjyra: – Në Veri, duke filluar nga Laçi e deri në Tropojë, pra në katër qarqet e vednit , harta shënon ngjyrën blu. Ndërsa në Shqipërinë e Mesme e në Jug ngjyra e hartës është rozë. Këto dy ngjyra duket se simbolizojnë thjesht një rezultat zgjedhor të dy partive kryesore të vendit, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Nëse do thjeshtëzohej ngjyrosja e hartës kësisoj, atëherë “patriotët” socio-patologjikë do të thonë se kjo është thjesht një shprehje e një rezultati zgjedhor. Disa të tjerë do të thonë se “nuk është e vërtetë se Shqipëria e Mesme dhe Jugu i Shqipërisë nuk votojnë për Partinë Demokratike, sepse ajo ka marrë në zonat e hartës rozë mbi 450 mijë vota, ndërkohë që në veri ka marrë një të tretën e këtyre votave. Dhe injorojnë kësisoj raportin shumicë-pakicë, të cilin rilindja e diktaturës e ka shumë për zemër ta respektojë kur dëshiron t’i imponohet pakicës, d.m.th opozitës!

Të gjithë socio-patologjikët patriotë përpiqen dhe do të përpiqen të fshihen prapa hijes së vet. Por e vërteta është ndryshe. Gjithkush e di se vota e 25 prillit ishte votë ndëshkimi. Shkodra, Lezha, Dibra dhe Kukësi donin ta ndëshkonin qeverinë e rilindjes, ndaj votuan në shumicë ardhjen në pushtet të opozitës. Ndërsa nga zonat tjera, jam i bindur se Tirana e Durrësi ishin blu, por mekanizmi i vjedhjes dhe tjetërsimit të votës i ngjyrosi me rozën e rilindasve. Sepse edhe në këto dy qarqe vota ishte kundër, absolutisht kundër, e konfirmuar në të gjitha sondazhet dhe exit-pollet.

Ndërkaq këtë fakt e provon edhe një dukuri tjetër: – Në të gjitha qarqet e Shqipërisë së Mesme e në Jug fitorja e rilindasve u ndërpre te personat VIP të vendosur në zonën e rrezikut. Këta persona që drejtuan zonat zgjedhore u vunë në këtë zonë rreziku për t’i  atanxit që të bënin gjithçka ta shpëtonin lëkurën e tyre. Dhe e arritën këtë me blerje-shitje votash ose manipulim të rezultatit zgjedhor.

Sido që të jetë, objektivi i Rilindjes, me ose pa manipulime, ishte që harta e Shqipërisë të ngjyrosej në këtë masë dhe në këtë mënyrë. Derisa kreu i Rilindjes urdhëroi të gjitha institucionet e shtetit që ta nxirrnin numrin e deputetëve 74, aq sa e deklaronte në çdo miting elektoral, nuk ka pse ai të mos ketë urdhëruar edhe ngjyrosjen e hartës së Shqipërisë. I duhej kjo atij të thoshte se “Në Malësi jetojnë “shpellarë”, “malokë”, “njerëz me bisht”, siç  edhe shkruantepër shqiptarët  para 110 vitesh ish-kryeministri I Serbisë, Vladan Gjergjoviç. Siç e shprehu para një jave gjithashtu presidenti i sotëm i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kreu i ekzekutivit shqiptar është i lumtur t’i thotë mikut të tij në Beograd se “Po! Ju kishit të drejtë në konstatimin tuaj, se Shqipëria është e ndarë në Jug e Veri. Dhe “u provua se ata malokët e Saliut nuk më duan mua”!

Ndërkaq e kundërta është e vërtetë. Veriun e Shqipërisë nuk e do Rilindja. E diskriminoi atë në tetë vite radhazi. Ia ndaloi edhe Rrugën e Kombit. E braktisi në fondet e investimeve. Nuk e la të përfaqësohet në adminsitratën shtetërore dhe në qeveri. As në gjyqësor, diplomaci, polici, ushtri e shërbimet sekrete. E dhunoi, e talli, e përqeshi dhe i tregoi gishtin e mesit. Pra, e cënoi atë identitet dhe integritetin njerëzor!

Në vendet fqinjë këto akte diskriminimi nga qeveritë e huaja për shqiptarët kanë çuar në kryengritje të armatosura. Kështu ndodhi në Maqedoni në pranverën e vitit 2001. Shqiptarët morën armët kundër qeverisë maqedone për ta detyruar atë që të respektojë barazinë midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Por ndërsa ka shqiptarë që luftojnë me armë për barazi e mosdiskriminim, në Shqipëri evitohet kjo. Jo se situtaa që ka krijuar Rilindja është më e mirë, por se shqiptarët e dijnë se një rezistencë e tillë e dëmton kombin, jo thjesht Rilindjen. Dhe Rilindja spekullon me atdhetarizmin e Malësisë për ta vazhduar edhe më tej diskriminimin, dhunën, përbuzjen, masakrimin e saj moral e identitar.

Ajo hartë është harta e ndarjes reale që ka krijuar Rilindja në Shqipëri në tetë vitet e qeverisjes së saj. Eshtë dëshmia që do të shënohet në histori si vepër e Rilindjes, jo si akt i papërgjegjshëm i qytetarëve shqiptarë në Veri të vendit. Përkundrazi, pjesa blu e hartës së Shqipërisë na dëshmon se në ato zina jetojnë njerëz me dinjitet, të cilët nuk blihen e shiten, nuk impresionohen nga presionet e dhuna e administratës shtetërore, madje as nuk lejojnë që policia vendore t’i dhunojë si qytetarë. Nëse kukësianët apo shkodranët janë dhunuar, kjo ka ndodhur për shkak të angazhimit të forcave kamikaze të Rilindjes ardhur nga Tirana. Njësoj si në luftën civile të viteve 1944-1945! Por as policët kukësianë, as ata shkodranë, lezhjanë apo dibranë nuk bëhen palë me pushtetin e dhunshëm kundër popullit të vet.

Të gjitha këto kanë prodhuar atë hartën blu në Veri. Ndërsa harta rozë në pjesën tjetër të vendit është një hartë e rreme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok