Happy 90 th Birthday Mr. Ambasador Walker! – Gëzuar ditëlindjen Ambasadori Walker!

Nga Kozeta Zylo
Tē jem në mesin e nxenesve te Shkolles Shqipe e ndjej veten me shqiptar se kurre.
Edhe pse ishin të moshes nga 3 -12 vjet, ata ishin me te medhenj se unē! Ambasadori Walker: Nga vizita ne Shkollen Shqipe ne Staten Island.
90 vjet më parë, një nga lindjet më të mrekullueshme të shoqërisë ishte se lindet ju në kete botë, erdhet per Kosoven Martire!….
Ju jeni Heroi i Lirise! Ju kishit detyren e larte ne krye te Misionit Nderkombetar per krimet qe po kryente kucedra serbe te udhehequra nga kryekrimineli Milloshevic karshi popullit te pambrojtur te Kosoves, detyre qe e kryet me ndergjegjen me te larte njerezore, me humane!
Deshmia juaj para Kombeve te Bashkuara tronditi politikanet dhe Boten. Deshmia juaj rrenqethese sensibilizoi mbare opinionin boteror.
“Atë që unë po shoh sot këtu ne Reqak, nuk e kam parë kurrë në jetë, një masakër e tillë ndaj fëmijëve, pleqve e grave, akoma, nuk ka ndodhur askund në botë!” deshmoi Ambasadori Walker para botes.
Ju ishit diplomati me i larte Amerikan qe keni vizituar Shkollat Shqipe “Alba Life” ne Staten Island i shoqëruar nga patrioti dhe aktivisiti i mirënjohur i diasporës z.Sab Gashi, Dr.Bajram Doka, z.Lulzim Shabiu. Fjalet tuaja pas takimit per nxenesit jane gdhendur ne zemrat tona dhe do te kujtohen pergjithmone. Dhe ja si shkruan per nxenesit qe takoi:
Tē jem në mesin e nxenesve te Shkolles Shqipe e ndjej veten me shqiptar se kurre.
Edhe pse ishin të moshes nga 3 -12 vjet, ata ishin me te medhenj se unē!
C’fjale te arta dhe frymezuese! C’LIRI PER GJUHEN SHQIPE NE AMERIKE!
Ne kemi qene me fat t’ju degjojme ne disa podiume, por po sjelle me konkretisht kur Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit dhe Shoqata Shqiparo Amerikane “Skënderbej” Inc. organizuan Akademi përkujtimore kushtuar Heroit Legjendar të Kombit Adem Jasharit si dhe festuan me madhështi Ditën e shenjtë të Flamurit Kombëtar dhe ligjerata juaj ngriti peshte zemrat e pjesemarresve. Z.Qemal Zylo ne emer te Shkollave Shqipe dhe te Shoqates Shqiptaro Amerikane “Skenderbej” Inc. iu dorezoi Cmimin e larte te mirenjohjes!
Mirenjohje te pakufishme per Ju!
Paci bekimin e Zotit!
Ne emer te stafit dhe te gjithe nxenesve te Shkollave Shqipe “Alba Life” ku ne patem nderin dhe privilegjin t’ju kishim midis nesh.
Qershor, 2025
New York