22/12/2024

Hajnia e politikaneve sikurse “Stafeta e Titos”!

0
Florim-Zeqa

Shkruan: Florim Zeqa

E themë me modesti, se përpara shumkujt që është bërë deputet, ministër, kryeministër apo president e kam pasur ofertën dhe mundësinë që të bëhem pjesë e pushteteve të deritanishme në Kosovën e pas luftës, por e kam preferuar t’i qëndroj besnik idealit dhe përkushtimit tim jetësorë, i të qenurit në shërbim të qytetarëve të vendit tim dhe jo servil i pushtetarëve, për ta thënë të vërtetën lakuriqe ashtu siq është dhe jo të kamufluar me flamuj partiak apo ideologjik.

Ndërgjegja e pastër, pasuria më e madhe e njeriut

I falenderohem zotit dhe edukatës së prindërve të mi që nuk e kam në shpirtë lakminë, urrejtjen dhe as xhelozinë, por e kam në shpirtë dashurinë dhe respektin, besnikërinë dhe guximin për t’u përballë me secilin duke ia thënë të vërtetën në sy.

Lumturinë në jetën time e ndjejë nga të arriturat dhe sukseset me djersën e ballit dhe asnjëherë nuk e ëndërroj të pasurohem mbi kurrizin apo fatkeqësinë e tjetrit.

Asnjëherë dhe në asnjë kohë nuk kam vrapuar pas posteve dhe e privilegjeve, por kam vrapuar pa u ndalur edhe në kohërat më të vështira për interesat e popullit dhe vendit tim të shenjt.

Sikurse që nuk kam vrapuar pas pushtetarëve të vjetër nuk do të vrapoj as pas këtyre të rinjëve. Ashtu siq i kam mbajtur në thumb të kritikës pushtetarët e kaluar do i mbajë në shënjestër edhe pushtetarët e rinj. Sa herë që punojnë për të mirën e shtetit dhe qytetarëve do ta kenë mbështetjen time të parezervë, porqë sa herë e bëjnë të kundërtën nuk do t’i kursej me vërejtje dhe kritika të shëndosha derisa të përmirësohen!

Nuk ka pasuri më të madhe në këtë botë sesa ndërgjegja e pastër. Pasuria më e madhe në jetën e njeriut është pastërtia shpirtërore.

Pushtetet shkojnë e vijnë, ndërsa partitë, njëra ngritet e tjetra bie, por ekzistenca dhe forcimi i shtetit i mbanë gjallë shpresat, kurse zhvillimi ekonomik dhe mirëqenja e ngrisin vetëdijen qytetare.

Nuk ka dhe nuk mund të ketë pushtet që i përmbush të gjitha pritjet e qytetarëve, sikurse që nuk ka pushtet që i zhgënjen të gjithë!

Zhvillimet e gjithmbarshme në vend nuk shiqohen me syze “bardh e zi”, por me e objektivin e mendjes së kthjellt, me logjikën e shëndoshë dhe paanësinë partiake.

Kur bukuria dhe paraja e mjegullojnë intelektin e njeriut, humbet arsyeja e veprimit dhe logjika e të menduarit pozitiv

Nuk ishin të gjithë politikan të këqinjë në pushtetet e kaluara, por disave prej tyre ua turbulloj mendjen lakmia pas gjërave të bukura, pas pasurimit, kënaqjes së egos dhe epsheve hormonale.

Shpresuam shumë që pushtetarët e rinj nuk do t’i prishë lakmia për pasurim dhe nuk do të ndikohen nga epshet e brendshme shpirtëore.

Shpresuam që pushtetarët e rinjë nuk do t’i prekë “virusi” i korrupsionit dhe nepotizmit.

Por, për fatin e keq të vendit dhe qytetarëve, edhe këta të “rinjët” e ndjekën të njëjtën rrugë të paraëndësve të tyre!

Hajnia për politikanët kosovarë është bërë sindromë e pashërueshme, është bërë sikurse “Stafeta e Titos”, duke e bartur hajninë nga njëra qeveri tek tjetra derisa ta zhbëjnë çdo gjë mbi këtë tokë të bekuar dardane!

Ndryshimi nuk arrihet asnjëherë me riciklimin e figurave politike, por me ndryshimin e çasjes së qytetarëve ndaj shtetit.

Mentalitetin e marrjes nga shteti duhet ta kthejmë në mentalitetin e dhënjes gjithçka për shtetin, ashtu siq e kishim ne veprimtarët e viteve të ’90-ta, ku secili prej nesh bënim garë se cili po bëjmë më shumë duke dhënë gjithçka nga vetja pa marrë asgjë prej shtetit në embrion.

Analisti i mirë asnjëherë nuk bie pre e lakmisë, por i ngjanë një shigjetari në maje të bjeshkës, që godet pamëshirshëm secilin që e devijon rrugën e drejtë të shtetndërtimit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok