14/10/2024

Jahja Drançolli:

Nga historia e shkollave tona të moçme: Amza e Shkollës Arbërore të Venedikut 1442-1780 është një burim origjinal me një vëllim prej 132 fletësh, që ndodhet në Arkivin Shtetëror të Venedikut. Një kopje e paplotë ruhet sot në Bibliotekën Kombëtare Marciana gjithashtu në Venedik!

Dihet se marrëdhëniet arbërore-veneciane janë të njohura të paktën që në shekullin XI. Nga kjo kohë dhe veçanërisht nga fillimi i shekullit të 14-të, Republika e Venedikut, duke pasur fuqi shtetërore dhe ekonomike dhe duke zotëruar pothuajse të gjithë bregdetin lindor të Adriatikut dhe një pjesë të madhe të ishujve bizantinë, duke përfshirë disa qytete bregdetare të Arbërisë, Venediku u bë qendër jo vetëm si një vendtakim për shumë emigrantë, por edhe një mënyrë për të afirmuar kulturën e tyre në kulturën e Rilindjes Europiane. Tani e tutje rrugët e qytetit filluan të emërtohen me emrin e mërgimtarëve që u vendosën këtu. Në këtë kuadër, sipas komunitetit të arbëroreve, i cili ishte i shpërndarë në gjashtë rrugë, këto quheshin Calle degli Albanesi. Në zonën e San Markos gjenden edhe toponime të lidhura me familjen bujare Zguri, e cila u vendos këtu nga fillimi i shekullit të 14-të. Godina e tyre ndodhet në Campo San Maurizio, shumë pranë godinës së Shkollës Arbërore. Përballë këtij pallati, në të njëjtin shesh, ngjitur me shkollën në fjalë, ndodhet Palazzo Molin, në pronësi të Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, i cili iu dhurua nga Republika me rastin e shpalljes qytetar nderi të Venedikut!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok