22/12/2024

Guximtarët e mbrojnë identitetin e tyre politik!

0
Florim-Zeqa

Shkruan: Florim Zeqa

Këtë shkrim po e filloj një fjalë të shkurtër rasti në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës më 9 Gusht 2021, pas një takimi letrar të krijuesve të mërgatës sonë në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, në të cilin i prezentova pesë veprat e mia letrare.

Fjalim i përcjellur në heshtje sikur të ishte fjalim mortor

“Përshëndetje për të gjithë ju të pranishëm në këtë takim kortezie në zyrën e zv.kryeministres së parë dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla. Ndjehem mirë dhe i relaksuar që ndodhem në objektet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, konkretisht në zyrën e kryediplomates Donika Gërvalla. Po ashtu ndjehem mirë dhe i nderuar që po e takoj edhe prof. Rexhep Gjergjin, të cilin e kam takuar 31 vite më parë në fshatin tim të lindjes në Bokshiq të Klinës, në të cilin fshat kanë qenë prezent të gjithë ish zyrtarët e lartë të LDK-së së asaj kohe, më përjashtim të presidentit historik Ibrahim Rugova, i cili për shkak të angazhimeve nuk ka arritë me ardhë asnjëherë në fshatin tonë, i cili fshat ka qenë bastion i Degës së LDK-së në Klinë dhe jo vetëm, ka qenë bastion dhe strehë e lëvizjes paqesore të atyre viteve në komunën tonë. Kam shumë shqetësime të mërgatës në Itali për të ngritur këtu, saqë mundem të flas me orë të tëra. Paraprakisht e njoftova Donikën me përmbajtjen e letrës publike në takim që e kishim në Bibliotekën Kombëtare, por jam i bindur që Donika ka qenë e zënë me punë të tjera më të rëndësishme për shtetin, me aktivitete të përditshme, gjë që është krejt normale, por do ta gjejë mënyrën për t’ia dërguar sërish letren me të gjitha shqetësimet e ngritura në të. Dua të besoj që anashkalimi i letres sime nuk ka ndodhur qëllimshëm, por shkak se ka qenë ngarkesa e aktiviteteve të përditshme të ministres. E nderuara ministre Gërvalla, jam shumë i bindur që ju më përvojën dhe veprimtarinë e gjatë në mërgatë i kuptoni më mirë, më thellë dhe më drejt problemet që i kemi ne mërgimtarët. Në veçanti ne mërgimtarët në Itali i kemi problemet më specifike sesa në shtetet e tjera evroperëndimore, për shkak se jemi mërgatë e re dhe nuk e kemi përvojën e organizimeve partiake siq e kanë mërgimtarët në shtetet e tjera, si bie fjala në Gjermani, Zvicër apo shtete tjera. Mërgata në Itali kryesisht është organizuar nëpër shoqata, të cilat më tepër janë grupe të interesit sesa shoqata në kuptimin e mirëfillt të fjalës. Unë nuk do të zgjatëm më tepër në fjalën time, ju urojë punë të mbarë dhe suksese, shpresoj dhe besoj që ne si trungu më i vjetër i politik-bërjes në Kosovë, përkatësisht i rezistencë aktive paqesore dhe më pas edhe i rezistencës së armatosur do të bashkohemi sërish, ngase jemi ne veprimtarët e asaj kohe, janë familjet dhe familjarët tonë, janë djemtë dhe nipat tonë që do ta vazhdojnë rrugën e trasuar nga ne. Dhe besojë që gradualisht do t’ju kthehemi rrënjëve tona për ta krijuar atë bërthamën e shëndoshë që elektorati ynë e kërkon dhe dëshiron më ngulm që të bëhet realitet. Mbase është mirë që ka ndodhur ky ndryshim për t’na shërbyer për vetëdijësim, por ky nuk është ndryshimi në formën dhe përmbajtjen e dëshiruar nga elektorati rugovian. Besoj që përmes këtyre fjalëve e përcjella mjaftueshëm dëshirën dhe vullnetin e elektoratit rugovian. Suksese dhe të gjitha të mirat në punën tuaj të mëtutjeshme në shërbim të vendit, qytetarëve dhe mërgimtarëve në veçanti”.

Ky fjalim i imi u përcjell në heshtje nga të pranishmit në këtë takim me ministren e Diaspores! Me të dalur nga takimi njëri nga të pranishmit më tha, “ti zotëri e kundërshtove ministren Gërvalla”!

Unë ja ktheva, “nuk e kundërshtova, por i tregova rrugën e ecjes përpara”.

Kjo nuk ishte hera e parë dhe as e fundit, që përmes kritikave të buta dhe këshillave vëllazërore përmes shkrimeve analitike jam munduar t’ua tregojë rrugën e drejt ministres Gërvalla dhe të gjithë të larguarve nga LDK-ja, se shtëpia e vetme ku duhet të mbrohet dhe kultivohet filozofia politike Rugoviane është LDK-ja dhe askund tjetër.

Megjithatë nuk u ndala më kaq, me kërkesë e disa miqve dhe i nxitur nga kurreshtja për t’i pëarfruar të arratiisurit me LDK-në, më 27 shkurt 2024 e deklarova publikisht aderimin virtual në GUXO, i cili nuk zgjati më tepër se 45 ditë!

Për këto 45 ditë i mësova shumë gjëra të thëna dhe të pathëna për këta njerëz të arratisur nga LDK-ja. Më e dhëmbshmja është ajo që këta njerëz, jo vetëm se nuk kanë më gjë të përbashkët me LDK-në, nuk i përkasin më as filozofisë politike rugoviane, pasi janë shkrirë në tërësi në LVV dhe të klonuar në albinizëm, siq e vëreni çdo ditë, kallxuesi dhe kryefjala e tyre është Albin Kurti e jo Ibrahim Rugova!

Ndjehem jashtëzakonisht mirë që “aderimi 45 ditor” nuk ishte zyrtar por virtual, pa librezë anëtarësimi dhe pa pranim nga strukturat e këtij subjekti fiktiv të shkrirë në LVV, me emrin e gabuar “GUXO”, për shkak se guximtarët kudo që janë e mbrojnë me pietet të lartë origjinën e identitetit të tyre politik!

Jam ai që isha dje, do të jemë nesër dhe përgjithmonë!

Përjetësisht mbështetës besnik i filozofisë politike rugoviane dhe ushtarë besnik i atdheut tim të shenjt!

Zoti ju bekoftë vëllezër dhe motra të vizionit rugovian

Florim Zeqa, 15.10.2024

Orsago (TV-Itali)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok