21/12/2024

Guximi intelektual shpëtim për LDK-në!

0
Florim-Zeqa

Shkruan: Florim Zeqa

Dy shkrimet e fundit analitike për qëllim kishin nxitjen e debatit publik rreth situatës aktuale në LDK, e në veçanti në degën e Klinës, në të cilën për afro 10 vite është mbyllur debati i brendshëm e bashkë me ketë edhe fjala e lirë në kuvendet gjedhore. Si pasojë e kësaj situate janë stopuar reformat dhe është penguar rrita dhe zhvillimi i LDK-së në Komunën e Klinës.

Zgjedhje të jashtëzakonshme për ta ngritur degën e LDK-së në Klinë

E pranoj çdo kritikë për personalizimin e shkrimit të fundit analitik, por këtë e bëra për të nxitur debatin publik për ç’kapjen e kësaj dege nga nepotizmi dhe grupet e interesit, të cilat e kanë privatizuar partinë sikurse të ishte pronë e tyre!

Kjo qasje e gabuar e ka dëmtuar rëndë Degën e LDK-së në Klinë dhe mbarë Kosovën, për faktin se, situatë perafërsisht e njëjtë është në të gjitha degët, me përjashtime të vogla dhe të papërfillshme.

Ne asnjë rrethanë nuk arsyetohet zhvillimi galopant i nepotizmit në kryesinë e Degës së LDK-së në Klinë. I tillë çfare është tani nepotizmi nuk ka qenë asnjëherë nga themelimi e deri më sot.

Asnjëherë nuk ka ndodhur që në kryesinë e Degës të jenë bashkë babë e birë, fqinjë e kushëri, nipa e dajë e “kollumkusur’ tjetër familjarë!

Ndërsa jashtë kryesisë të kenë kenë mbetur aktivist dhe veprimtarë të orëve të para, të cilët kanë punuar për të mirën e LDK-së në kohët më të vështira, atëherë kur “pasuli hahej nga një kokerr” për ata që merrnin guximin të deklaroheshin publikisht se janë me LDK-në e Rugovës!

Ndersa sot, tmerresisht e kemi një situatë krejt tjetër brenda LDK-së, ku për ata “budallenj” sikur unë që e marrin guximin t’i kritikojnë grupet e interesit në LDK i pret fyerja dhe linçimi, kanosja dhe kërcënimi me jetë!

Sikur të ishte ndryshe, ka plot veprimtarë të devotshëm të LDK-së nga brenda që i dinë edhe më mirë sesa unë shumë gjëra, por heshtin nga frika e konseguencave personale dhe familjare!

Nga ketu, i bëjë thirrje kryetarit aktualë të degës dhe të gjithe aktivistëve dhe veprimtarëve të LDK-së në Klinë, që të ngrisin zërin kundër nepotizmit dhe grupeve të interesit dhe të kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme nëpër të gjitha nëndegët për të ardhur tek kuvendi i rregullt zgjedhor, i lirë dhe demokratik, për ta shpëtuar këtë subjekt politik nga katandisja e mëtutjeshme.

Vetem ngritja e zërit dhe ardhja në shprehje e guximit intelektual do e kthejnë LDK-në kah e mbara dhe drejt fitores së shumepritur në Klinë. Në te kundërtën, do te rritet numri i humbjeve dhe tkurrja e mëtutjeshme në elektorat e LDK-së, ashtu siq e dëshirojnë partitë rivale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok