GREPI ME KRIMB POLITIK I DONALD TRUMPIT

NGA KALOSH ÇELIKU
Hyrje
Trumpi, me këmbëngulje bënë politikë amerikane për Ditën e Nesërme. Perçudi, edhe pas gjykimeve maratonike, përsëri i fitoi zgjedhjet presidentale. Sot, vendos edhe për fatin e Botës. Paqe, ose Luftë. A, do ta kemi edhe një Luftë të tretë botërore, apo Paqe?! Nuk vendosin politikanët tanë pa kokë Ditën e Sotshme. Ose, me kokë të huaj në qafë. Mos, o Zot, me kokë nën sjetulla. Politikë e Partive Politike Shqiptare, arratisur hamëllave të Dy shteteve shqiptar: Shqipërisë dhe R. Kosovës.
Politikanë të dalldisur dhe arratisur pas pushtetit: partive politike, posteve partiake dhe pasurisë. Pak dallime ka mes shqiptarëve që, jetojnë në dy shtete: në Shqipëri, dhe Kosovë. Edhe, atë: të copëtuar me kufinj politik në Ballkan, dhe nëpër Botë. Fatkeqësisht, ende janë me brekët nëpër këmbë. Kokën, nuk e kanë në qafë.
Grepi i Greenerit
Roland Greener e kritikoi publikisht para mjeteve të informimit kryeministrin e R. Kosovës Albin Kurti. Përinatë, shqiptarët e Kosovës dhe mërgata ia dhanë votat e lira demokratike Vetëvendosjes.
Trampi gjatë takimit me Zelenskin, kryeministrin e Ukrahinës në Shtëpinë e Bardhë për nëshkrimin e marrëveshjes për “minerale të rralla”, përdori të njëjtën metodë politike me Zelensky si Grenelli me Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës.
Mikëpritja politike
Presidenti Donald Trump e mirëpriti homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, 28 shkurt, 2025. I cili u këshillua nga ekipi i Trumpit, që të heqë dorë nga veshjet e tij të zakonshme të stilit ushtarak për diçka më formale një kostum në Shtëpinë e Bardhë, dhe Donald Trump u ofendua kur nuk e bëri, sipas raporteve diplomatike.
Megjithatë, edhe pse ai nuk e bëri, përkundrazi vendosi të paraqitet me rroba të zeza. Kjo e irritoi Trumpin përpara asaj që shpejt eskaloi në një takim të stilit të aksidentit automobilistik në rrugë qorre.
Mes konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë, i cili ka rezultuar me vdekjen e mijërave viktimave, ishte veshja e Zelenskyt që dukej se e çoi takimin në një rrugë të “fitores” drejtë Lirisë. Ndërsa, Trump i shtrëngoi dorën Zelenskyt në hyrje të West Wing, ai tha: “Është veshur shumë formal sot”.
Dita filloi me të njëjtën mikëpritje të përzemërt që Shtëpia e Bardhë rezervon për vizitat e personaliteteve të huaja politike. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u prit nga presidenti amerikan Donald Trump në derën e krahut perëndimor me një roje nderi dhe liderët shtrënguan duart me mirësjellje. Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e kampionit të boksierit ukrainas Oleksandr Usyk. Trump komplimentoi veshjen e Zelenskit.
Hë për hë, deri këtu, ecuritë “miqësore” ishin diplomatike. Por më vonë, ajo që shpërtheu ishte e paprecedentë për të mos thënë katrasofale. Biseda normale u shndërrua në ashpërsi dhe kaos. Zërat u ngritën, sytë u rrotulluan, u hodhën akuza, dhe mbi të gjitha para kamerave televizive të gjithë botës.
Dyluftimi politik para kamerave televizive
Presidenti dhe zëvendëspresidenti i SHBA -së e qortuan udhëheqësin që u kishte ardhur për vizitë, duke akuzuar Zelensky se nuk ishte mjaftueshëm mirënjohës për mbështetjen e SHBA -së që ka mbështetur përpjekjet e luftës të Ukrainës. Tensionet u rritën kur zëvendëspresidenti JD Vance i tha Zelenskyt, se: lufta duhej të përfundonte përmes diplomacisë.
-Çfarë lloj diplomacie, u përgjigj Zelensky.
Vance i tha mikut, se: nuk tregonte respekt për të, që të vinte në Zyrën Ovale dhe të parashtronte çështjen e tij para mediave amerikane, dhe kërkoi që ai të falënderonte Trump për udhëheqjen e tij.
-“Ke folur mjaftueshëm. Nuk e fiton dot këtë debat” i tha Trump në një moment. “Duhet të jesh mirënjohës. Nuk i ke letrat.”
-“Unë nuk jam duke luajtur letra,” u përgjigjë Zelensky. “Unë jam shumë serioz, zoti President. Unë jam presidenti në një luftë.”
-“Ju jeni duke luajtur kumar me Luftën e Tretë Botërore,” u përgjigj Trump. “Dhe kjo që po bëni është shumë mungesë respekti për vendin, këtë vend, që ju ka mbështetur shumë më tepër se sa shumë njerëz thanë se duhet të kishin.”
Vance iu përgjigj: -“A keni thënë “faleminderit” një herë në këtë takim? Jo.”
Pas një kohe, gjatë konferencës katastrofale për shtyp para kamerave televizive dhe syve të botës, reporteri Brian Glenn e pyeti Zelenskyn:
– “Pse nuk vesh kostum”, duke e akuzuar atë për mungesë respekti për Amerikën.
-“Unë do të vesh një kostum kur kjo luftë të përfundojë”, u përgjigjë udhëheqësi ukrainas. “Ndoshta diçka si e jotja. Ndoshta diçka më e mirë. Ndoshta diçka më e lirë”.
U kacafytën me Zelenskin para kamerave televizive dhe syve të Botës, dhe nuk u pajtuan ia kthyen shpinën njëri – tjetrit si politikanë. Dhe, ia ndalën ndihmat humanitare dhe luftarake Ukrahinës nga Amerika.
Ambasadorja e Ukrainës në SHBA, gjithë këtë ngjarje historike e shikonte me duart në kokë. Atmosfera kishte ndryshuar tërësisht, dhe gjithçka kishte shpërthyer. Politika botërore, me siguri deri më sot, nuk kishin parë kurrë diçka të këtillë takimi politik miqësor. Një skenë si kjo ishte thjeshtë e paimanigjuar në Shtëpinë e Bardhë si kjo e Ditës Sotshme.
Disa minuta më vonë, Trump shkroi në Truth Social se Zelensky mund të “kthehet kur të jetë gati për paqe”. Konferenca e shtypit dhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes që do të mbaheshin në pjesën lindore të Shtëpisë së Bardhë u anuluan zyrtarisht.
Zelensky doli jashtë dhe hipi në një SUV që e priste, ndërsa ambasadorja e tij e ndiqte pas tij rrugës. Ata u larguan pasi bota sapo kishte filluar të përtrypte një moment të jashtëzakonshëm, në prag të Luftës Tretë Botërore.
Dhe, në fund
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier e kritikoi ashpër homologun amerikan, Donald Trump, për sjelljen e tij gjatë takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Zyrën Ovale.
Takimi mes dy liderëve në Uashington u zhvillua në një atmosferë të tensionuar, me momente të dukshme të mosmarrëveshjeve dhe ftohtësisë mes tyre si politikanë. Kjo situatë ka shkaktuar reagime të shumta nga liderë botërorë dhe analistë politikë, duke ngritur shqetësime për të ardhmen e mbështetjes ndërkombëtare ndaj Ukrainës në konfliktin e saj me Rusinë.
Steinmeier, i njohur për qëndrimet e balancuara në diplomacinë ndërkombëtare, nuk nguroi të shprehte zhgënjimin lidhur me mënyrën sesi u trajtua gjatë takimit lideri ukrainas Volodymyr Zelensky.
“Diplomacia dështon, kur partnerët e negociatave poshtërohen para gjithë botës”, tha ai për agjencinë gjermane të lajmeve DPA, duke lënë të kuptohet se sjellja e presidentit amerikan ndaj liderit ukrainas ishte e papranueshme, shkruan yahoonews.
Presidenti gjerman shprehu habinë dhe shqetësimin për situatën aktuale, duke theksuar se Evropa po përballet me një realitet të ri gjeopolitik. “Skena në Shtëpinë e Bardhë dje më la pa fjalë. Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të vinte një ditë kur do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA-ja”, shtoi ai para mjeteve të informacionit.
Komentet e Steinmeierit pasqyrojnë shqetësimin në rritje brenda Bashkimit Evropian për ndryshimet në politikën e jashtme amerikane dhe pasiguritë që mund të sjellin këto zhvillime për stabilitetin në Evropë dhe botë.
Gjermania dhe vendet e tjera evropiane kanë rritur mbështetjen e tyre për Ukrainën, duke e konsideruar ndihmën e vazhdueshme jetike për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan.
Reagimi i Steinmeierit vjen në një moment kur marrëdhëniet transatlantike po përballen me sfida të mëdha dhe kur debati mbi rolin e SHBA-së në arenën ndërkombëtare po bëhet gjithnjë e më i ashpër. Me situatën në Ukrainë ende të paqartë, mbetet për t’u parë se si do të evoluojë qëndrimi i Uashingtonit, dhe çfarë ndikimi do të ketë në marrëdhëniet me aleatët evropianë.
Ish – këshilltari i Sigurisë Kombëtare gjatë administratës së parë të Donald Trump, John Bolton, ka reaguar ashpër pas tensioneve mes Trump dhe Zelensky në Shtëpinë e Bardhë. Ai ka deklaruar se Trump e ka vendosur SHBA -në në anën e gabuar dhe e ka quajtur këtë veprim të turpshëm.
“Trump e ka vënë SHBA -në në anën e gabuar të luftës Rusi – Ukrainë, dhe kjo është e turpshme. Ai po e bën çdo ditë e më të vështirë ribashkimin e Perëndimit. Pas mandatit të tij, SHBA do të duhet të bindë aleatët tanë se jemi ende një partner i besueshëm dhe një komb i njerëzve normalë,”është shprehur Bolton, i njohur si ideatori dhe shtytësi i idesë për shkëmbimin e territoreve Kosovë – Serbi.
Tashti, radhën e ka Albin Kurti. Dhe, Kosova…