13/12/2024

Gledisit te Policise!

0
Nikoleta_Kovaci1

Nga Nikoleta Kovaçi

Gledis edhe nese e ke dhane doreheqjen je vone! Tashma je shume vone! S’u le gja mangut kukullave para teje, po ata ndrysh teje ishin ma te zgjuar Gledis, ishin dhelpna!  Ti e din ç’a ishe, po ki gabue shume rande Gledis, e nuk i falet nji djali te ri! Nese kta plehat poltike, vjedhin, mashtrojne, bahen pale me krimin, mbulojne vrasje e i bajne aksidente, ti Gledis nuk mundesh me i ba asnja! Asht dam i madh me çunat e hashashit qe ktheve ne polici Gledis, bane hatana! Edvini shet kedo jo ty qe te ka thjesht nje pershtyme larg! Sa te mjere jeni qe se kuptoni!

Ti me te drejte mundesh me m’thane; pa hë gjeje nja ma te mire se mue? E di qe ashtu e dah e ma keq ka me kane pasuesi i jot! Po ka me kane nje i sprovuem tue dhane prova per pushtetin! Do jete ma i keq, ma i damshem, e ma i afte se ti, ama ti ishe zhgenjim i madh Gledis! Une e kam ves te dyshoj ne gjithcka pompohet mediave tona  qe shpesh ngjajne me ju, me prapesite tuaja! Edhe ti erdhe mediash Gledis sic mediash ban pune talljeje me shkarkime, pezullime e udhetime neper vende krimi!

Une ndryshe kolegeve te mi s’besova asnji sekond ne ty! Kurre! Mbase ste intereson, po une s’mundem me besue katapultimin e dhunshem politik ne krye te Policise se Shtetit! Ti e di se une e due ma shume se ti Policine; e due fiks siç e deshe ti ne fillimet e tua, po ti devijove! Une jo! Edhe pse e di ç’a jane koleget, ish-eproret dhe vartesit e tu nder dekada, une prape e gjej nje arsye me e respektue policin ne rruge, te braktisun, te çuem per ndjekje penale, te sulmuem pse nuk iu sherben ne afera e fushata mbjellje-korrjeje! Gjej pikerisht ate arsyen qe iu mungon ju, ty e tane pararendasve tue e ktyne qe do vijne mas!

Une policine e shoh si a-ne e nisjes se t’bames se ktij vendi, ju e shihni si mjetin e mundshem per me ba krejt punet tuaja dhe te pushtetit-mafie e mafies-pushtet! Sod jena ne gjendjen kur bota e nandheshme gjemon fort e kercenon edhe ma fort! Po vlon meria e hakmrrja 7 pash nantoke ku mendoni qe e keni fut! Jo ti, po ata qe te emeruen ty! Ty ndoshta s’ta ka msue kush se boll asht boll! Se ky boll nuk shkon ma ndej…

Mos u fshih hijesh! Shqiptaret e moçem kane pas nji shprehje te mencme si shume syresh: “prite punen pa u bà, kur t’bahet mos ban zà”!  Asht ba Gledis, e tash nuk duhet me ba zà hiç! Tash policat shihen si organizate kriminale, shihen si plaçkites e sundues! Nuk e meritojne! E di! Nese dikur shiheshin e konsideroheshin si te paditun, brutalë e ndonje i vecuem edhe shok krimi, sod jane fshi te gjitha kto akte policash; prania e tyne ne çdo pune te ndryre politike e te fortesh me pushtet mafioz ne kte vend, i ka ba njerzit tu druhen! Ne fakt njerzit nuk e dine Gledis se polici i rruges nuk asht ashtu, po ngaqe nuk i shohin ndonjehere kta komisarat shumedimensionale, krejt merine dhe urrejtjen ua lshojne djemve e burrave qe ne fakt nuk e mertojne!

Gledis ti nuk e shpeton dot policine, po mos e fundos ma ne emen te nje pushteti zuzar, hajdut dhe kriminal….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok