21/12/2024

Gjergj Kastrioti ia mbrojti fytyrën Arbërisë me fakte

0
Gjergj-Kastrioti

Nga Gjon Keka

Gjergj Kastrioti nuk e mbrojti vetëm me shpatë Arbërinë e tij,por me diplomaci, me fakte të së vërtetës dhe me urtësinë e tij ,sikur që është rasti i Letërkëmbimit me Princin e Tarantit, ku në letërpërgjigjen e tij të vitit 1460, Gjergji ynë i Madh me fakte e mbronte fytyrën e Arbërisë me këto fjalë:

“…ti e nençmon shumë popullin tonë, dhe arbërorët i barazon me dele, dhe sipas zakonit tënd arsyeton duke sharë, kjo tregon se sa pakë ke njohuri për paraardhësit tanë, këta të mëdhenjtë tanë kanë qenë arbëror, prej nga edhe doli Pirro, shtysën që romakët mezi e përballuan dhe atë që Taranto dhe shumë vende të tjera në Itali u pushtuan me armë, ju nuk keni pse t’u kundërviheni epirotëve burra shumë të fortë;Ju Tarantë një lloj njerëzish të lagësht dhe të lindur vetëm për të kapë peshq; nëse do të thuash që Arbëria është pjesë e Maqedonisë, atëherë,po këta qenë paraardhesit e tyre e te cilët ishin më fisnikë, dhe të cilët nën Aleksandrin e Madh depërtuan deri në Indi, të cilët përfituan në një lumturi të pabesueshme të gjithë ata popuj, që i kundërshtuan; këta, që ju i quani dele, e kanë origjinën prej tyre dhe natyra e gjërave nuk ka ndryshuar, pse ikni pra nga fytyra e deleve?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok