21/12/2024

Fshati Llukë e Epërm në komunën e Deçanit – shpatull e fortë e historisë  …

0
Pajtimi-Gjaqeve

Nga kremtimi i tridhjetë e katër vjetorit të pajtimeve të gjaqeve – ku dorën pajtimit e shtrinë 124 familje

Ngjarje me rendësi historike që nuk duhet të harrohet

Ata që e shtrinë dorën e pajtimit të gjaqeve, të bashkimit, të unitetit  kombëtare mbeten heronjtë të cilët i ngritën  përmendoren e historisë sonë, sepse fitoreve tona nuk ka mundur t’ua ndalë hovin  e armiqërie e çfarëdo ngjyre  atëherë dhe sot.

Nga Hasan Hasanramaj

Për të gjitha ata të cilët në këto momente të vështira i  kanë harrua rezistenca e burrave të rezistencës të kombit në një anë kur nevojitet uniteti ne kacafytem në mes veti në një anë, kurse në anën  tjetër  e kanë qitur pas shpine kontributin  e trimave në mbrojtjen e trojeve tona stërgjyshore të cilave edhe sot e kësaj dite nga  forcat e armikut shekullor  po na kërcënohet rreziku. Për kujtuar  të kaluarën të këto momente të vështira kur neve na nevojitet uniteti, respekti ndaj njeri tjetrit  po punojnë ma te keqen për veten dhe Kosovën. Për këtë të gjithë këtyre që po punojnë kundër organizimin të forcave te armikut po ju ofrojmë këtë shkrim nga fshati  Llukë e Epërme në

komunën e Deçanit  i cili është  vendi me i shenjtë i lavdisë së shkruar historike e kombëtare, ku trimat shqiptarë që nga vitit 1878 e deri me 1910 te Verrat e Llukës dhanë kushtrimin dhe e lidhen Besën e Madhe Shqiptare për  fillimin e luftës çlirimtare kundër pushtuesve otomanë dhe për mbrojtjen e tokave stërgjyshore nga grabitqarët serbë dhe malazias të përkrahur atëherë dhe sot nga  Rusia. Ky lokalitet dhe lokalitetet tjera në Rrafshi i Dukagjinit  kanë rritur burra të kombit dhe të inteligjencës shqiptare të cilët gjatë historisë kanë dhënë kontribut të madh në rezistencën e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për mbrojtjen dhe çlirimin e trojeve stërgjyshore nga pushtuesit shekullorë dhe për eliminimin e të gjitha të zezave ngado që u vinin shqiptarëve.

Katër kuvende historike të mbajtur te Verrat e Llukës  i treguan drejtimin për liri, dinjitet kombëtar, ku secili prej tyre solli nga një kryengritje kundër forcave pushtuese turke, serbe dhe malazeze, ku u dha të kuptojnë  fuqive të  mëdha së shqiptarët dinë të mbrojnë dinjitetin e vet, kur ai shkelet dhe nëpërkëmbet nga ata që pushtojnë dhe masakrojnë një popull të vogël dhe të pafajshëm, e këto ishin dhe sot janë forcat barbare serbe dhe përkrahësit  e tyre anekënd  Evropës ?! …

Në këtë traditë kanë mbetur si gjurmë në fshatit Llukë të Epërm të komunës së Deçanit, e cila është një nga shpatullat  me të forta të historisë sonë, vendi  i shenjtë i lavdisë historike  e kombëtare të shkruar mu te Verrat e fshatit Llukë të Epërme para njëqind e dyzetë pesë vjetëve, kur trimat shqiptarë dhanë kushtrimin dhe lidhën besën për luftë çlirimtare kundër pushtuesit otoman, por edhe për mbrojtje nga rrebeshet e armiqve të tjerë. Kuvendi te Verrat e Llukës së Epërm ndjek vargun kuvendeve siç ishin Kuvendi i Arbrit dhe i Lezhës, si dhe Kuvendi  për pajtimin e gjaqeve te Verrat e Llukës, të cilët me iniciativën e Këshillit për Pajtimin e Gjaqeve nisi faljen e parë të gjaqeve në fshatin Lumbardhë të komunës së Deçanit, në krye me studiuesin e folklorit tonë  të njohur dhe të nderuar, tani të ndjerin profesor Anton Çetën.

Me një maj të vitit 1990 te Verrat në fshatit Llukë të Epërme, të Deçanit, dorën e pajtimit e shtrinë njëqind e njëzet e katër familje të Kosovës

Kuvendi Kombëtar te Verrat e Llukës përherë pati karakter pajtimi dhe ngjeshje të radhëve për t’i dalë zot këtij populli që po lëngonte nën thundrën turke dhe serbe. Në vitin 1910 aty u pritën krerët  më të njohur të fiseve dhe të krahinave shqiptare.  Në mesin e tyre ishin edhe këngëtarë nga të gjitha viset shqiptare, të cilët krijonin një atmosferë festive para së të shpalleshin faljet e gjaqeve  dhe vendimet  e tjera të Kuvendit. Me Një Maj të vitit 1990, te Verrat e Llukës së Epërm në komunën e Deçanit u tubuan mbi gjysmë milioni njerëz, të cilët atëbotë ishin të gatshëm të flijojnë jetën para tytave dhe tankeve të piromanëve serbo çetnikë.

Dorën në zemër mbajtja e kuvendeve te Verrat e Llukës  me dhjetë shkurt të viteve 1903, 1910  dhe 1990 kanë një rëndësi të veçantë historike dhe mbarëkombëtare. Në Kuvendin te Verrat e  fshatit Llukë të Epërme të komunës së Deçanit shqiptarët vendosën që t’i kundërshtojnë reformat e sulltanit. Sipas disa gazetave të huaja Kuvendi i mbajtur te Verrat e fshatit Llukë e Epërme ka qenë nën influencën e Austro-Hungarisë.

Këtë Kuvend dhe jehonën që bëri për mobilizimin e shqiptarëve në rezistencë e ka fiksuar mirë kënga popullore:

“ U mblodh Kosova bitevi

Bajraktarë dhe holi

Në Llukë të Epërm u baordi

N’ Breg të Llukës pjekën e ka bë

Krejt Shqiptaria besë ka lidhë”

Në këtë manifestim të madh popullor, si para njëzet e katër vjetëve, edhe një herë, edhe një herë e tregoi madhështinë e njeriut tonë, i cili di ta zotërojë ndjenjën e urtësisë, burrërisë dhe bashkimit. Për ta qëndisur historinë e re fshati Llukë e Epërm më Muaji maj në Kosovën e lirë dhe të pavarur është fletë e hapur e historisë sonë në të cilën hyri populli shqiptar dhe me fjalë burrash edhe një herë dëshmoi se është i denjë për të ecur krah për krah me botën e civilizuar dhe demokratike, sepse edhe Kosova e lirë e demokratike është pjesë e një civilizimi të pranuar, të dëshmuar në thellësi të shekujve të kaluar.

Shqiptarët në këto troje nuk janë ardhacakë, por popullatë autoktonë

Pseudoshkencëtarët serbë në shkrimet e tyre në shekullin e fundit vazhdimisht  shkruan dhe po shkruajnë se shqiptarët e Kosovës janë popull ardhacak, por këto trillime dhe shpifje të pabaza nuk kanë të bëjnë me të vërtetën. Ne shqiptaret kemi qenë  dhe jemi ata që gjithmonë me të drejtë – vazhdimisht kërkuam formimin e shtetit të lirë demokratik, për të cilin shumë bij dhe bija të këtyre trojeve stërgjyshore dhe të këtij populli në njëqind e dyzet  e pesë  vitet e fundit, dhe më parë, dhanë jetën për një Kosovë të lirë. Andaj me gjakun e dëshmorëve tanë si shtet i pavarur me hapa të sigurt po marshojmë drejt botës së qytetëruar…

Andaj të gjithë ata, të cilët  e shtrinë dhe do ta shtrijnë dorën e pajtimit të gjaqeve, të bashkimit, të unitetit kombëtar, janë heronjtë tanë të cilët po i ngrinin përmendore historisë, sepse fitoret tona nuk ka mundur dhe nuk do të munden t’i ndalë as koha, as armiqtë e çfarëdo ngjyre do të jenë. Pra burgjet shtëpiake në Kosovë i rrënuan burrëria dhe trimëria e burrave të mëdhenj të kombit shqiptarë.  Pra, ka ardhur koha – që shqiptarët në mënyrë të organizuara dhe unike, t’i dalin në pritë të keqes e cila është e pranishme në Kosovë…

“ Kur  e ngrehu fjalën Antoni plak

Lindi pajtimi s’ka më gjak

Kur e ngrehu fjalën Anton Çeta

U fal gjaku u zgjat jeta”…

Në  manifestimin e madh popullor që u mbajt të Verrat e Llukës  para tridhjetë e tri vjetëve me një respekt të madh u përkujtuan të gjithë ata që nuk janë fizikisht në mesin tonë. Puna e madhe e shumë profesorëve, e studenteve, e intelektualeve dhe  e të tjerëve të cilët ishin dhe mbetën pjesë e aksionit të madh popullor për pajtimin e gjaqeve. Andej, sot pas tridhjetë  tri vjetëve shumë pjesëmarrës të këtij manifestimi po dërgojmë falënderime  në adresë të  gjithë atyre që kontribuuan dhe po kontribuojnë në kurorëzimin e aksionit të faljes së gjaqeve.   ë të gjitha kuvendet në Kosovë dhe në Shqipëri. Pra, aksioni për pajtimin e gjaqeve te Verrat e Llukës ishte një mrekulli shqiptare për pajtim, për tolerancë dhe për bashkim kombëtar. Burrat e kombit falën gjakun për hir të lirisë, të vendit dhe të popullit. Të gjithë bashkëbiseduesit  tanë dërguan falënderime të përzemërta  në  adresë të gjithë atyre që punuan dhe e shtrinë dorën e pajtimit të gjaqeve: përjetësisht qofshin të nderuar! Qytetaret nga anët e ndryshme  të Kosovës kërkojnë ndërtimin e një shoqërie të re në bazë të parimeve të lirisë, të paqes, të demokracisë, të sundimit të ligjit, të barazisë dhe të respektimit të të drejtave të njeriut e të pajtimeve  ndëretnike. Prioriteti ynë është integrimi evropian i Kosovës dhe i qytetarëve të saj. Për realizimin e parashikimeve tona kërkohet që në Kosovë më në fund të mbizotërojë uniteti i plotë i të gjithëve,  pa marrë parasysh përcaktimeve partiake, fetare dhe ndërnacionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok