13/12/2024
Artan-Hoxha

Nga Artan Hoxha

Me 8 prill 2024 Sali Berisha bën plot 100 ditë e net ‘arrest në shtëpi’, vendim ky i marrë me 30 dhjetor 2023 nga Gjykata e Posaçme, pas miratimit nga Kuvendi i Rilindur të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.

Prej fillimit të janarit mjaft mbështetës të Sali Berishës mblidhen çdo ditë në rrugën poshtë banesës së tij, mbajnë fjalime dhe dëgjojnë fjalimet e Sali Berishës, ndërsa në mitingun protestës me 20 shkurt 2024, në përkujtim të 20 shkurtit 1991, u mblodhën më shumë se kurrë mbështetës të tij ne Bulevard para Kryeministrisë, këtë herë me liderin e tyre në lidhje on-line nga arresti shtëpiak.

Për mbështetësit, me gjasa jo vetëm për ta tashme, është fare e qarte se Sali Berisha është i përndjekuri politik i regjimit hibrit vendas, qe ka zgjeruar e theksuar këto vitet e fundi natyrën e vet autokratike ne kosto te demokracisë, ndihmuar nga faktorë vendas, por edhe te jashtëm, p.sh. dhe me kryesori-establishmenti neoliberal-ai që qeveris prej vitesh Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbreterinë e Bashkuar dhe vendet kryesore të Bashkimit Europian.

Por që Sali Berisha të konsiderohet siç është, i përndjekur dhe i arrestuar politik nga ky regjim, kërkohet argumentim i vijueshëm e me durim me faktorët e tretë vendas dhe të huaj në mënyrë që, nga një mendim, besim e veprim opozitar, beteja për njohjen e statusit e të të përndjekurit politik dhe për lirimin e tij nga arresti shtëpiak deri në pafajësi, të bëhet betejë gjerësisht shoqërore, gjerësisht ndërkombëtare. Ndaj, argumentet duhen mbajtur shënim në kohë dhe përhapur sa më shumë.

Çështja Berisha ishte çështje politike që në fillesë-shpallja ‘no grata’ me aludime për korrupsion nga Departamenti i Shtetit. Kaq i pabesueshëm, për shkak se kaq i pabazë, është ky akt, sa edhe vetë Këshilli i Ambasadorëve-një shoqatë e shumë ambasadorëve jo aktualisht në karrierë, që i kanë shërbyer ShBA në 60 vitet e fundit e ç’nuk kanë parë e dëgjuar në këtë botë-i shpotiti rëndë argumentet e dhëna nga ambasadoresha Juri Kim, në emër të Departementit të Shtetit, me shprehjen kineze ‘vrit pula të trembesh majmunët’.

Non grata e Mbretërisë se Bashkuar për Sali Berishen, si vijim besnik i linjës amerikane, vend ky i detyruar nga legjislacioni i vet te japë argumente që u publikuan nga vete Sali Berisha, na tregoi se sa te pabaza mund te jenë edhe argumentet amerikane.

ShBA nuk u mjaftua vetëm me këtë shpallje por beri e vijon te bëjë përpjekje qe këtë akt ta përçoje si politike te brendshme ne Shqipëri-si linje ndëshkimi, izolimi dhe asgjësimi politik të Sali Berishës. Për këtë qellim u presua Lulzim Basha që të përjashtonte nga grupi parlamentar demokrat Sali Berishën, e ne vijim u pengua grupimi berishist, një shumice dërrmuese ne PD, te fitonte te drejtat e shumicës partiake në gjykatë-siç i takojnë ne ligj, statut, logjike e rend natyror-duke mbështetur minorancën bashiste nga brenda PD, duke orientuar a inkurajuar kësisoj edhe qëndrimet e Qeverisë e Kuvendit rilindës, edhe të Drejtësisë së rilindur, edhe të KQZ e Kolegjit Zgjedhor te rilindur. ShBA arritën deri aty sa, nëpërmjet përfaqësuesit te Departamentit te Shtetit, Gabriel Escobar, përmes intervistës në Zërin e Amerikës në 25 tetor 2022, ju thanë institucioneve shqiptare pak a shume se ‘…ne e moën vendimim mbi bazën e korrupsionit që gjetëm (kupto: për Sali Berishën), unë do i beja thirrje institucioneve shqiptare të vijojnë me tej…’, siç edhe ndodhi.

Qeveria Rilindëse, personalisht Kryerilindësi Edi Rama, nuk janë vetëm zbatues pasive të direktivës amerikane, as edhe vetëm përfitues pasivë të avantazheve ardhur prej zbatimit të saj.

Rasti McGonigal, këtij oficeri të turpëruar të FBI-së, ndryshe nga ç’thotë Edi Rama se ‘ai nuk flet ne anglisht për opozitën’ tregon se ai vete, deri personalisht, duket se ka nxitur në një farë mënyre nisjen dhe vijimin e një hetimi artificial për gjoja paratë me origjinë ruse (kupto putiniane) të Lulzim Bashës, ndërsa sulmi i orkestruar mediatik i një tjetër oficeri të turpëruar të FBI-Marko Rosini, njëherazi ish-koleg, por edhe ortak biznesi me McGonigal-kundër Sali Berishës, duke e quajtur ndër të tjera edhe ’kukull e Putinit’, tregon se McGonigal mund të ketë kontribuar edhe në procesin e përpunimit të dosjes ‘Berisha’ ne ShBA. Gjithashtu, vete Edi Rama, në shumë fjalime të tij, që në mandatin e tij të parë e në vijim, momentet radikale opozitare i ka lidhur abuzivisht me ndikimin rus.

Për me tepër, hetimi i Sali Berishës nis formalisht me një kallëzim te kreut te Grupit Parlamentar Rilindës, Taulant Balla, aktualisht Ministër i Brendshëm dhe vijon me kërkesën publike, thuajse ultimative, te Edi Rames për Prokurorinë e Posaçme per hetimin e Sali Berishës dhe ‘sqarimin e kësaj çështjeje, këtij turpi kombëtar, sa me shpejt ndryshe do humbiste durimi i socialisteve’.

Prokuroria e Posaçme formuloi dhe Gjykata e Posaçme e pranoi dyshimin e arsyeshëm për korrupsion te Sali Berishës dhe dhëndrit te tij Jamarber Malltezi bazuar ne argumente e motive tërësisht absurde. Ndryshimet ligjore ne ligjet për pronat, qe ju shërbenin mijëra e mijëra pronareve te shpronësuar padrejtësisht nga regjimi komunist e te pakompensuar po aq padrejtësisht nga regjimi hibrit i 30 viteve,u konsideruan të motivuara drejtpërdrejt për t’i shërbyer përfitimit te dhëndrit dhe vajzës; ngritja e strukturave të reja të kthimit e kompensimit të pronave, që mundësuan një zbatim më efektiv në shërbim të kësaj kategorie te gjere shoqërore krahasuar me strukturën e mëparshme, si te motivuar drejtpërdrejt për me shume pushtet ne duart e Kryeministrit për t’i shërbyer kësisoj dhëndrit e vajzës; komprometuan kështu ligjet dhe aktet e lartësuan oficerin si mbrojtës te pronës se ushtrisë, përndryshe ‘heroi’ ju dilte një shpërdorues i rëndomtë i detyrës, për moszbatim të ligjit dhe akteve ligjore, dhe iu rrezohej fabula e inspektimit me qellim presioni ndaj këtij ‘heroi’.

Drejtesia e rilindur arriti deri aty sa kthimin e destinacionit te pronës-kete akt te paligjshëm sipas saj – t’ia faturoje tërësisht dhe ekskluzivisht Sali Berishës Kryeministër ndonëse fillimisht, me iniciativën e vet e pa kërkese të pronarëve, ky vendim ishte marrë nga vetë Edi Rama, asokohe Kryetar i Bashkisë Tiranë. Për të mbërthyer Sali Berishën ju deshtë sajonin fabulën e pasurimit të paligjshëm te dhëndrit për meritenabuzive te vjehrrit, por edhe ta izolonin fajësinë arbitrarisht veç tek këta te dy (dhe një i trete si dem anësor, ortak i dhëndrit, bashkëpronar njëherazi ne atë truall) përndryshe sajesa fillestare akuzatore, si ortek, duhej te përfshinte logjikshëm një mori njerëzisht e pronash, me se pari vete Edi Ramen dhe nje shpure drejtoresh te tij ne bashkinë e kohës.

Ne vijim te dyshimit te pabazuar, ndaj Sali Berishës u mor edhe masa e sigurisë se ndalimit te daljes jashtë shtetit edhe e detyrimit te paraqitjes. Te dy këto masa lidhen me rrezikun e arratisjes, ikjes nga drejtësia. Është e ditur botërisht, e qarte katërcipërisht, e pohojnë edhe kundërshtaret me te vendosur dhe urrejtësit me idhnake se Sali Berisha, jo vetëm nuk i ikën por ka gjithë dëshirën e vullnetin te përballet me këtë fare drejtësie, ndaj te dy masat nuk kishin asnjë baze logjike e ligjore, as për t’u kërkuar nga Prokuroria e Posaçme e as për t’u pranuar nga Gjykata e Posaçme. Ato u morën vetëm për te demonstruar forcën, për te mposhtur psikologjikisht e politikisht Sali Berishën.

Shmangia e Kuvendit për këto dy masa turpëron jo vetëm drejtësinë, por në radhe tëë parë vetë Kuvendin i cili, ne rastin e Samir Tahirit, ne tetor 2017, kishte vendosur dhënien e autorizimit për këto dy lloje masash dhe rreth dy muaj me pas edhe Prokuroria e Posaçme e kohës edhe Gjykata e Posaçme e kohës, mbi bazën e këtij autorizimi, duke e cituar ate shprehimisht si kusht paraprak te domosdoshëm e tashme te plotësuar, vendosen ndalimin e daljes jashtë shtetit dhe detyrimin e paraqitjes për Samir Tahirin.

Ky ishte precedenti qe diktonte përfshirjen paraprake te Kuvendit.

Kuvendi duhet te kishte kërkuar vete ne Gjykatën e Posaçme qe masat e para ndaj Sali Berishës te diskutoheshin fillimisht ne Kuvend, ta qartësonte këtë pozicion ne dhjetor 2023 kur u kërkuan masat e arrestit për Sali Berishën dhe t’i kërkonte po vete Gjykatës Kushtetuese interpretimin e Kushtetutës. Afërmendsh qe, për interesa pushteti, Kuvendi rilindës nuk beri asgjë nga këto e po kështu edhe Gjykata Kushtetuese e rilindur lau duart me çështjen, duke mos pranuar kërkesën e mbi 1/5 se deputeteve opozitare, me një argumentim te çuditshëm qe ndryshon direkt vete germën e nenit 134/1 te Kushtetutës, per rrjedhoje duke e lënë Kuvendin tërësisht te pambrojtur nga rrëmbimi i kompetencave nga Qeveria qe kontrollon mazhorancen e këtij institucioni.

Ne vijim, Kuvendi u vetëturpërua se dyti kur pranoi me lehtësi e shpejtësi kërkesën e Prokurorisë se Posaçme për ashpërsimin e masave te sigurisë ndaj Sali Berishës vetëm me argumentimin e moszbatimit te masave pararendëse. Asnjë rrezik i ri nuk ishte shfaqur e nuk u pretendua nga prokuroret e posaçme as për arratisjen e Sali Berishës, as për dëmtimin e provave a te vete procesit. Pjesëmarrja e tij ne gjyq përmes avokateve dhe shkuarja ne Prokurorinë e Posaçme me këmbët e tij për seancën e pare te pyetjeve provojnë katërcipërisht pabazueshmerinë e te gjitha masave te sigurisë, përfshire arrestin ne shtëpi, përforcuar ky, si absurd me vete, me ndalimin e komunikimit me këdo përveç me bashkëshorten,e gjitha kjo, njëherazi tregon qëllimin e vërtete te ketyre masave-atë te demonstrimit te forcës dhe synimit për mposhtjen psikologjike, për rrjedhoje, edhe politike, te Sali Berishës.

Ne këtë turpërim ranë te gjitha shkallet e Drejtesise se rilindur dhe te gjitha llojet e gjykatave te këtij sistemi gjithashtu, qe vijuan me këmbëngulje te mbajnë ne fuqi te njëjtat masa sigurie, mbi te njëjtat logjikime absurde gjithë këto jave, përfshire moslejimin e Sali Berishës te ndjeke te paktën seancat plenare te Kuvendit duke absolutizuar kësisoj e me demek interesin e pushtetit gjyqësor ne dem te atij ligjvënës ndonëse procesit gjyqësor ne këtë rast nuk i vjen asnjë dem nga pjesëmarrja disa oreshe e Sali Berishës një a dy dite ne jave ne seancat plenare te Kuvendit, ndërsa vete Kuvendi rri e vështron-e kjo, si turpërimi i trete i tij.

Natyrisht që çështja e Sali Berishës do te trajtohet e do fitohet gjyqësish ne Gjykatën e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg, por deri atëherë çështja Berisha, statusi i tij i te përndjekurit politik, i papajtueshëm me demokracinë dhe ligjet e këtij sistemi, pra edhe kërkesa për lirimin e Sali Berishës nga arresti dhe nga akuzat e pabaza duhen bere çështje shoqërore, e elitave dhe e shtresave te gjera te shoqërisë por edhe çështje për faktorët e jashtëm dhe opinionin publik ndërkombëtar me interes për zhvillimet ne këtë pjesën ballkanike te botes.

Berisha i përndjekur dhe i arrestuar politik është prove e regjimit autokratik te Edi Rames ndaj edhe rifitimi i lirisë prej tij është beteje jo thjeshte për Sali Berishën, individ a lider, por beteje për demokracinë dhe shtetin ligjor, beteje për te sotmen dhe te ardhmen e këtij vendi.

Sa për qëndrimin e ndërkombëtarëve, duket se jemi ne fillesat e ndryshimit te mundshëm te tij. Tashme është kuptuar se joshja e Serbisë me shumë karotë e pak shkop, e ku, tek dhënia e karrotës, iu kërkua te luaje rol parësor edhe Edi Ramës, po humbet çdo dite terren. Po kështu, edhe ideja se stabiliteti i Ballkanit dhe pengimi i penetrimit te interesave te Rusisë e Kinës arrihet me mire me autokratet bashkëpunues, veçmas dyshja vëllazërore Vuçiç-Rama, po bjerrjet dite pas dite, bashke me mbështetjen për këtë qasje dhe për këta dy autokrate. Kancelaritë Europiane po ecin me shpejt ne këtë drejtim, ShBA me ngadalë. Afërmendsh qe goditja ndaj Sali Berishës lidhet me këto interesa e qasje gjeopolitike te përkohshme, tashme ne ndryshim. E mos na thoni se lidhet me korrupsionin-mos na e fyeni më inteligjencën, të paktën!

Nga ana tjetër Sali Berisha demonstroi fuqi mbijetuese, vijim mbështetjeje te gjere popullore ne Shqipëri, Kosove e Diaspore, e kjo e forcon tek amerikanet pragmatiste vlerësimin e padobisë se vijimit te ndëshkimit te tij për interesa gjeopolitike qe po tejkalohen, te mbështetjes se padobishme te Lulzim Bashes a faktorëve te tjerë por edhe te ripeshimit te pasojave negative qe solli ne ekuilibrin politik e social te vendit përkëdhelja e pamerituar e krahut rilindës te politikes dhe goditja e tepruar e krahut demokrat.

Për me tepër, ndonëse padrejtësisht te goditur, as Sali Berisha vetë as mbështetësit e tij nuk rrëshqitën ne asnjë moment e për asnjë milimetër ne antiamerikanizëm, njëherazi duke demonstruar dinjitet, integritet dhe sovranitet ne raport me qëndrimet e tyre kundër politikes se ShBA për këtë çështje te veçante e disa te tjera te lidhura me te.

Ndaj, nga tre anomalitë opozitare, jo me kot, anomalia e pare, ajo e mosnjohjes se realitetit opozitar parlamentar thuajse ka ardhur ne normalitet-cili është grupi parlamentar dhe kryetari i tij është tashme e qarte dhe e pranuar ne Kuvend; anomalia e dyte, te drejtat ligjore e statutore te shumicës se anëtarësisë së Partisë Demokratike qe ndoqi e mbështeti Sali Berishën duket se kane hyre ne rrugën e zgjidhjes se duhur gjyqësore – vendimi i dhjetorit i Gjykatës se Larte, e jo vetëm, jep disa shenja pozitive për këtë; anomalia e trete, anulimi i arrestimit te paligjshëm te Sali Berishës ndonëse ende shume larg, gjithsesi po shquhet ne horizont.

Qartazi penduli po lëviz ne kahun e kundërt.

Por kjo është një teme qe meriton trajtim me vete e me te gjere se kaq.

© SYRI.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok