22/12/2024

Fol mixhë a është bari a pasul se e preva?

0
Nue-Oroshi

Shënuar nga këndvështrimi i joprofesionalitetit nëpër institucionet tona politike,  në administratë dhe nëpër universitete në Kosovë

Nga Nue Oroshi

Para se të filloj ta bëj një analizë të shkurtër të niveleve jo profesionale në Kosovë të cilët kanë kapluar politikën, administratën, universitetët dhe çdo institucion tjetër në Kosovë dua të tregoj një ngjarje të vërtetë e ndodhur në fillim të viteve të nëntëdhjeta në një fshat të Komunës së Prizrenit.Një familjë relativisht e pasur dhe që kishte tokë bukur shumë në fshat por që djemtë e kësaj familje kishin filluar të mirrën me biznese të tjera ku paksa e kishin lënë anash punimin e tokës.Plaku i familjes që kishte qenë shumë punëtor në rininë e ti nuk e pranonte asesesi faktin për ta lanë tokën të papunuar apo siç quhej në fjalorin e fshatit me lanë tokën batall. Ai më ndihmën e punëtorve e mbolli misrin por shpejt misri u bë për ta punuar.Në mungesë të punëtorve nga familja ai shkoj në Prizren dhe i mori pesëmbëdhjetë djem të rinj qytetar, kryesisht ata që flisnin nga dy- tri gjuhë në shtepitë e tyre,  për të prashitur arat. Por këtu lindi një problem që plaku i fshatit nuk e kishte menduar fare. Ai duhej të ju shkonte mbrapa punëtorve se ata nuk dishin të bëjnë dallimin në mes të barit dhe pasulit.Dhe sa herë që puntorët nga Prizreni e shihnin bimën e pasulit ata i brohorisin plakut: “Fol mixhë a është bari a pasul se e preva ” E plaku i gjorë u lodhë nga kjo pyetje u ul në skaj të arës filloj ta kruen kryet dhe tha vet me vete: “Ah medet për mixhën,  Çfarë kohe na ka ardhë”.Puntorët në arë nuk dinë të bëjnë dallimin në mes të barit dhe pasulit,  e si do të del puna e tyre.E lidha këtë ngjarje të vërtetë me faktin se nëpër institucionët e Kosovës, qoftë në administratë, qoftë ne institucionet kulturore,  shkencore e politike dhe nëpër universitetet tona,  kemi mjaftë zyrtarë e profesor,  që nuk e njohin fare punën që e punojnë dhe nuk dinë fare të bëjnë projekte në lëminë e profesionit që kryejnë.Ka edhe shumë prej tyre që punojnë nëpër Qendrat për Trashegimi Kulturore dhe Institute shkencore,  pa e njohur fare Historinë Shqiptare,  me një fjalë ata apo ato i prejnë me vendime antikombëtare heronjët tanë të cilët na i njeh bota,  sikurse i prenin ata puntorët pasulin dhe e linin barin.Ky fenomen i mosprofesionalitetit nëpër institucionet tona qoftë në ato komunale qoftë në ato shtetëtrore,  duhët të ndalën njëherë e përgjithmonë.Këto mund të ndalën kur partitë tona shqiptare në Kosovë mos të ndikojnë në përzgjedhjën e kandidatëve,  që janë militantë partiak por të fokusohen në përsonat që vërtetë kanë aftësi profesionale dhe do ta kryejnë punë në mënyrë profesionale pa u ndikuar fare nga urdhërat partiake.Këtu nuk dua ti përzi të gjithë ata zyrtarë dhe zyrtare në Kosovë nëpër institucione komunale dhe qëndrore që e kryejnë punën më profesionalizëm dhe me vullnet të madh, si dhe ato kuadra të mira nëpër universitetët tona që më shumë mundë,  djersë e angazhim i kanë mbërri titujt shkencorë dhe që e kryejnë me plotë sukses punën ku punojnë.E tash që kanë kaluar afër tri dekada, plaku që ishte punëtor i madh moti ka ndërruar jetë dhe eshtrat e ti pushojnë në varrezat e fshatit kurse ata punëtort që nuk dinin ta dallonin barin nga pasuli,  nuk punojnë nëpër fshatrat e Komunës së Prizrenit.Ata kanë marrë diploma pa meritë nëpër universitetët private e shtetërore në Kosovë,  e ndonjëri prej tyre edhe në Turqi.Madje aq mirë janë përgatitur në Turqi për rikthimin e neotomanizmit,  por që kanë mbetur të njëjtit ku janë e ku punojnë që krijojnë lëmshe.Këto lëmshe i ngjajnë asaj thënies se vjetër popullore shqiptare: “Se bjen një budallë e qet një guri në ujë e treqind të menqur s´mundën më e nxjerr”.Pasiqë kanë kaluar rreth tridhjetë vite nuk më kujtohet se në atë arë a kishte pasur të mbjellur edhe kunguj.Por një me kujtohet së në fillim të viteve të nëntëdhjeta unë se bashku më një grup të rinjësh dhe të rejash,  atdhetarë nga Prizreni dhe rrethina e patëm themeluar një reviste kulturore dhe informative për të rinjët e cila për kohë të shkurtër u bë një tribunë kombëtare jo vetëm në Prizren por në mbarë Kosovën,  dhe ndiçeshim nga policia serbe këmba-këmbës, ku e patën bastisur edhe një shtypshkronjë në Prizren dhe është dashur ta marrim dhe ti shtypim numrat vijues në Prishtinë edhe dizajneri i parë i Prizrenit z.Tahir Hoxha nuk jeton më,  vdiq në moshë shumë të re, por që edhe përkundër rrezikshmërisë ai e kryente më përkushtim dizajnin e asaj reviste.Ajo revistë e kishte emrin “Qëllimi”.Më kujtohet kur për shkak të turbulencave politike një mik e kishte shkruar një poezi për notin e kungullit mbi ujë.Ishte bërë një polemikë e madhe për këtë poezi ku me kujtohën vetëm rreshtat e fundit: “Kungulli është kungull kudo në botë, kungulli është kungull e jo patriot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok