26/12/2024

FLUTURIMET LIRIKE TË POETESHËS RUMUNE CAMELIA RADULIAN

0
Camelia-Radulian

Nga Vullnet Mato

I lexova me një kërshëri të madhe librat e botuara nga Baki Ymeri që ka përkthyer mbi dyqind vëllime autoresh shqiptarë e të huaj. Më joshin poezitë e librit “Duke fluturuar” të poeteshës së talentuar rumune Camelia Radulian. Që në poezinë e parë, më lindi dëshira ta shoh ketë bukuroshe fluturimtare, në fluturimin qiellor të titullit poetik. Ta shoh mes zogjve e dallëndysheve metaforike, duke rrahur krahët e ndjesive të saj të holla lirike, me guximin e spikatur femëror dhe aftësinë profesionale mjeshtërore, për të çarë hapësirat e pafundme poetike.

Në gjendjen emocionale që më kishte krijuar leximi dhe  duke i mbajtur sytë gjatë gjithë kohës nga qielli, për të ndjekur fluturimin saj imagjinar, dëgjova sesi ajo tha me zërin drithmëtar për heroin lirik të dashurisë:  “M’i burbuqëzoi duart, m’i zalisi gërshetat dhe në të gjitha ëndrrat m’u fanit, porsi stuhi.”  Ndërkohë ajo psherëtiu  dhe i tha vendosmërisht:  “Do më duhet të fluturoj dhe do të fluturoj duke të mashtruar, se yjet janë lart, kur ato në truall janë fshehur”. Tha gjithashtu e bindur në sakrificën e vet: “Në krahët e tij, si një violinë unë do të kthehesha” Edhe sikur:

Deri në hënë, të më këndosh, e deri në ngricë të më harrosh!” Sepse unë jam ajo që “Kafshoj mollët direkt nga molla” Dhe me këtë energji të ashpër që zotëroj:  “Në ty i lë thonjtë e mi, brenda teje, ulërimat, derisa ta shoh veten brenda nën lëkurën dhe nën venat tua”. Dhe këtë e bëj  duke menduar se: “Heshtja e rrugëve do të flasë dikur për ne.”  E vendosur deri në vetësakrifikim, ajo i tërhoqi vëmendjen krahasuese me fenomenin që vuri re diku më tej: “Ja, harabelat prekin telat elektrike dhe paragjykojnë vetëvrasje!” Dhe vazhdoi të rrëfejë bëmat e saj: “Unë i rëndoj shpirtrat me ngarkesa fjalësh të pashprehura!”. Pastaj rrëfeu sesi e krijoi poemën që dashurisë që atij i kishte bërë tepër përshtypje: “ E shkrova këtë poemë me duart në litar….” Dhe më tej tregoi objektin mbi të cilin shkruante krejt ndryshe nga poetët e tjerë: “Në damarët e një gjethi shkruaj sot me majën e një plumbi.”

Përfundimisht mund të them, se me përvojën e ish studenteve dhe autoreve që kam redaktuar, kuptova fare mirë nivelin e lartë të fluturimit të saj poetik dhe i thirra nga poshtë: -Boll, e shquara poeteshe Camelia Radulian! Zbrit në tokë!… Se edhe me kaq sa pashë, mund të them me bindje të plotë, se ju jeni një flatruese poetike e përmasave ndërkombëtare, që më keni lënë pa fjalë. Koha e ardhmërisë do të flasë me fjalë të arta për ju.    (Shkrimtar, “Personalitet i shquar” , Tiranë – Albania)

INTELIGJENTE, E BUKUR, E TALENTUAR DHE ADMIRUAR

Poetesha Camelia Radulian është një personalitet kompleks, e admiruar dhe e talentuar, e bukur dhe inteligjente, e lindur në Mbretërinë e Poezisë, për të cilën poezia është ëndërr dhe ëndrra është poezi. E arrdhur nga Kështjella e Banisë, Camelia Radulian është Mbretëresha e metaforave më subtile, më delikate dhe më komplekse. Ndërmjet vargjeve të saj fshihen fjalë të shprehura dhe të pashprehura, të cilat konturojnë kuptime të thella me fjalë të tjera të mbyllura ndërmjet faqeve të librit. Autorja e këtij vëllimi dygjuhësh është laureate e një numri të konsideruar mirënjohjesh, e pranishme në publikime të panumërta letrare, në festivale të poezisë, në evenimente kulturore etj. Magnetizmi i veçantë, sidomos proza dhe poezia, i kanë sjellë qindra e mijëra miq e dashamirë, realë apo virtualë, gjithmonë duke pritur me padurim për t’ia lexuar dhe deshifruar mendimet dhe ndjenjat.

Camelia Radulian është mbretëresha e zemrave tona dhe autore e një lirizmi të ri, gjithmonë i mahnitshëm, gjithmonë i pasur në shprehje, thellësi dhe nynca. “Më pëlqejnë shumë vargjet e saj. Kanë mushtin e talentit të gjallë dhe janë një befasi të çuditshme. Fjalët e ftojnë njëra-tjetrën në përngjitje të reja. Kjo femër ka një ndjenjë të mrekullueshme dhe të freskët. (…) Camelia është një poete gjithmonë e befasiueshme. Shpirti i saj ka flakën e diellit, rrezet e hënës, freskinë e fontanës së thellë. E pranoj këtë që e them: Camelia është poetesha e këtij çasti.”. (Emil Brumaru).

Kritiku letrar, Daniel Cristea-Enache, shton se ajo ka guximin dhe forcën për të rehabilituar lirizmin e botës rumune, tani i ndodhur në një periudhë të mospërflljes, thuajse të përgjithësuar. Dhe e bën këtë me shije të veçantë, me forcë dhe mjeshtëri.  “E jashtëzakonshme është poetesha Camelia Radulian,  me versalitetin e saj tematik dhe me formulat lirike, me humnerat dhe majat sentimentale të poemave të saj, që të shpiejnë, si në një labirint, nëpër rrugët më të paparashikueshme, për të të nxjerrë në liman, mu atëherë kur mund të kesh humbur shpresën dhe kuptimin e kërkimit”. (Andra Ticher Podia)

Gazetare, eksperte në fushë të komunikimit, poete, prozatore, kritik letrar. Presidente e Unionit të Shkrimtarëve të Gjuhës Rumune – Filiala Rumania; Presidente e Shoqatës Multikulturore Transkufitare “ArteC”; Presidente e Klubitt “ArteCarte”; Bashkëpunëtore permanente e ”Literatura de Azi”, ”Catchy” dhe ”Bel Esprit”, nënshkruese rubrikash letrare dhe recensionesh. Botime letrare në New York Magazine – SHBA, Sukoon Magazine – Dubai, Albanezul/Shqiptari, Bukuresht. Prezente në antologji dhe revista të ndryshme letrare në Rumani dhe jashtë saj. Absolvente në Fakultetin e Letërsisë – Historisë në Krajovë dhe e Psikologjisë në Universitatea de West, Timishoara. Specializime në Semiotikë dhe teknikat e komunikimit – Manchester – Britani e Madhe, 2001. Debutim Letrar në Revistën Ramuri (Degët), 1984). Në adoleshencë, frekuenton Klubin letrar “Traian Demetrescu” dhe Klubin “Mirror” në Krajovë.

Pas një pauze të gjatë letrare, iu kthye shkrimit në vitin 2000, me nxitjen e njeriut të kulturës Romulus Vulpescu. Në vitin 2004, Romulus Vulpescu e bën parathënien (pa dijen e saj) dhe ia boton librin e parë me poezi, ”Plagët e fjalëve”, në Editurën Semne. Pasuan vëllimet me poezi: “Turrë në tetor”, i shoqëruar nga albumi muzikor i Madalin Amon-it, që përmban 14 këngë me vargjet e Camelia Radulian. Pasojnë vëllimet “Pasqyrat  1” dhe ‘Pasqyrat 2 – Qyteti ku hesht Zoti”, të shoqëruar nga albume muzikore të nënshkruara nga Dan Pantiş, që përmbajnë 26 këngë me vargjet e poetes. Përndryshe, Camelia Radulian është një nga “poetët më të kënduar” të kësaj kohe, vargjet e saj duke frymëzuar botimin e mbi 80 këngëve.

Në vitin 2015, vëllimi ”Pasqyra” zë vendin e tretë në konkursin Bookaholic – libri rumun më i mirë me poezi – i iniciuar nga Cărtureşti. Autorja depërton në botën e përjetësisë me dashuri hyjnore në krahët e ëndrrës. Ajo vjen para nesh duke e shijuar parfumin e fjalëve, duke flutuar nga fjala në fjalë dhe nga mendimi në mendim. Ka ardhur koha kur kësaj artisteje me shpirt delikat dhe të jashtëzakonshëm, t’i urojmë nga zemra: Mirëse errdhët në gjuhën shqipe, e dashura Camelia! (Baki Ymeri)

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok