21/12/2024

Flet specialisti Enriko Ceko: Niveli i pagës minimale me atë maksimale në Shqipëri është një me dhjetë

0
Enriko-Ceko

– Me këto të ardhura të ulëta mund të blihet vetëm bukë, kripë dhe ujë.

-Sipas të dhënave nga Banka Botërore, rreth 25% e popullsisë shqiptare jeton nën kufirin e varfërisë dhe me më pak se 1 USD në ditë.

-Një pjesë tjetër e popullsisë jeton me rreth 3-5 USD në ditë dhe rreth 35% të tjerë me rreth 7 USD në ditë.

-Pra rreth 75% e popullsisë së Shqipërisë është e varfër, pasi edhe 7 USD në ditë nuk mjaftojnë për një jetesë normale.

-Shtatë dollarë në ditë janë 210 dollarë në muaj, pra më pak se paga minimale që tashmë është 40.000 lekë, pra, pak a shumë 400 USD.

-Nëse rritje ekonomike është 2%, pjestuar me 72, atëhere shqiptarëve u duhen 36 vite që nga 5.000 USD të ardhura në vit, të bëhen 10.000.

-Nëse rritja ekonomike është 3%, atëherë shqiptarëve nga 5000 USD në vit, do u duhen 24 vite që të ardhurat t’u rriten dyfish, pra 10.000 USD.

– Tashmë Kroacia, që në vitet 90 ishte njësoj si ne i ka të ardhurat 18.000 USD në vit.

Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

Problemet e shoqërisë shqiptare janë të shumta…Papunësia, situata ekonomike dhe kosto e lartë e jetesës janë shqetësimet kryesore të shqiptarëve sipas rezultateve të Eurobarometrit. Shoqëria shqiptare është e mbytur me problem, të cilat potencialisht janë të zgjidhshme, por mungon vullneti për t’i zgjidhur, ku me vullnet në këtë rast do të kuptojmë tërësinë e lëvizjeve me kah pozitiv, që bën shoqëria për të dalë nga labirinti në të cilën ndodhet. Shqipërisë nuk i mungojnë njerëzit përparimtar dhe të formuar, por i mungojnë ata, të cilët duhet të marrin përsipër përgjegjësinë për të punuar me dashuri të vërtetë për vendin. Sot, koha po reflekton një politikë dhe shoqëri e cila nuk pranon idetë e reja duke mos i marrë në konsideratë ato; që shmang sfidat, në mënyrë që të ruajë harmoninë ekzistuese, e cila është fiktive; që udhëheqësit sakrifikojnë interesa kombëtarë për interesa personale; që njerëzit janë mosbesues ndaj politikanëve që vetë i zgjedhin me votën e tyre; që shoqëria në tërësi mendon individualisht dhe jo kolektivisht; që individi mendon së pari për vete dhe jo për zhvillimin e shoqërisë dhe të gjitha këto së bashku na çojnë pashmangshmërisht drejt një procesi degradimi të shoqërisë. Probleme ka shumë me të rinjtë. Pjesa më e madhe po ikën në emigracion. Problemi më i madh i një pjese të madhe të rinis është se ata janë jashtë rehalitetit, nuk i kuptojnë rrethanat, kohën apo vëndin ku jetojnë. Çdo ditë dëgjojmë për incidente të shkaktuara nga të rinjtë e sotëm. Shumica e vjedhjeve, grabitjeve dhe sidomos trafiku dhe përdorimi i lëndëve narkotike, zhvillohet kryesishtë nga të rinjtë e sotëm. Kemi në përgjithësi një degradim të përgjithshëm tek të rinjtë, si për nga mënyra e të sjellurit në jetën e përditshme, në atë familjare dhe në shumë vënde dhe mënyra që ata preferojnë. Kjo: sepse shteti nuk ka politika afatgjata për rininë shqiptare. Ndaj vendi ynë ndodhet në udhëkryq…Thënia lapidare e Kenedit “mos prisni çfarë do bëj vendi për ju, por çfarë do bëni ju për vendin” është kaq shumë aktuale, edhe pse gati gjysëm shekulli, sikur ta ketë thënë për ne, për Shqipërinë tonë që Zoti na e ka dhënë kaq të bukur dhe të pasur mbi dhe nëntokë.

Plot, 576 mijë persona jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër. INSTAT ka publikuar rezultatet e vitit 2022 të Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ) e cila mat nivelin e jetesës, varfërinë relative dhe privimin material dhe social në familjet shqiptare. Treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, në vitin 2022 është 20,6%, duke pësuar rënie prej 1,4 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2021…Pse kjo situatë?

Përgjigje:

Sipas të dhënave nga Banka Botërore, rreth 25% e popullsisë shqiptare jeton nën kufirin e varfërisë dhe me më pak se 1 USD në ditë, një pjesë tjetër e popullsisë jeton me rreth 3-5 USD në ditë dhe rreth 35%, të tjerë me rreth 7 USD në ditë. Pra rreth 75% e popullsisë së Shqipërisë është e varfër, pasi edhe 7 USD në ditë nuk mjaftojnë për një jetesë normale. Shtatë dollar në ditë janë 210 dollarë në muaj, pra më pak se paga minimale që tashmë është 40.000 lekë, pra, pak a shumë 400 USD.

Problemi më i madh është fakti se me këto të ardhura të ulëta, nëse inflacioni godet, atëhere me këto para mund të blihet vetëm bukë, kripë dhe ujë, por mesa duket shqiptarëve u mjafton bukë e kripë e zemër, ndërsa qeveritarëve nuk u mjaftojnë makinat e shtrenjta, vilat luksoze dhe përfitime të tjera, që pjesa më e madhe e popullsisë nuk i di pasi në vend mungon transparenca dhe qytetarët nuk kanë njohuri ekonomike dhe financiare për të bërë llogari dhe për të njohur vlerën e vërtetë të parasë. Me rritjen e inflacionit, edhe ata që janë mbi nivelin e varfërisë do kthehen në të varfër. Ulja e sforcuar e vlerës së euros nuk sjell më efektet e dëshëruara për ekonominë dhe xhepat e qytetarëve.

– BERZH: Shqipërisë do t’i duhen deri në 70 vjet për të arritur standardet e jetesës së BE, pse?….

Përgjigje:

Po vërtet. Këtu funksionon rregulli i numrit 72. Sipas këtij rregulli, që ne ekonomistët e njohim fare mirë, pasi vjen nga një formulë e Albert Ajnshjtajnit, nëse numrin 72 e pjestojmë me rritjen ekonomike, atëhere numri që del tregon se sa vite duhen për të dyfishuar të ardhurat. Pra, nëse rritje ekonomike është 2%, pjestuar me 72, atëhere shqiptarëve u duhen 36 vite që nga 5.000 USD të ardhura në vit, të bëhen 10.000. Nëse rritja ekonomike është 3%, atëhëre shqiptarëve nga 5000 USD në vit, do u duhen 24 vite që të ardhurat t’u rriten dyfish, pra 10.000 USD, ndërkohë qe Evropa ecën edhe më shpejt se ne. Tashmë Kroacia, që në vitet 90 ishte njësoj si ne i ka të ardhurat 18.000 USD. Pra, vetëm për të kapur Kroacinë do duhen 70 vite, nëse Kroacia qëndron në këto nivele që është sot, e jo më të kapin Gjermaninë, Danimarkën, etj.

-Shqiptarët paguajnë rreth 5,3 mln. euro për 41 deputetët që vetëm ngrohin karrigen në Kuvend. A ndodh gjetiu?

Përgjigje:

Kjo është një çështje që ja vlen të qëndrojmë. Niveli i pagës minimale me atë maksimale në Shqipëri është një me dhjetë. Paga minimale është 40.000 lekë, ndërsa pagat maksimale në administratën publike janë 400.000 lekë. Kjo diferencë nuk është e përshtatshme për një vend ku pjesa më e madhe e popullsisë është e varfër dhe në kufijtë e varfërisë. Nëse të ardhurat do ishin të larta, atëhere raporti paga minimale me atë maksimale do ishte pesë, por tashmë e kemi dhjetë. Në perëndim kjo diferencë është më e ulët dhe më e pranueshme, shtuar këtu që në Perëndim ka edhe transparencë për punonjësit e administratës publike për të ardhurat dhe shpenzimet e tyre dhe shpesh kemi parë edhe dorëheqje për përdorim të parave publike nga pushtetarë evropianë që kanë dhënë dorëheqjen për pak euro a paund. Këtu kjo nuk po ndodh, dhe mesa duket është në modë që një parlamentare të bëjë flokët dhe thonjtë çdo ditë që në pikë të mëngjesit dhe të paguajë 50 euro, pa filluar mirë dita, e se nga dalin 50 euro në ditë për flokë, thonj e buzëkuqë, nuk dihet, se edhe me pagën 400.000 lekë në muaj, të bësh flokët e thonjtë çdo ditë që në pikë të mëngjesit, kjo është e pamundur.

– Freedom House: Kosova dhe Shqipëria, vende “pjesërisht të lira”. Si komentohet kjo?

Përgjigje:

Po. Në raportin e fundit të Freedom House Shqipëria dhe Kosova kanë dalë nga vendet me regjime hibride dhe mesa duket kjo “ngritje në përgjegjësi” është më së shumti politike në kuadër të situatës ndërkombëtare dhe prirjeve për një pranim të vendeve të Ballkanit Perëndimor “ashtu siç janë” në rrugën e integrimit, pasi në fakt askush nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk plotëson kriteret e integrimit të përcaktuara në Traktatin e Mastrihtit dhe Kartën e Kopenhagenit. Vende pjesërisht të lira, sipas Freedom House do të thotë që në këto vende ka një nivel lirie, por pozita ushtron presion të pajustifikuar ndaj opozitës dhe ka një problematikë ende të madhe në lidhje me lirinë e fjalës, shtypin e lirë dhe nivelin e medias në aspektin e demokracisë. Kontrolli që qeveria bën në mënyrë të hapur në këto drejtime e ka penalizuar shumë Shqipërinë në lidhje me renditjen në indeksin global të lirisë dhe demokracisë, përfshirë edhe indeksin e Freedom House.

Ikja pa kthim…Vetëm në vitin 2022, sipas Eurostat, janë 50 mijë shqiptarë që kanë marrë shtetësinë në një vend të BE-së, duke u renditur të tretët në Europë, pas marokenëve dhe sirianëve. Fryma politike, që erdhi për 300 mijë vende të reja pune po largohet bashkë me mbi 700 mijë shqiptarë, që braktisën atdheun.” Sipas të dhënave nga 2013 deri në fund të 2023, figuron që nga Shqipëria janë larguar rreth 700 mijë shqiptarë. Ku një pjesë e mirë kanë marrë pasaportat, dhe vetëm në 5 vitet e fundit azilkërkuesit arrijnë rreth 104 mijë. Sipas shifrave të EUROSTAT dhe jo institucioneve shqiptare, në dekadën e fundit janë rreth 1 milionë shqiptarë që kanë braktisur vendin. Çfarë sjell për Shqipërinë?

Përgjigje:

Kjo është një gjendje dramatike. Në vend kanë mbetur vetëm fëmijë dhe pleq. Sipas të dhënave të fundit raporti meshkuj femra në vend është një me dy, pasi pothuajse të tërë meshkujt e grupmoshave 25 – 45 vjeç janë larguar. Pra, është larguar mosha më produktive në të tëra aspektet, përfshirë këtu edhe riprodhimin e popullsisë. Toka bujqësore ka mbetur djerrë dhe shqiptarët shkojnë e vjelin uillinjtë e grekut dhe pjeshkat e italianëve, e u bëjnë shërbim pleqve e plakave gjermane nëpër shtëpitë e të moshuarve atje, kur në vend kanë lënë të vuajnë më shumë se 750.000 pensionistë, që kanë pension qesharak, pasi në vend nuk ka forca pune që të paguajnë sigurimet shoqërore, në mënyrë që ata që janë sot në pension të kenë një pension dinjitoz. Në kuadrin individual dhe praktik, çdokush ka të drejtë ta ndërtojë jetën atje ku e shikon të arsyeshme, por në aspektin real të jetës, askush nuk të jep karrigen e mbretit në vend të huaj. “Pra guri i rëndë në vend të vet”- thotë populli ynë me të drejtë. Pra, këtu duhet të ndalemi me kujdes për politika demografike të përshtatshme, pasi ne individualisht nuk mund të bëjmë asgjë për këtë çështje vetëm të flasim e debatojmë në gazeta e media televizive.

Som

Këtu funksionon rregulli i numrit 72. Sipas këtij rregulli, që ne ekonomistët e njohim fare mirë, pasi vjen nga një formulë e Albert Ajnshjtajnit, nëse numrin 72 e pjestojmë me rritjen ekonomike, atëhere numri që del tregon se sa vite duhen për të dyfishuar të ardhurat. Pra, nëse rritje ekonomike është 2%, pjestuar me 72, atëhere shqiptarëve u duhen 36 vite që nga 5.000 USD të ardhura në vit, të bëhen 10.000.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok