22/12/2024

Flet sopranoja dhe pedagogia Linda Kazani

0
Linda-Kazani3

-Këngëtarët lirikë shqiptarë, janë potencial konkurues dhe po shkëlqejnë në Europë

Nga Albert Z. ZHOLI

Mag. art Linda Kazani Simixhiu Soprano dhe Pedagoge. Linda Kazani ka lindur në Tiranë, në vitin 1974. Pasi mbaron Liceun artistik „Jordan Misja“ në Tiranë, studion kanto lirike në Akademinë e Arteve në klasën e Prof. Suzana Frashëri dhe Prof. Hamide Stringa. Në vitin 1996 diplomohet si këngëtare lirike me rezultate të larta. Që gjatë studimeve në Akademine e Arteve, ajo spikat me talentin e saj dhe zgjidhet nga një komision profesorësh austriakë, të marrë pjesë në Festivalin operistik në Linz të Austrisë, ku në moshën 20 vjeçare, këndon rolin e saj të parë, Bastjenën në operan e Mozartit „Bastien und Bastienne“. Në vitet 1997 – 1999 kryen Masterin në “Folkwang Universität der Künste” në Essen të Gjermanisë, si bursante e bursës gjermane DAAD

-Kohë pandemie. Si është kjo periudhë për një artiste jashtë skenës?

-Pandemia na privoi nga shumë gjëra, jo vetëm nga skena. Por nga ana tjetër na forcoi dhe na bëri edhe njëherë më të vetëdijshëm për vlerat e vërteta të jetës: shëndeti dhe familja. Unë jam artiste e lirë dhe kohën e pandemisë e shfrytëzova për të shkruar librin  “50 ushtrime për trajnimin e zërit“. E shkrova në fillim në gjermanisht (“50 Übungen zur Stimmbildung“)  duke u bazuar në shënimet e mia që mbaj gjatë mësimdhënies, gjatë gjithë këtyre viteve.  Libri gjeti mbështetje të mirë “online” tek publiku austriak. Gjithashtu fitova dhe ccmimin e punës krijuese për artistët e Land Kärnten (Kantoni ku unë jetoj në Austri) për vitin 2020. Këtë ccmim e investova për botimin e librit në shqip “50 ushtrime për trajnimin e zërit”.  E kam sjellë në Tiranë në verën 2020 dhe kam marrë vlerësime personale nga ish-mësuesit e mi.

-Soprano një profesion i bukur, frymëzues dhe shtysë vizionesh, si lindi dëshira për profesionin dhe kush e zbuloi talentin tuaj?

Unë kam qenë nxënëse e pianos në Shtëpinë e Pionierit në lagjen Nr. 4 për tetë vjet. Gjatë lojës në piano e kisha zakon të këndoja melodinë e dorës së djathtë  dhe mësuesja e pianos Rabiana Katragjini, më ve në dukje se me zërin tim këndoj goxha lart. Më pas më prezantoi tek mesuesja e kantos Zeliha Sina (po aty)  dhe kështu fillova të përgatitem për konkursin e pranimit në Liceun Artistik.

-Çfarë roli kanë luajtur prindërit në këtë rrugëtim në fillesat tuaja?

Prinderit e mi janë intelektualë dhe duke parë pasionin tim nuk më penguan, por në të vërtet ishin pak skeptik…pasi ne nuk kishim mbështetje dhe të njohur në fushën e artit dhe atyre i dukej sikur po më braktisnin në një fushë ku nuk do të mundnin të më ndihmonin dot. Sot që jam vete prind, e kuptoj shumë mirë merakun e tyre në atë kohë, gjithashtu i jam shumë mirenjohëse për besimin që ata patën tek unë.

– Cili është intepretimi juaj i parë dhe kush e vlerësoi?

Interpretimi im i parë përpara publikut ka qenë në dekadën e majit 1990 në moshën 16 vjecc, ku me orkestrën dhe korin e Liceut Artistik këndova si soliste Uverturën për zë dhe orkestër të Kujtim Laros. U ndjeva e vlerësuar shume si nga publiku edhe nga bashkënxënësit e brezit tim dhe mësuesit, ku veccoj mësuesen time të kantos Rovena Korreta, mësuesen e korit Rozmari Jorganxhi, dirigjentin e orkestrës Artan Liccaj etj..

-Në shkollë kush ishte mësuesi/ ja juaj që ju mbështeti për këtë rrugëtim?

Në Liceun Artistik kam qenë nxënëse e Rovena Korreta, e cila ishte shumë e apasionuar dhe punëtore. Më vlerësonte dhe krijoi me mua një raport artistik shumë kreativ, duke ma punuar zërin si të ishte instrument. Ajo vetë është përveccse këngëtare edhe violiniste, gjë që më përshtatej dhe mua, që doja të mësoja kanton si vazhdimësi e teknikës instrumentale mbi atë vokale. Sicc e përmenda, duke qenë se kisha mësuar piano, teknika vokale tek unë bazohej mbi atë intrumentale.

-Cilat ishin mësimet e saja për ju?

Besoj se gjëja më e bukur që kam mësuar nga ajo, ka qenë oreksi i mirë për të mësuar vazhdimisht. Rovena ishte e re dhe vazhdonte mësonte nga pedagogia e saj Hamide Stringa edhe mbas përfundimit të studimeve. Profesoreshe Hamide Stringa më ka ndjekur që në Lice duke më këshilluar repertorin e duhur për zhvillimin e zërit tim. Më pas në Akademinë e Arteve u bëra edhe unë studente e saj deri në diplomimin tim me noten 10 absolute.

-Kur dhe si konkuruat për kënëgtare lirike, çfarë pjese intepretuat dhe kush ishte në komision?

Konkursi i parë, ai i pranimit në Lice, qe në verën 1988, ku këndova: Rossini- Baresha Pucinni- O Ati im I dashur (Oh mio babbino caro) në atë kohë i këndonim veprat ne shqip  L. Gjoka – Bilbili T. Daija – “Dua të këndoj“. Kjo është një romancë me tekst të Jorgo Papingjit që Mjeshtri Tish Daija e kompozoi enkas për mua, kur dëgjoi për herë të parë vokalin tim. Për këtë ndihem shumë e nderuar dhe mirënjohese! Konkursi i pranimit në Akademine e Arteve u zhvillua në verën 1992. Në komision ishin profesorët, Suzana Frasheri, Burhan Spahia, Shqipe Zani. Në këtë konkurs u vlerësova me vendin e parë.

-Kur e keni realizuar rolin e parë si profesioniste dhe ku?

Roli im i pare ka qene ai i “Bastienes” në operan e Mozart “Bastien und Bastienne“. Këtë rol e kam kënduar në vitin 1994 (kur isha 20 vjecc) në Linz në Austri nën drejtimin e dirigjentit të famshem Alexei Kornienko dhe regji te Josef Oberauer. Këtu mori një drejtim tjetër edhe formimi im muzikor, pasi u njoha me shkollën gjermane të interpretimit origjinal të veprave të Mozart.

-A janë pedagogët e shkollës së muzikës shqiptare të nivelit Europian?

Une kam pasur fatin e madh të jem studente e Prof. Hamide Stringa, një nga ikonat e pedagogjisë së kantos dhe të historisë së muzikës. Ajo është një nga pedagoget tona që studiuan në “Konservatorin Tchaikovsky“ në Moskë, të cilet mbi këto baza ndërtuan shkollën tonë shqiptare. Me kombinimin akademik që ajo zotëron, mësova prej saj teknikën e kantos dhe muzikimin në stile dhe epoka të ndryshme të historisë muzikore botërore. Në një periudhë të studimeve të mia në Akademi isha studente edhe e Prof. Suzana Frashëri, e cila mbas specializimit që pati bërë ne Konservatorin “Santa Cecilia“ në Romë solli një frymë të shkollës italiane në trajtimin teknik të arieve antike dhe të belcantos italiane. Kështu që në Tiranë trajnova shkollën e kantos ruse dhe italiane, për të vazhduar më pas në Gjermani me shkollën gjermane. E përmenda këtë për t`ju përgjigjur pyetjes tuaj, nëse pedagogët shqiptarë janë të nivelit europian. Pedagogët që sollën shkollën ruse, na vendosën baza shumë të mira profesionale dhe na rrënjosën disiplinën e punës, gjë që na ka bërë të bëjmë figurë shumë të mirë në botë. Me ikjen nga Shqipëria të muzikantëve më të mirë, u largua një potencial shumë i madh, i cili i mungon brezit të ri…. Nga përvoja ime si kryetare e komisionit të konkursit “Jorgjia Truja“ 2018, vura re se cilësia e punës tek nxënësit nuk është më ajo e brezit tonë…

-A mund të thuhet se këngëtarët lirik shqiptarë janë shumë konkurrues në Europë?

Sigurisht që këngëtarët lirikë shqiptarë, janë potencial konkurues dhe po shkëlqejnë në Europë, pasi ndër ta ka zëra shumë të mirë, por për tu përballur me konkurentët europianë nuk mjaftojnë vetëm zërat. Këngëtarët duhet të plotësojnë kriteret e teknikës vokale, duhet të zotërojnë zërin me siguri precize, duhet të interpretojnë një repertor të gjerë të shtrirë në të gjitha epokat dhe stilet muzikore. Për këtë duhet shumë punë, studim dhe përkushtim.

-Cilët mund të përmendësh prej tyre?

Duhet të pohoj që zërat e njohur janë të brezit që studiuan nën drejtimin e profesorëve të brezit tonë, sicc e përmenda dhe më sipër. Emra të njohur kemi plot sicc janë,  Inva Mula, Oriana Kurteshi, Mirjam Tola, Sokolin Asllanaj, Etleva Shemaj etj. Në vitet e fundit nuk po dalin më yje të tillë nga Shqipëria.

-Si jeni ndjerë si soprano në Operën e Klagenfurtit në Austri? A keni ndjerë shenja racizmi?

Në operën e Klagenfurtit u punësova pasi fitova konkursin e punës, menjëherë sapo mbarova Masterin në Universitetin e Muzikës në Essen të Gjermanisë. Aty u ndjeva që në fillim shumë mirë, dhe nuk e kam ndjerë kurrë veten të huaj, ashtu si edhe kolegët e tjerë që vinin nga vende të ndryshme nga e gjithë bota. Në teatro apo orkestra muzikantët zgjidhen në bazë të aftësisë nëpërmjet konkursit, dhe jo nga nënshtetësia, kështu që kolektivi ështe një mix kulturash dhe kombësish.

-Ju keni dhënë koncerte në shumë vende të botës. Kur dhe ku jeni ndjerë më mirë në skenë jashtë vendit?

Në Arenën e Pula në Kroaci, në Korrik 2010 kur këndova Violeten në Operën “La Traviata“. Ishte një ndjesi e veccantë të këndoja para 5 mijë njerëzve, të cilët merrnin frymë bashkë me mua në ccdo frazë dhe ku mbizotëronte një qetësi mistike që më lejonte në skenë të hapur të realizoja ccdo pianissimo (pp- dinamike muzikore për tingullin më të ulët në volum por me intensitetin më të lartë në tingull). Në fund gjatë duartrokitjeve pashë fytyra të përlotura, dhe njerëz që duartrokitnin të ngritur në këmbë. Në atë moment mendova: Nuk është bërë njeriu të adhurohet kështu. Këto duartrokitje nuk janë vetëm për mua, por për vetë operën dhe të gjithë pjesëmarrësit e shfaqes. Pas këtij mendimi u ndjeva shumë mirë.

-Po dita më e vështirë?

Ah, ditët e vështira janë përvoja mësimi! Ishin provat e fundit para premieres së “Boris Godunov“ në Klagenfurt, ku këndoja rolin e vajzës së tij, Xenia. Për të mos u zgjatur me hollesitë,  u sëmura rëndë dhe mëc cuan me urgjencë në spital. Sicc mora vesh më vonë nga kolegët, për shkak të stresit që iu krijua stafit drejtues, më zëvëndesuan shumë shpejt me një soprano tjetër. Gjë që nuk jua mora për keq, pasi “The shou must go on”. Qe një periudhë e vështirë shëndetësore por edhe emocionale për mua. Duhet të mbijetoja për të rritur dy fëmijët e mi që në atë kohë ishin shumë të vegjë. Nuk më shkonte mendja fare tek premiera apo karriera. Instikti i nënës më bëri të mbijetoj për fëmijët e mi, pasi askush nuk ia zëvendëson nënën fëmijës, teatrit ia zëvendësojnë sopranon pa arritur ende urgjenca në spital. Kjo përvojë, shkundi diccka të fortë tek unë, dhe pas kesaj, u bëra shumë më gjakftohtë përsa i përket karrieres, e thënë ndryshe e “pushova nga puna“ egon .

-Kur flasim për repertorin…?

Përsa i perket repertorit tim, e kam zotëruar gjithmonë vetë perzgjedhjen e roleve. Karrierën e kam drejtuar vetë, pa pranuar të punoj me një menaxher ose agjent. Unë kam fatin që punoj bashke me bashkshortin tim, pianistin Erald Simixhiu, dhe projektet tona i ndërtojmë dhe organizojmë vetë.

-A mund të jetosh sot me në Shqipëri si këngëtare lirike?

Me sa kam dëgjuar për pagesat që marrin koleget shqiptare, them se është një jetë vërtet e veshtirë, sidomos për familjaret me fëmijë. Ne në teatrot europiane për një shfaqe paguhemi sa dy rroga mujore të kolegeve tona në Shqipëri. Kjo nuk është absolutisht e drejtë, pasi ata bëjnë ekzakt të njëjtën punë. Partiturat e operave kanë po ato nota si ti këndosh në Vjenë apo në Tiranë…

Cilët janë kënëgëtarët lirik në botë që ju impresionojnë dhe ju motivojnë?

Ka shume të tillë, do përmendja kolegët austriake: Angelika Kirschlager, Katharina Leitgeb, Daniela Fally, Elisabeth Kullmann etj.

-Pedagoge e kantos në shkollën private në Klagenfurt, çfarë përbën për ju ky status pedagogjik?

Pedagogjia për mua nuk është status, është puna që e bëj me shumë pasion me të rinjtë që duan të mësojnë të këndojne kanton me profesionalitet. Këtu unë jap mësim për të gjithë grupmoshat dhe drejtimet muzikore sicc janë, klasike, musical, romance, pop dhe jazz. Puna më ecën më mirë secc mund ta kisha imagjinuar, pasi duke qenë soprano e njohur për suksesin tim në Klagenfurt që nga viti 1999, më vijnë vazhdimisht nxënës që duan të mësojnë teknikën e mirë e të shëndetshme vokale. Shkolla ime e kantos, nuk është vetëm një institucion por edhe një metodikë e suksesshme vokale e bazuar në shkollat më të mira europiane të cilat unë i kam studiuar, si ajo ruse, italiane, gjermane dhe franceze.

-Pse këngëtarët lirik vlerësohen më shumë jashtë Shqipërisë dhe a mendoni të ktheheni në atdhe? Zërat shqiptarë janë zëra mesdhetarë, kanë një timbër të bukur e të plote, janë natyra emocionale dhe bëjnë efekt dramatik në performanca. A mendoj të kthehem në Shqipëri…? Jeta familjare dhe profesionale që kemi ndërtuar në Austri bashkë me bashkëshortin tim, është investim për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok