21/12/2024

Flet piktori i mirënjohur Adnand Deda: Në qytetin tonë po ushton “Genocid betoni”

0
Adnand-Deda

Ekspozita është “Revolte Artistike”, klithmë që nxjerr nga mjegulla vlerat e shkatërruara ndër vite të Tiranës

Nga Albert Z. ZHOLI

Këto ditë në ambientet e kalasë Toptani piktori i mirënjohuer tiranas Adnand Deda hapi ekspozitën “Tirana në penelin tim”.  Kjo ekspozitë që dqëndroi 4 ditë e hapur solli një risi në artdashësit tiranas. Në këtë ekspozitë më 45 piktura në akrilik dhe vaj autori ka sjellë në mënyrë  të përkryr Tiranën e vjetër, traditat, peisazhe, kompozime, personazhe të kryeqytetit. Të gjitha pikturat kanë një konceptim individual që përcjellin tek vizitori një ndjesi sikur ecin nëpër rugët e vjetra të Tiranës dhe sjellin aty një copëz historie të saj. Që në hapjen e saj u pa në interesim I madh pasi mbështetëse ishte shoqata “Tirana” ku njëkohësisht ishin të pranishëm dhe ish-ushtarë të UÇK . Në fjalën e hapjes piktori tiranas, Buron Kaceli u shpreh: ‘Të merresh me art sot nuk është e lehte sepse arti sot nuk ka mbeshtetjen e duhur per te thenë të vërtetën. Në këto ditë disi  gri kjo ekspozitë solli një ndriçim të ri në Pedonalen e Tiranës por më shumë zgjoi inteersin e noztalgjigëve të rrugicave të Tiranës së vjetër.

-Ju këto ditë në Kështjellën “Toptani” hapët ekspozitën “Tirana në penelin tim”. Cili është qëllimi i kësaj ekspozite. Në çfarë ambientesh je bazuar për pikturat dhe sa piktura janë?

Kam hapur Ekspozitën t’ime në kalanë e Toptanëve dhe mendoj se duhet t’a hapja që përpara dy vjetëve. Tërmetet dhe pandemia ishin pengesa. Qellimi i ekspozitës sime është në formë “Revolte Artistike …klithmë që nxjerr nga mjegulla vlerat e shkatërruara ndër vite Tiranës Qytetit tim të origjinës . Kam rreth 45 piktura në Akrilik dhe vaj .

-Sot Tirana e zhurmëshme dhe me gradaçiela, si mund ta krahasoni Tiranën dje me sot? Mesazhi i ekspozitës?

Tirana përderisa po humb qytetarinë e saj përditë e më shumë shkon drejt shuarjes …Në qytetin tonë po ushton Genocid betoni.

-Piktura një profesion i bukur, frymëzues dhe shtysë vizionesh, si lindi dëshira për pikturë dhe kush e zbuloi talentin tuaj ?

Kam vizatuar dhe më pëlqente që në vegjëli por dy persona më kanë dhënë shtysë të dytë, mësuesi i vizatimit në shkollën 8 vjeçare Siri Kodra, i paharruari Haxhi Deliu . Por nuk harroj kurrë profesorin e pallatit të pionierëve Tiranë, mësuesin e mrekullueshëm Lutfi Çapuni. Unë jam ushtruar panderprerë …Por ishte koha kur vlerat të mohoheshin bazuar nga prejardhja shoqerore dhe politike

-Kur dhe si konkurruat për picture në Lice, çfarë ju dhanë për të pikturuar dhe kush ishte në komision? Cili ishte vlerësimi?

Kur kam konkuruar për në Lice në vitin 1980 nuk fitova edhe pse isha nga më të miret. Ama diçka kujtoj. Përfundova modelin e allçiut të vizatuar mbi karton Disegnio dhe kujtoj se befas hyri në shkollë ish ministrja e asaj kohë Tefta Cami. Më pyeti për mua që kisha mbaruar së vizatuari punën e konkursit  se si quhesha dhe çfarë punë më bënin prinderit. Dy ditë më vonë miku i familjes sime (dhe shtytësi im që unë duhet të futesha në rrugën e artit) dirigjenti Eno Koço takoi tek porta prindërit e mi dhe që të mos lëndohesha unë ua komunikoi që nuk kisha fituar konkursin. R pabesueshme. Në përzgjedhjet e para të fituesve isha nga më të mirët.  .. Ishte kuptuar që përderisa nuk figuronte kërkund emri im kishte ndodhur fshirja me gomë e emrit tim poshtë punës konkuruese dhe qe falsifikuar emri. Pra në vitin 1981 unë mësova cse si bëhej një “konkur” për shkollat artistike ku duhet të fitonin vetëm ata që kishin anëtar Partie nëpër familje . Jo unë që vija nga një familje Tiranase e pasur nga babai dhe familje me njolla nga mamaja. Shkollën e mesme e fillova në gjimnazin Sami Frashëri fare pa qejf, madje nga nxënës i shkëlqyer në 8 vjeçare në nxënës të pa motivuar në gjimnaz. Më qante shpirti për pikturën. Megjithatë kjo periudhë më shërbeu të qëndroja shpesh në ambientet e Teatrit Kombëtar ku merrja mësime pikture nga miku i familjes time Piktori dhe skenografi i Teatrit Kombëtar Agim Zajmi i madh .

-Po në Akademinë e Arteve si tentove të konkuroje?

Si mbarova gjimnazin nuk konkurova vitin e parë për ILA por u përgatita shumë mirë dhe fitova pas një viti . Pedagogët e pikturës në shkollat e asaj kohë kishin kualitet fantastik përveç faktit që sistemi komunist i kornizonte me Konformizëm dhe Skematizëm të Realizmit Socialist .

-Rrugëtimi pas Akademsië së Arteve?

Personalisht në vitin 1989 kam filluar punë menjëherë pas studimeve në (ILA) Instituti i Lartë i Arteve. Kam punuar në njërën nga Ndermarjet më me zë të asaj kohe. Kam qenë Piktor -modelist në Ndermarjet GËZOF -GALANTERI në Tiranë . Aty ka nisur puna pasioni dhe hapja me rrugën e njohjes me Stilimin . Kam qenë ndër të parët piktorë shqiptare që u angazhuan në stilin -modelim veshjesh megjithëse atë kohë nuk njihej dhe nuk kishte shumë emër. Kujtoj se si për çdo model të ri çantash dhe xhupash lëkure apo “fësh-fësh-eje” që dizajnoja dhe hidhej në prodhim (edhe  çantash lëkure *), lavdet dhe shpërblimet i merrte Byroja Teknike dhe ca fytyra të këqija ish drejtuesish të Organizatës së Partisë së Ndërmarrjes.

– Kur e keni hapur ekspozitën e parë dhe ku? Sa piktura kishit dhe çfarë gjinie ishin pikturat?

Ekspozitën e parë si piktor e kam hapur në 1989 në pallatin e Kulturës në Tiranë. Mbaj mënd që kam pas shumë peisazhe në vaj dhe disa pllakate. Më pas si të gjithë miqtë e shokëte mi edhe unë e kam provuar ballafaqimin me tregun e huaj pas viteve 90. Kam hapur dy ekspozita në Itali.në Veneto .

-Thuhet se piktorët Shqiptarë janë shumë konkurrues në Europë, a është e vërtetë dhe cilët janë piktorët me në zë Shqiptarë për ju?

Nga miqtë e mi piktore jashtë vëndit unë do të rendisja dy miqtë e mi nga më të mirët që janë shumë të njohur edhe në Europë, Avni Delvina dhe Niko Dhales . Avniu në Milano dhe Niko në Paris.

– A është bërë kulturë mbajtja e një pikture origjinale në shtëpitë shqiptare? Apo vazhdohet me piktura te kopjuara seriale ?

Mbajtja e pikturave origjinale mendoj se është kulturë por edne jo sa duhet tek ne. Kur më ndodh të vizitoj dikë në familje impresioni i parë që vëzhgoj për të kuptuar nivelin kulturor të familjes është të shikoj se çfarë pikturash varin nëpër mure ..Është pasaportë kulturore

-Cilat janë pikturat tuaja më të vlerësuara?

Nga pikturat e mia që mendoj se kam marrë vlerësim maksimal janë “Rrethimi i Shkodres” tabllo historike kushtuar Esat Pashë Toptanit …”Dasma Tiranase” dhe shumë portrete..

-Cilët janë piktorët në botë që ju impresionojnë?

Nga piktorët e huaj kam pëlqyer norvegjezi Odd Nedrum, Gjermanin e amerikanizuar Albert Bierstadt dhe Eduard Cortes.

-Piktorët janë pijedashës pasi i nxit për frymëzim, cila pije është më e preferuara dhe pse?

Nuk jam nga piktorët pijedashës pasi nuk punoj nën stimulantë për vetë karakterin e punëve që ushtroj. Vazhdoj t’a ushtroj pikturën konservatore-moderne

-Raportet me pikturat nudo?

Kam punuar piktura nudo dhe e adhuroj estetikisht kualitetin e nudove.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok