15/11/2024

Flet modelja Brikena Mustafaj: Me pëlqejnë fotot modeling, por jo tërësisht nudo

0

– Krizë modelingu ka shumë, sepse nuk ka sfilata

– Unë jam modele, jo pornostare dhe pornodjellëse e meshkujve

– Prindërit janë fat ndërsa miqtë i zgjedh vetë

Nga Albert Z. ZHOLI

Ajo është një modele modeste që ka kërkesa të shumta në klipet e këngëtarëve popullorë. Për vetë natyrën e saj emocionale figura e saj në klipe është shumë interesante. Në foto dhe në klipe përjashton fotot dhe xhirimet tërësisht nudo pasi për të pjesë të veçanta të trupit përbëjnë intimitet personal.

Situatë pandemie, çdo të thotë kjo për një modele, a ka hapësira për sfilata dhe modeling në këtë situatë?

-Do të thotë shumë relax, qetësi dhe çaj. Foto shooting me maskë. Hapësira për sfilata nuk ka, sepse normal e dini dhe ju ku ka njerëz mbahet distanca. Maska, lani duart me sapun dhe dizifektoni ambientin.

– Aktualisht cilat janë risitë e Brikenës me fansat e saj?

-Risitë e mia janë të shumta, sjell pozitivitet , dhe asgjë më tepër. Me fansat tepër selektive dhe e respektueshme.

– Cilat janë të veçantat e modelimit në klipet e këngës ?

-Te veçantat e modelimit në klipet e këngës janë: Perfeksioni dhe të qenit vetvetja, thjeshtësi dhe fleksibilitet me kamerën.

– Cilët janë këngëtarët me të cilët ke bashkëpunuar në klipe?

-Këngëtarët që kam bashkëpunuar në klipe janë të shumtë. Klipi im i parë ka qenë me kantautorin Alfred Meminaj. Në klip patëm dhe një miqësi të përbashkët. Njoha dhe reperin nga Tetova Bigi. Klip u prit mjaft mirë nga publiku dhe them se ishte me bindje një hit vere. Dhe tjetra me një grup reper të rinjsh I’BOBY. Klip në zhaner të muzikës të hip -hop r&b. Presim dhe klipe të tjera në vazhdim. Gjithashtu dhe në folk muzik me këngētarin Hysni Hoxha me një këngë çame që po arrin sukses.

-Me cilët këngëtarë jeni nderë më e sigurtë dhe pa stress?

-Më e sigurtë dhe pa stres jam ndjer me Hysni Hoxhën dhe me kantautorin Alfred Meminaj ft.Bigi.

-A ke modeluar apo sfiluar nudo?

-Nudo jo nuk kam modeluar dhe nuk mund të sfiloj tërësisht nudo. Në disa pjesë trupi është shumë personal, i përket jetës sime personale. Jam shumë personale në këtë gjë dhe jam shumë fanatike e vetes në këtë aspekt. Pse bëj foto nuk do të thotë që jam nudiste.

– A e ke problem të sfilosh apo të jesh pjesë e klipeve nudo?

-Normal që e kam problem, sepse unë nuk bëj pornografi, por bëj foto: më pëlqen fotografia.Të bësh art nuk do të thotë të bësh pornografi, të kënaqësh sytë me mish të etur të meshkujve nga dëshira për të ngrënë mish të bardhë. Klipet nudo bëhen vetëm në pornografi. Unë jam modele jo pornostare dhe pornodjellëse e meshkujve. Më pëlqen foto modelingu.

– Cili është klipi më i bukur që ke qenë pjesë dhe çfarë komplimenti të kanë bërë?

-Klipi më i bukur ka qenë Tequlia nga Alfred Meminaj ft.Bigi. Mbresa të veçanta dhe një gallatë e jashtëzakonshme me ta. Komplimenti më i bukur, ka qenë!-O Zot me ca ushqehesh ? dhe: Ke lindur vērtet ditën e diel kur Zoti e bēri pushim ahha!

– A ka krizë në këto situata në konkureset e bukurisë dhe modelimit? Çfarë të mungon më shumë në këtë situatë?

-Krizë modelingu ka shumë, sepse nuk ka sfilata, ka stilistë shumë të mirë, por nuk ka buxhete. Le shumë për të dëshiruar bota e modelingut në Shqipëri. Më mungon dëshira për të kënduar dhe lexuar nuk kam kohë.

– Brikena dhe jeta intime a jeni e dashuruar? Si e mendoni princin e kaltër?

-Brikena me jetën intime është shumë personale. Po jam e dashuruar me vajzën time. Princin e kaltër as nuk e mendoj dhe as nuk dua ta mendoj, sepse nuk ka të kaltër princa, ka vetëm princa me karroca të thyera, ose princa me shpirt gri ose me macen e zezë brenda shpirtit.

-A ka sot miqësi ideale dhe ku ndihesh më mirë mes meshkujve apo femrave?

-Miqësi ideale patjetër që ka. Di të zgjedh miqtë. Një fjalë e Gëtes thotë. Miqtë janë atëhere kur ti ke nevojë t’i kesh afër, dhe tjetra prindërit janë fat ndërsa miqtë i zgjedh vetë. Ndihem mirë në shoqërinë e miqve të paktë.

-Kur je ndjerë më mirë në sfilata dhe pse?

-Jam ndjerë mirë në foto shooting, sepse jam vetvetja, kam miqësi me aparatin. Jam e qetë: unë dhe aparati fotografik. Në sfilata jo shumë. Me stresojne sytë e njerëzve.

-Brikena dhe jeta e natës?

-Jeta e natës aspak. Nuk bëj jetë nate. Bëj më shumë jetë dite. Nata më lodh.

– Kush është frymëzuesi juaj në jetë ?

-Zoti , vajza ime dhe familja ime!

– Marrëdhëniet më të mira i keni me babanë apo më mamanë dhe pse?

-Me të dy prindërit , sepse nuk i ndërroj dot. Më mbështesin, më japin kënaqësi dhe më lenë në jetën time.

– Veshja e preferuar në dimër?

-Pallto me pellush dhe shall i ngrohtë, dimri natyrisht me firmat që më pëlqejnë mua.

– Modelja e preferuar?

-Naomi Champbell dhe Heidi Klum.

-Një trup perfekt cila është dieta juaj?

-Dieta ime tërshërë dhe thierza, sallatë rukola dhe lëng portokalli bio.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok