26/12/2024

Flet “Mjeshtrja e Madhe”, Manjola Nallbani: Disa herë një këngë flet më shumë se jeta e njeriut

0
Manjola-Nallbani

-Ne e kemi realizuar dhe kënduar  këtë këngë sikur të ishim zëri dhe teksti i një populli të tërë

Kënga “Gjithë shqiptarët janë me ty”dhurata më e çmuar për presidentin Bill Klinton

Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

Zëri i Manjola Nallbanit në ditën e pritjes së Presidentit Klinton në Tiranë më 3 korrik 2023 ka hyrë në historinë e kombit shqiptar. Një këngë që mbërtheu gjithë bshkëkombësit tanë kudo në botë.Një këngë me tekst të bukur, me tekst shumë domethënës dhe e intepretuar me një mjeshtëri artistike nga “Mjeshtrja e Madhe” Manjola Nallbani. Minutat e këngës ishin momente prekëse, mirënjohjeje, ku teksti dhe muzika kishin një unifikim prefekt dhe nxorën në pah vlerat e Presidentit Klinton për kombin tonë.Manjola Nallbani është një këngëtare, e cila nuk e ka të veçuar zhanrin muzikor, pasi ajo këndon këngë popullore, folklorike, muzike të lehtë etj.Zëri i saj është mbresëlënës dhe plot muzikalitet dhe nuk ishte rastësi që u zgjodh në atë pritje madhështore. Manjola ka shumë përvojë në muzikë dhe me të gjithë ato prezantime të suksesshme, ka arritur që të jetë e dashur për publikun shqiptar në të katër anët e botës..

Nga Albert Z. ZHOLI

Një ditë e veçantë për shqiptarët kudo në botë, por dhe për ju si këngëtare e një kënge të veçantë.Kënga juaj “Gjithë shqiptarët janë me ty” ishte shumë emocionuese për të gjithë kombin. Si u ndjetë kur u këndua para Klintonit?-

Eventi i asaj dite ishte i veçantë shumëspecifik dhe me emocione shumë të veçanta.Unë në karrierën time kam pasur koncerte pafund dhe kam marrë nga publiku shumë dashuri, shumë duartrokitje, shumë emocione të bukura. Po ashtu edhe në raste konkurimesh, festivalesh, kam marrëvlerësime shpirtërore po ashtu dhe çmime, nga më të ndryshmet dhe më të mirat …Por ajo mbrëmje kur këndova para ish- Presidentit Klinton kishte një simbolikë krejt të veçantë. Ceremonia e asaj dite në fakt në thelb nuk kishte as muzikën,sa performancën artisike. Ishte njëceremoni zyrtare në nderim të Presidentit Klinton për gjithë kontributin, që ai ka dhënë për kombin shqiptar.Kënga “Mbreti botës për liri” ishte në kuadrin e këtij vlerësimi dhe mirënjohje që dhe ne si grup krijuesish dhe artistësh që në vitin 2000 kemi ndjerë diçka të veçantë për ta vlerësuar punën madhështore të Presidentit Klinton. Pra vlerësimi ynë erdhi në formën e një materiali muzikor që unë do të thoja flet mëshumë se vetë jeta e njeriut. Një këngë tejkalon jetën e njeriut, ajo jeton brez pas brezi dhe unë besoj dhe e fus tek ato dhuratat e paçmuara që një njeri mund të marrë në jetë.Kjo këngë u krijua në vitin 2000 dhe natyrisht që kënga është një bashkëkrijim ku aq sa ka vlerë muzika po aq ka vlerë fjala, poezia, po aq ka vlerë shpirti dhe intepretimi i këngëtarit.

– E kishit menduar se një ditë Bill Klinton do ta dëgjonte live dhe do përlotej ?Kishit marrë ndonjë nismë që ai të njihej me këngën tuaj?

Jo! Ishte një nder dhe një privilegj i jashtëzakonshëm për mua. Në të njëjtën kohë, kurrë s`e kishim menduar, as unë as autorët e këngës se do të vinte kjo ditë që ne ta këndonim atë këngë që ia dedikuam megjithë shpirt kontributit të jashtëzakonshëm të SHBA-së, por personalisht presidentit Bill Klinton për Pavarësinë e Kosovës. Patëm kontribut vendimtar, të jashtëzakonshëm. Thjesht e bëmë nga zemra, unë e këndova me të gjithë fuqinë e shpirtit, atëherë tani dhe gjithmonë, sepse gjithmonë Kosovën dhe popullin e saj i kam pasur në zemër njësoj sikur të jetoja atje, ose të jem njëra nga ata… Në atë periudhë Klinton ka qenë numri 1 i botës dhe kënga për të është minimumi i mirënjohjes që ne ndiejmë që atëhere. Ndaj ishin emocione të veçanta.Ne si artistë kemi fatin e madh që të përformojmë në aktivitete të tilla dhe të marrim emocione. Sërish ka disa momente që janë të veçanta dhe ky ishte i tillë. Presidentë ka shumë bota dhe çdokush ka kontributin e tij, por Klinton për shqiptarët është figurë e jashtëzakonshme.Kam admirim të veçantë për të, përpos respektit për çdokënd tjetër.Prandaj unë besoj se në një këngë si kjo kërkontenjë zë të fuqishëm, përgjegjësi, sepse nuk ishte vetëm ndjesia dhe gjykimi jonë si artist, por e të gjithë njerëzve qëdo e dëgjonin.Dhe në fakt ata qëe kanë dëgjuar më kanë shprehur shumë emocion dhe shumë vlerësim për këngën. Kjo do të thotë që edhe muzika e Edmond Zhulalit është pëlqyer dhe ka hyrë në zemrat e njerëzve, po ashtu dhe poezia e përpunuar e poetit të madh Gjok Beci dhe Nexhat Imeraj. Pra muzika dhe teksti kishin një harmoni brilante.Erdhën tek unë të sinkronizuara që unë ta finalizoja. Realisht ajo që e përçon në popull, në publiknjë këngëështë zëri, shpirti  dhemënyra se si këngëtari  e intepreton apo e transmeton. Fakti që  kurështë realizuar kjo këngë ne e kemi kënduar më shumë si kur të  ishim zëri i një populli të tërë, sikur të ishim zëri i të gjithë popullit kosovar, pasi SHBA dhe Klinton luajtën një rol  të jashtëzakonshëm dhe vendimtar në lirinë e Kosovës.Ndaj  dhe ne që kur e bëmë këtë këngë thoshim sa mirë do ishte që ai ta dëgjonte këtë këngë që të kuptojë respektin tonë dhe të marrë atë emocion që merrnim ne si këngëtarë. Por natyrisht nuk  morëm asnjë nismë për ta finalizuar këtë dëshirë apo ide. Gjithsesi, koha, situata e solli, apo merita e protokollit qeveritar  dhe e vetë kryeminsitrit Rama që e përfshiu këtë këngë dedikuese në këtë pritje që ishte shumë zyrtare. Ishte një emision i veçantë pasi për mua ai ishte një president i rrallë nuk mund të them se lotova dukshëm, por u emocionova shumë. Emocioni i veçantë pasi të gjithë ishin të ftuar special, por edhe populli e dëgjoi me shumë vëmëndje, pasi pas ceremonisë të gjithësa më takonin më thoshin na ke bërë për të qarë, na ke sjellë shumë emocione. Shumë të panjohur më thanë se na ngjethej mishi kur ti këndoje. Si prisja reagime të tilla kaq domethënëse.

-Pas mbarimit të Ceremonisë a e takuat Klintonin nga afër? A e vlerësoi ai këngën?

I veçantë ishtemomentikur mbaroi koncerti dhe unë e takova z. Klinton në ndërtesën e Kryeminsitrisëku ai më shprehu gjithë mirënjohjen për performancën, intepretimin, zërin. Pra ai e vlerësoi shumë këngën.Ai më falënderoi, më përgëzoi për interpretimin vokal, për zërin dhe jo vetëm…. Besoj se misioni ynë u përmbush dhe ne respektin, mirënjohjen ia shprehëm drejtpërdrejt në shesh këtij burri të madh shteti, që solli lirinë e Kosovës.Ishte një mbrëmje, që vjen rrallë në jetë.Ngjarje të tilla janësi margaritarë që të ndriçojnë në çdo kohë.Në jetën e çdo këngëtareje ka ditë fati, ditë që kthehen në simbolika. Dhe mua fati më solli të këndoj për një personalitet të madh dhe mik të madh të shqiptarëve. Një njeri që kombi ynë nuk do ta harrojë në jetë të jetëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok