28/12/2024

Flet këngëtari i talentuar mirditor Artan Kola

0
Artan_Kola

-Si më kërkoi një vajzë kineze kasetën me këngët “Bjeri gajdes gajdexhi”  dhe “Dasma e malësorit”

-Kohë pandemie kënga ka ngrirë

-Këngëtarët po luftojnë për mbijetesë

-Në Kinë kënga e gajdexhiut edhe sot është ndër më të dëgjuarat

– Në radion nacionale kineze çdo ditë jepet gjysmë ore këngë nga Shqipëria.

-Më Kinë ndiqeshin filmat shqiptar me luftë nga çdo moshë

-Tish Daija qau kur dëgjoi këngën e gajdexhiut të kënduar nga unë të ripunuar

-Kjo këngë ishte më e dashura për Tish Dainë realizuar më 1962

-“Dasma e malësorit”, është kënduar për herë të parë nga Sali Brari

Nga Albert Z. ZHOLI

Kjo situatë i ka mbërthyer në krizë këngëtarët dhe pse ata vazhdojnë të krijojnë dhe të përcjellin në intrenet këngët e tyre të reja. Por kjo nuk mjafton. Arte u mungon aktiviteti i gjallë, takimet me fansat, atmosfera e mbrëmjeve me këngë. Fillimet e tij në këngë i përkasin vitit 1981, vit prej të cilit, ai, këngën e ka bërë pjesë të pandarë të jetës. Por dhe pse është i ftuar në shumë aktivitete brenda dhe jashtë atdheut, në pafundësi dasmash dhe aktivitetesh, kënga e preferuar e tij, kënga që i dha famë, dhe u kthye në hit, mbetet kënga “Bjeri gajdes, gajdexhi”, këngë të cilën ia solli ndërmend një vajzë kineze.

Si e përjeton këtë periudhë Artani. A po krijon dhe a ka po atë ritëm jete?

Situata është jashtë çdo parashikimi. Një situatë që na ka mbërthyer deri në grykë. Një jetë pa këngë, pa aktivitete. E di çdo të thotë të heqësh këngën nga jeta në lokale, skena, studio, televizione? Do të thotë një jetë boshe, pa ritëm, pa emocion dhe dëshira. Na kanë ikur shumë shokë. Kënga e zbukuron jetën. I jep ngjyrat e ylberit. Kënga është ritëm, antistres, Pra thjesht jetojmë kohë pandemie ku kënga ka ngrirë. Këngëtarët po luftojnë për mbijetesë. Por prapë thurrim ëndrra, thurrim vargje dhe mendojmë për të ardhmen.  Këngëtari gjithmonë jeton me armosferën e muzikës.

Megjithatë le të ndalemi te krijimtaria juaj. Shumë këngë, shumë kërkesa ndaj vetes. Për ju cilat janë këngët më të preferuara të repertorit tuaj?

Këngët  për këngëtarin janë si fëmijët. Pra janë si librat për ju shkrimtarët. Shumë herë nuk dua t’i dalloj. Por duke parë çfarë kërkon më shumë publiku atherë unë do të veçoja dy këngë “Bjeri gajdes” dhe “Dasma malësore”. Të dyja kërkohen në çdo aktivitet timin në fillim dhe në mbyllje, madje u kërkohet edhe këngëtarëve të tjerë kur nuk jam unë.  Madje të them në disa raste i kam kënduar edhe tri herë. E pabesueshme, por e vërtetë.

Kjo këngë ka qenë e kënduar në sistemin monist. Një këngë që kishte disa karakteristika.

Por më befason se si erdhi tek ju kënga e gajdexhiut?

Të them të drejtën as që më kujtohej. As e mbaja mend ndoshat dhe nuk kishte lënë gjurmë tek unë. Por rasti mbreti i botës. Kjo këngë trokiti në mendjen time fare, fare rastësisht. Unë kam pasur një dyqan kasetash tek lagja “21 dhjetori”. Një ditë ë vjen në dyqan një vajzë kineze, e re dhe më flet në shqip. Zotëri dua këngën “Bjeri gajdes, gajdexhi” dhe “Dasma e malësorit”. Hapa sytë. Thashë se mos tallej. Por nga mënyra e kërkesës ajo dukej shumë e sinqertë dhe shumë e prerë. Ngrita supet. Ajo duke parë habinë time më thotë se në Kinë, e para është një nga këngët më të dëgjuara. Thuajse një këngë hit. E shihja si i hutuar. Çuditë me atë femër s’kishin të sosur.  Më habiste për dijet që kishte për muzikën dhe filmat shqiptar. Madje më tha se si këto dy këngë në Kinë shiheshin shumë dhe filmat shqiptar. Mes tyre më përmendi filmin “Malet me blerim mbuluar” dhe “I teti në bronx”. I njihte aktorët e këtyre filmave më mirë se unë. O zot.

-Po si jeni njohur në fillim dhe ku i keni dëgjuar ju këto këngë e pyes?

Ajo duke qeshur më thotë. Në radion nacionale kineze çdo ditë jepet gjysmë ore këngë nga Shqipëria sidomos në vitet 1970 deri 1990. Këto këngë që po kërkoj dëgjohen shumë, shumë. Unë i kam dëgjuar me dhjetëra herë më thotë. Këto dy këngë I veçoja, por kur erdha në Shqiëpri I harrova në shtëpi. Mendoja se do ti gjeja menjëherë por nuk ishte e thënë. Ne i dëgjojmë ju i keni harruar. Duke dëgjuar kinezen simpatike fillova të kërkoj gjithandej në dyqan, por gajdexhiun se gjeta. Pas shumë kërkimesh në një cep gjeta këngën “Dasma e malësorit”, të kënduar nga Sali Brari.

-Kur kishte ardhur kinezja në Shqipëri?

Rreth vitit 2000. Athere kur filluan të vijnë tregëtarët kinezë tek ne. Edhe ajo me një mikun e saj kishin marrë nëj dyqan te Medreseja. Ishte shumë e a[asionuar aps këngëve shqiptare dhe e donte shumë Tiranën. Me atë befasoheshe në çdo moment.

-Pra kinezja të vuri në punë për të gjetur “Gajdexhiun”. Ku dhe si e gjete këngën?  Si e realziove në studio?

Sigurisht më vuri në lëvizje. Madje më befasoi me atë që më tha. Fillova kërkimet. Më vonë kërkova në Radio Tirana, kërkova në miq dhe e gjeta. I mora të dy këto këngë dhe fillova orkestrimet. Mendova të bëja një punë serioze. Unë dikur i kisha dëgjuar këto këngë, por asnjëherë s’më kish shkuar ndërmend se do kishin sukses. Duhej punë për orkestrim dhe përpunim. Fillova punën në mënyrë shumë serioze. Pas ca ditësh në dyqan më vjen muzikanti Mond Mancaku me Tish Dain. Ishte viti 2002. U prezantuam. Ishte kënaqësi që takova këtë kompozitor të madh. Përfitova nga rasti dhe i thashë prof. Tish Daisë: Profesor, kam ripunuar një këngë, a mund ta dëgjosh?. Po , më tha. I vë këngën e gajdexhiut. Pasi e dëgjoi, më thotë, vendose dhe njëherë. E vendosa. Ai dëgjonte dhe filloi të lotonte. Pas pak më thotë: A e din se kush e ka bërë këtë këngë? Jo, I thashë. Kjo këngë është e imja. E kam kompozuar në vitin 1962. Në fund më thotë të lutem ma jep këtë CD me autografin tuaj. Ja dhashë. Iku i lumturuar. Fillova punën. Të dy këngët i realizova në studion time, ku i futa në një album që po përgatisja edhe këngët e diskutuara. I futa të dy këto këngë në album, që ishte albumi i dytë i imi. Kënga, ose më mirë u ripunua dhe orkestrimi ishte më i plotë. Ky album u bë mollë sherri për dy televizionet “Top Chanel” dhe “TV Klan”. Pra albumi “Bjeri këngës” u kthye në një hit. Ky album vinte pas albumit “Nata e fundit” që ishte me këngë greke dhe turke.

-E takove më Prof. Tish Dainë?

Po. Vinte vazhdimisht. Më thoshte më ke zgjatur jetën me këtë këngë. Mendova se do humbiste. Por jo. Më jepte udhëzime të ndryshme për këngët e mia, më bënte sygjerime shumë miqësore. Më tregonte se si e ëbri këngën e Gajdexhiut. Më tregonte për sukesin që pati dhe si humbi kënga. Ma tregonte mes lotëve. E shikoja se edhe ai e donte shumë këtë këngë. E shfaqte hapur kënaqësinë që ndjente për intepretimin e ri. E kishte realizuar në ato vite 1960 kur ende nuk kishte filluar fshesa ndaj muzikës shqiptare.

–          Në fillimet e demokracisë këngëtarët ndaleshin tek këngët e huaja. Po ju përse e bëtë albumin e parë me këngë të huaja?

Si të gjithë. Për komercializëm. Po . Deri në vitin 2001, populli ato këngë dëgjonte. Shumë këngëtarë deri në atë vit, me kaseta dhe CD e këngë të tilla u bënë të njohur. Tani çdo gjë ka ndryshuar. Preferencat janë këngët popullore tonat. Edhe unë tashmë vetëm me këngë shqiptare punoj, por të Shqipërisë së veriut.

Sa albume keni realizuar gjithsej?

Plot 5 albume, kryesisht me këngë popullore të Shqipërisë së veriut. Një album e kam bashkëpunim. Një këngë e kam me këngëtaren Fatmira Breçani. “Oj mollë e kuqe”…”Shqipëri o nëna ime”.

Si do ta komentonit folkun e Shqipërisë së veriut?

Folku verior është një perlë. Mund të them e ky folk nuk është shfrytëzuar aspak. Së pari sepse nuk kemi orkestrues dhe kompozitor verior që të njohin mirë këtë folk. Edmond Zhulali s’mund ta bëjë dot aktualisht në kushtet e sotme kur është i vetëm. Mirdita, Tropoja, Puka, Dibra kanë një folk aq të pasur, sa duhen vite që ti eksplorosh. Është puna e kompozitorëve, detyra e tyre që të futen në këtë folk, që është si një minierë ari, për ti zbuluar nga pluhuri i harresës.

Kush i këndon tjetër këngët e veriut?

Remzi Osmani, motrat Mustafa, janë disa nga kosovaret që këndojnë folkun verior. Dhe i këndojnë bukur duke shtuar dhe audiencën.

Sot po flitet shumë për muzikën tallava. Çfarë rryme është kjo dhe a pëlqehet kjo lloj gjinie muzikore?

Tallavaja është muzikë e grave maqedonase në kufi me Bullgarinë. Këto këngë këndohen nga gratë në dhomat e shtëpisë, kur vishet dhëndri. Kjo lloj muzike është emigruar. Në fillim është marrë nga romët e Shqipërisë. Është një rrymë muzikore që edhe në Shqipëri në vitet 1994 deri 2002, pati përhapje. Ndërsa sot është në modë kryesisht në Kosovë dhe shqiptarët e Maqedonisë.

Si ju presin në Kosovë apo në trevat shqiptare të Maqedonisë apo Malit të Zi?

Si se merr me mend. Në këto vende artisti respektohet. Na presin sikur të jemi princër. Janë popull që ka emigruar dhe dinë të vlerësojnë. Këtu respektohet më mirë politikani. Artisti shihet si mjeran.

Kur ka kënduar për herë të parë Artani?

Kam kënduar në Festivalin e 22-të, të Fëmijëve në Tirranë. Ishte viti 1981. Isha ende në shkollë 8-vjeçare. Vangjel Petushi dhe Robert Radoja ishin organizatorët e Festivalit.

Mendimi juaj për këngën çame?

Ka përhapje kohët e fundit. Unë si këndoj dot ato këngë. Kanë veçoritë e tyre. Vetë kjo krahinë ka këngëtarë të talentuar. Më vjen mirë që këto këngë po gjejnë mbështetje dhe këndohen nga profesionistë.

 

Bjeri gajdes gajdexhi

(Varianti origjinal)

Nuk ka dasëm o, pa daulle,

nuk ka valle o, pa valltar,

ju këndoni edhe vallëzoni,

sot kjo dasëm mos të pushoj!

 

Bjeri gajdes gajdexhi,

bjeri mos të thahet dora,

gajdexhi o, djal i ri,

ooooo të erdhi oraaa!

Bjeri gajdes gajdexhi,

bjeri mos të thahet dora,

gajdexhi o, djal i ri,

ooooo të erdhi oraaa!

 

 

Sot gezojnë të gjithë dasmorët,

hedhin valle edhe këndojnë,

po martojnë djalin e ri,

bjeri gajdes, oooo gajdexhi!

 

Bjeri gajdes gajdexhi,

bjeri mos të thahet dora,

gajdexhi o, djal i ri,

ooooo të erdhi oraaa!

Bjeri gajdes gajdexhi,

bjeri mos të thahet dora,

gajdexhi o, djal i ri,

ooooo të erdhi oraaa!

Varianti dytë i ripunuar

Sot ka festë e gjithë Shqipëria

Hidhet vallja e nuk pushon,

Gëzim plot shpërthen hareja,

Bjeri gajdes o mor djalooo (hejjj)

 

Ref

Bjeri gajdes gajdexhi,

bjeri mos të thahet dora,

gajdexhi o, djal i ri,

sot feston Kosova.

II

Po martohet malësori

Shtat palë lodra gjëmojnë malet,

K’ndon Malësia shend e verë,

Dhe gëzimi s’nalet, s’nalet,

Dasëm e madhe bahet n’verë.

Ref.:

Hej, hej, hej,

Po martohet malësori,

Çobaneshën mori.

Nusja e bukur bel’n e hollë,

Si shqiponja n’mal me borë.

*

Po bjen fy’lli çiftelia,

K’ndon Malësia shend e verë,

Mirëseardh’t ju pret Malësia,

Bukë e kryp e zemër t’bardhë.

Ref.:

Hej, hej, hej,

Po martohet malësori,

Çobaneshën mori.

Nusja e bukur bel’n e hollë,

Si shqiponja n’mal me borë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok