Flet inxhinierja e ndërtimit Ervehe Çumani: Një Betejë e fituar me shume dashuri dhe përkushtim!
Nga Enri Zholi
– Erveheja Ka kryer studimet e larta në vitet 1985-1990, në Fakultetin e Inxhinieri Ndërtimit, Universiteti Shtetëror i Tiranës, i quajtur në atë periudhë moniste Universiteti “Enver Hoxha”. Fakulteti i Inxhinierisë në ato vite ka patur profesorë shumë të nderuar si Nikolla Verdho, Luljeta Bozo etj., të cilët kanë qenë të talentuar në profesionin e tyre dhe në metodat e mësimdhënies. Edhe sot Fakulteti i Inxhinieri Ndërtimit ka një staf akademik shumë të mirë. Erveheja ka zhvilluar një kurs pasuniversitar në vitet 2009-2010, dhe ka përshtypjet më të mira për stafin akademik të këtij fakulteti si nga ana profesionale dhe organizative. Njëkohësisht ajo ka punuar në Ministrinë e Pushtetit Vendor, në KLSH, etj..
-Familja juaj ka kaluar një periudhë të vështirë nga Covic-19-. Si e përjetuat atë situatë.?
– E kaluam mes vështirësive dhe moralit të lartë. Dashuria dhe përkushtimi familjar; asistenca mjekësore, suporti shoqëror dhe miqësore; si dhe besimi në zot, ishin kombinimi perfekt për të mposhtur virusin covid-19!
Familja ime si shumë familje shqiptare të cilët kaluan covidi-19 u përballën me një situatë të rënduar familjare shëndetësore dhe të rëndë emocionale.
Periudha shkurt-mars 2021 ishte një periudhë e vështirë që edhe sot pas një viti e gjysëm kur e kujtojmë na kapin emocionet e një gjendje të pa imagjinuar që çdo ditë pas infektimit me covid kemi përjetuar dhimbje dhe zbritje si në rrathët e ferrit të Dante Aligerit; Gjendje e rënduar shëndetësore;Vizita, konsulta mjekësore, asistencë mjekësore; Suport familjar, mjekësor, shoqëror; Bashkëpunimi, mbështetja, dashuria familjare sekreti i përballimit të situatës.
Si u infektua familja juaj nga covid-19?
– Në fillim të shkurtit 2021 familjarisht kaluam disa ditë pushimi pasi na erdhi vajza që pas studimeve universitare punon në një kompani franceze internacionale. Patëm shumë kontakte dhe ambiente në të cilat organizoheshin festa familjare. Besoj në një nga këto ambiente duhet të jemi infektuar. Ditën që do të përcillnim gocën për në Francë vendosa të bëj tamponin testin për covidin dhe marr brenda disa orësh përgjigjen se isha infektuar. U shqetësova, kontaktova me mjeken e familjes dr. Arbanën, u izolova nga familjarët dhe zbatova protokollin mjekësor. Pas disa ditësh bashkëshorti nuk ndihej mirë, pas kontrolleve mjekësore u konstatua se ishte me covid!! Këtu fillon lufta e vështirë me covidin!! Pas analizave të gjakut, grafi, skaner etj u konstatua se bashkëshortit i kishin ndryshuar rrënjësisht të gjithë parametrat dhe treguesit shëndetësor dhe u krijua një situatë shumë kritike, i rrezikohej jeta nga Covidi dhe pasojat e sëmundjeve bashkëshoqëruese!!
Çfarë rruge ndoqët për kontrollin dhe trajtimin mjekësor?
– Situata fillestare ishte ne kaos, nuk dinim ku dhe çfarë të bënim; Pastaj vijuan kontrollet dhe konsultat mjekësore si dhe kurat me medikamente për të cilat nuk mund të ndiqej protokolli për shkak të kushtëzimit të sëmundjeve bashkëshoqëruese. Bashkëshorti Arbeni ishte shumë rëndë. Në këtë periudhë u konsultuam me disa mjek, mjeku i familjes, dr.A.Syti, Dr.D.Kalo, Dr.J.Basho, dr.V.Llajo, dr.E.Kreko etj.etj. Na këshilluan të ndiqej situata në shtëpi se nga epidemia kishte mbipopullim në spitale anticovid. Vijuam analizat e përditshme mjekësore me ndihmën e dr.Llajos, asistencë mjekësore për mjekimet, serumet, oksigjenin etj ne shtëpi ….arriti situata me 4 bombola oksigjen…shtëpia si spital hynin e dilnin doktorë dhe infermier. Dr.Evelina kushërira ime mjeke ishte një mbështetje shumë e madhe profesionale dhe emocionale. Pasi kaluam emergjencën e covidit filluam të trajtonim në spital problemet shëndetësore të mbartura që infektimi me covid i nxori në pah. Bashkëshorti pas 15 ditë trajtimi mjekësor në shtëpi me oksigjen dhe normalizimin e situatës u shtrua 15 ditë të tjera në spital nën kujdesin e kontrollit mjekëve dhe në veçanti të nderuarit dr.J.Basho për të cilin familjarisht kemi konsideratën më të lartë se na shpëtoj jetën e Benit.
Si e përjetuat familjarisht këtë situatë?
Kjo situatë tepër e vështirë për familjen tonë. Fikëm celularët dhe kontaktonim vetëm me mjek. Familjarëve ju kërkuam mirëkuptim se nuk kishim kohë dhe gjendje emocionale tu përgjigjeshim, kur të kishim nevojë do tu telefononim vetë. Unë djali, nusja e djalit dhe vajza e cila brenda muajit shkurt erdhi dy here nga Tokio ku punonte në atë periudhë u organizuam me turne, për të shërbyer dhe monitoruar oksigjenin, diabetin, pulsin dhe mjekimet e ndryshme si dhe mjekimet popullore. Edhe pse me gjendje covidi po më lehtë se bashkëshorti isha unë dhe nusja e djalit Ardita. Djali konsulta me mjek të ndryshëm , sigurimin e medikamenteve, sigurimin e bombolave të gazit etj. Sigurimin e ushqimeve të sugjeruara nga mjekët. Kjo ishte periudha më e vështirë e jetës sonë familjare luftë për jetë a vdekje! Disa mjek na sugjeruan për trajtimin e covidit ta shtronim në sanatorium bashkëshortin se situata po përkeqësohej çdo ditë e më shumë. Por familjarisht vendosëm ta trajtonim në shtëpi pas argumenteve dhe përshkrimeve të situatës nga mjekët që ju besuam jetën dhe i falënderojmë çdo ditë nga zemra. Vazhduam trajtimin me vullnet kurajo dhe mirëkuptim dhe bashkëpunim me njëri tjetrin si familje. Në zemrat tona dashuria dhe përkushtimi na dhanë forcë , kurajë të përballonim situatën : “Nuk do kishte VISAD pa Benin”, “Ameli do të kërkonte gjyshin” “Shtëpia do kërkonte njeriun burrin e shtëpisë” “Kishte kohë të priste nënë Tefta dhe vëllai i larguar nga jeta Maksi të presin sa të plaket për të pirë çaj me Benin,(i thërriste në ëndërr)…. Beni do ta pinte çajin në mes të natës në gjendje kllapie me mua nga duart e mija”. U koordinuam unë, Visi, Ada, Ardita dhe qëndronim me orare të kombinuara për ti shërbyer Benit 24 orë, u shqetësuam, u tronditëm, u lodhëm, u sfilitëm por ja dolëm! Faleminderit zotit, dashurisë dhe përkujdesjes familjare, mbështetjes së mjekëve të mrekullueshëm shumë profesionist dhe me zemër të madhe që na mbështetën.
Sa ndikoj rrethi miqësor dhe stafi mjekësor në këtë situatë shëndetësore në familjen tuaj?
– Jeta është e bukur dhe fat kur ke miq të mirë dhe rreth familjar, prindër, motra vëllezër që të mbështesin plot dashuri. Ne kemi fat si familje kemi miq të mirë, zemërbardhë, të gjendur, me vlera të larta njerëzore dhe profesionale. Po e filloj nga motra dhe vëllai im që ato ditë të vështira na mbështetën në çdo rast kur ne ju kërkuam ndihmë; Shoqëria e ngushtë dhe miqësia na u gjend pranë në çdo rast gojë ëmbël dhe me energji pozitive për të na dhënë kurajë, forcë, shpresë se do ja dalim do ta fitojmë këtë luftë për jetën veçanërisht Sadi, Arta, Narja, Luli dhe Tana! Kemi shqetësuar miq të vjetër dhe të rinj në mes të natës në momente kritike për jetën e Benit për ti kërkuar ndihmë në gjithë sistemin mjekësor; mirënjohje për të nderuarin z.Gramoz Ruci, ish deputeten Vasilika Hysi, prof. Dr.Jovan Basho, dr.Evelina Kreko, dr.Arbana Shyti, dr.Vasil Llajo, dr. Edmond Fypja Etj.
Ja dolët më në fund ta fitonit luftën me covidin?
-Lufta vazhdon.., Jeta është luftë dhe ne fitojmë betejat që na përball jeta si rasti i sëmundjes nga covidi. Nuk e dimë sa e kemi të shkruar të jetojmë, falënderojmë zotin dhe njerëzit e mirë të kësaj jete që i duam dhe na duan. Sekreti i fitores së kësaj beteje ishte dashuria, përkushtimi dhe mbështetja familjare që hapi të gjitha rrugët dhe shtigjet e mbështetjes së miqësisë, shoqërisë dhe profesionistëve të fushës mjekëve të nderuar për të dalë nga kllapia e ëndrrave takime me të vdekur që do zoti i shohim pas 100 vite jete, të gjithë bashkë.
Faleminderit dhe përulje me dashuri dhe respekt familjes time dhe veçanërisht Benit që luftoj fort për të fituar këtë betejë dhe nuk u dorëzua. Mirënjohje dhe respekt brez pas brezi miqve, shoqërisë, familjarëve dhe mjekëve që kontribuuan me magjinë e fjalës, karakterit, profesionalizimit dhe zemrës së bardhë që ne ta fitonim këtë betejë.
Lufta për jetën vazhdon se lufta me viruset është luftë globale!