21/12/2024

Flet Dr. Vladimir Mici: – Turizmi elitar me gjithë blablatë e kryeministrit dhe shpurës së tij është jo ekzistent në Shqipëri

0
Vladimir-Mici

Ja pse turizmi ynë ndodhet në krizë dhe udhëkryq mes turizmit elitar dhe atij masiv

Intervistoi: Albert Z. ZHOLI

Turizmi shqiptar këtë vit sidomos në jug duket sikur kalon një ngërç. Pas suksesit të vitit të kaluar, situata ndryshoi me rritjen e çmimeve. Për operatorët turistik egziston dilema mes turizmit elitar dhe atij masiv. Interesi turistik që ka marrë Shqipëria vitet e fundit ka sjellë edhe një herë në vëmendje dilemën se cilin model duhet të ndjekim. A duhet të jemi të orientuar drejt turizmit masiv, që zbatohet me sukses prej vitesh në Durrës, modelit të vilave rezidenciale, që po “kafshojnë” bregdetin në Jug, apo rishikimit të politikave për të shkuar drejt turizmit luksoz elitar, për të cilin flitet shpesh. Fatmirësisht, Shqipëria ka vijë bregdetare dhe bukuri natyrore të panumërta më në brendësi të saj, që ofrojnë mundësi për të gjitha. Për të arritur këtë potencial, në fokus duhet të jenë ndërhyrjet në infrastrukturë, cilësia dhe shërbimet që garantojnë turizëm të qëndrueshëm. Ky është modeli që mund t’i rezistojë kohës dhe të sjellë përfitime reale për ekonominë, pasi është një model që e vendos vetë tregu.

-Në Shjqipëri ende nuk ka marrë formë të plotë turizmi elitar, por ai masiv. Pse ky disnivel i çmimeve të hoteleve, ushqimeve, shezlongëve në veri në raport  me ata në jug?

E para: duhet të sqarohet se kush është turizëm elitar dhe kush është turizëm masiv. Nëse flasim për turizëm elitar ai është i prekshëm jo më shumë se sa 2-3% e popullsisë së botës, pjesa tjetër  nuk është më elitare. Fjala elitë nënkupton piramidën e të pasurve dhe piramidën e pushtetit. Ky lloj turizmi me gjithë blablatë e kryeministrit dhe shpurës së tij është jo egzistent në Shqipëri. Në Shqipëri mezi bën pak suita dhe kjo kryesisht për njerëz super të zgjedhur, të cilët mund t’i sajdisësh si të mundesh, duke treguar se kjo është ajo që bëjmë ne. Në fakt turizmi ynë është duke u ngritur, nisur së pari nga pamundësitë e tjera ekonomike për të jetuar një jetë dinjitoze. Ndryshimi i çmimeve që pas pandehmisë është jashtëzakonisht shqetësues duke pasur një spirale të pakuptimtë ngritje çmimesh. Jugu i Shqipërisë nga Vlora disi e më poshtë është bërë i frikshëm. Jo vetëm që Shqiptarët e pasur e mendojnë dy herë, por për shtresën e zakonshme, apo të mesme që pretendon të kalojë një javë apo dhjetë ditë është bërë mollë e ndaluar. Kjo jo nga kushtet, por nga abuzimi. Dhe ky abuzim është së pari propagandistic, sepse ne krahasojmë rivierën tonë me maldivet, me rivierën e Francës, apo me ujrat më të mirë të botës. Çmenduria arrin sa truri i shplarë i këtyre njërëzve kujtojnë se aty është parajsa dhe sapo e kuptuan vendasit dhe biznesmenët dhe deti u bë kos. Kjo pastaj varion me qeverinë, e cila për të fshehur vjedhjen katastrofike që i bëhet popullit i tregon se po bëjmë rrugë ( me kosto të frikshme) që të aksesohen këto zona lehtësisht, pa llogaritur dëmet që u shkaktohen zonave të tjera, duke shkretuar Shqipërinë. Burimet primare bujqësinë dhe blegtorinë varja se ka bota, se s’ka rëndësi nga vjen mishi, apo peshku, djathi e domatja, birra apo vera. E rëndësishme që turistët gjejnë Amerikën në Shqipëri.

E vërteta është jo me ngjyra, por bardhë e zi. Nëse në jug u janë qëruar sytë njerëzve, sepse nga shtatori deri në qershor fshatrat e jugut janë bosh përfshi edhe Sarandën, Himarën dhe Vlorën, kjo nuk tregon se korriku dhe gushti do mbushi arkat e vitit të tyre. Turizmi nuk është plazh. Turizmi nuk është rrugë. Turizmi është para së gjithash kulturë dhe menaxhim, është traditë dhe jo mikpritje. Turizmi nuk është vjedhje është dëlirësi dhe kënaqësi. Turizmi nuk është dacllëk, por ekonomi tregu. Se ku jemi ne më fort flasin faktet e të fortëve dhe pushtetit që kërkojnë të rrëmbejnë dhe të shfrytëzojnë pa asnjë lloj kriteri sipas formulës Kçk. Rezistenca ne Veri u bë qysh kur rritja e çmimeve në verë reflektoi pamundësinë e qëndrimit patriotik të Kosovarëve dhe lidhjeve të familjeve veriorë me Kosovën. Ajo ndihet në Durrës, Velipojë e Shëngjin. Por nëse krahasoni çmimet me Divjakën, me Darëzezën; dy plazhe mjaft kurative edhe në veri mbizotërojnë çmimet e larta. Jugu ka lëshuar raketën e çmimeve dhe po i shohin hajrin. Shqiptarët numërohen me kokra. Vetëm mërgimtarë që i ka marrë malli dhe ndonjë çift i ri që do prish ca lekë që si dhëmbin.

-Sipas Instat sot rreth 52% e popullit shqiptar nuk mund të bëjë pushime, ndërsa këtë vit për shkak të rritjes së çmimeve ditët e qëndrimit do të ulen. A ka interes turizmi shqiptar të rrisë çmimet?

Për shqiptarët këto çmime nuk janë normale dhe ky anormalitet është i theksuar në vitet e fundit. Sepse fuqia blerëse për këtë shërbim bie duke kaluar tek mallra apo shërbime të ngjashme me kosto më të ulët. Instat thotë 52% dhe unë e quaj sukses sikur 48% e popullit të bëjë pushime. Në rast se heqim elitën që sigurisht nuk bën pushime në Shqipëri realisht shifrat se kalojnë 10%. Shqiptarët krekosen me lekët e emigrantëve. Ata janë konsumatorët e vetëm të këtij produkti. A ka interes shteti shqiptar që shqiptarët të mos bëjnë pushime? Nga pikpamja ekonomike e shtetit kjo jo, nga pikpamja e qeveritarëve dhe pushtetarëve po. Pse? Nga pikpamja ekonomike elementi njeri është fuqia puntore apo motori ekonomik i rritjes së një vëndi. Sa më i shëndetshëm ai, aq më pak kosto shëndetësie ka dhe më shumë produktivitet ka puna e çdo individi. Por kjo është humbje për pushtetarin dhe qeveritarin, sepse kjo rrudh biznesin e tij, sepse këta individë janë pacientët e tij. Zvogëlimi i këtyre pacientëve do të thotë rrudhje e të ardhurave të tyre përmes  investimeve publike për spitale dhe pajisje spitalore, blerje ilaçesh për spitale. Nga ana tjetër shumica e tyre  kanë biznese, që funksionojnë paralelisht me shtetin si spitale, klinika dentare e spitalore, shërbime spitalore të dyta, farmaci dhe biznese që lidhen me numrin e njërëzve, që duhet t’i shtohen kësaj armate. Pyetja që shtrohet është për kë punon ky pushtetar për vete apo për popullin?

-Këtë vit çmimet janë rritur 33% kush janë arsyet dhe a janë në interes të subjekteve turistike?

Çmimet abusive ka kudo edhe aty ku pretendohet se çmimet janë të arsyeshme. Problemi nëse a u intereson subjekteve turistike kjo është qarje pse kalorësit po ju varen këmbët. Ata kanë dalë në treg për të maksimizuar fitimin e tyre dhe në kushtet kur rregullat e lojës favorizojnë ata që? Janë në pozitën KÇK. A janë me humbje? Këtë fjalë të tyre e kam dëgjur gjatë kohës së pandehmisë nga ana e tyre. I qaheshin qeverisë se s’kishin të ardhura. Dhe kur të ardhurat e tyre u bënë det përsëri i ankoheshin qeverisë për lëshime. A ka lëshim më të madh nga qeveria, kur bizneseve të tyre s’u vendos gjobë dhe atij bujkut në Maliq i vendos gjobë se i zuri rrugën që ky shtet nuk u ka dhënë një dorë mbështetje! Po përse? Sepse këta pushtetarë janë edhe po ata që kanë ngritur hotele e biznese në turizëm. I gjithë buxheti kanalizohet për ta dhe ata janë që komandojnë shtetin. Ata veprojnë si ajo shprehja po s’qau fëmija si jep gji nëna. Kështu ata qahen qeveria hap qesen dhe ata maksimizojnë fitimet e tyre dhe deklarohen me humbje, sepse janë ankuar paraprakisht dhe e kanë përgatitur qeverinë se bilancet e tyre janë me humbje.

-Për mëse 2 muaj numri i turistëve është përgjysmuar në krahasim me vjet. Nëse çmimet do ishin sikundër vjet, a nuk do të ishte në interes të subjekteve turistike?.

Numri i sivjetëm është reklama faktike e vjetshme. Rritja e çmimeve sivjet është një përpjekje e pasukseshme për të mbajtur  nivelin e vjetshëm të të ardhurave. Edhe vjet çmimet ishin mjaft të larta, por të ardhurat e vjetshme ishin të lidhura me reklamën e parvjetshme. Nëse shohim trajektoren e çmimeve qysh ka shkuar askush nuk merr përsipër risk për të pushuar në kushte ordinere. Subjektet private janë thjesht biznese që mbijetojnë sa kohë kanë fitim. Hapi i parë për rënien i atribuhohet çmimit. Kur edhe kjo s’do ketë efekt, ristrukturimi i biznesit do të jetë faza nr 2, pra nëse do vijojë të jetë ai që është, apo ai do e shesë biznesin. Historia në këto raste na tregon se një biznes i orientuar nga çmimi shpejt a vonë e pret dështimi, nëse konkurenca rritet. Çmimin e përcakton tregu dhe jo ai. Fakti që numri i pushuesve ka rënë në jug është rënia dhe më pas do vij defakto kriza që ka rregulla të tjera dhe amullia që do të zgjasë derisa këto biznese të ristruktohen.

Som

Për shqiptarët këto çmime nuk janë normale dhe ky anormalitet është i theksuar në vitet e fundit. Sepse fuqia blerëse për këtë shërbim bie duke kaluar tek mallra apo shërbime të ngjashme me kosto më të ulët. Instat thotë 52% dhe unë e quaj sukses sikur 48% e popullit të bëjë pushime. Në rast se heqim elitën që sigurisht nuk bën pushime në Shqipëri realisht shifrat se kalojnë 10%. Shqiptarët krekosen me lekët e emigrantëve.

Som

Nga pikpamja ekonomike elementi njeri është fuqia puntore apo motori ekonomik i rritjes së një vëndi. Sa më i shëndetshëm ai, aq më pak kosto shëndetësie ka dhe më shumë produktivitet ka puna e çdo individi. Por kjo është humbje për pushtetarin dhe qeveritarin, sepse kjo rrudh biznesin e tij, sepse këta individë janë pacientët e tij. Zvogëlimi i këtyre pacientëve do të thotë rrudhje e të ardhurave të tyre përmes  investimeve publike për spitale dhe pajisje spitalore, blerje ilaçesh për spitale

-Po qeveria a mund të ndërhyjë në këtë situatë?

Nuk e di se çfarë situate ke parasysh, por nqs është ajo me rënien e numrit të pushuesve, mendoj se ndërhyrjet e deritanishme të qeverisë vetëm kanë rënduar situatën se sa kanë ndikuar në lehtësimin e saj. Po i marr dy shembuj të thjeshtë. Një në Tiranë dhe një në Fier. Të dy po i marr me ujësjellës kanalizime. Nëse shikoni hartën e furnizimit me ujë të Shqipërisë Tirana rezulton e mbuluar me ujë për 17 orë në ditë për vitin 2023. Kjo në fakt nuk përputhet me realitetin, sepse nga ana UKT të gjitha ndërtesat  furnizohen 4 deri 6 orë ujë në ditë. Sigurimi sasisë për pasje për 17-24 orë ujë në ditë është në saj të investimit të banorëve, të depozitave nëntokësore, apo ajrore, të cilat bëjnë të mundur që kjo sasi të arrijë në këto parametra. Por kjo paradoksalisht çon në monitorim të situatës dhe mund të dalë jashtë kontrollit. Ja një bisedë midis numrit të shërbimit të klientit në UKT e Tiranës.

Ju lutem në zonën XXX nuk kam ujë, ju lutem, edhe nga administratori s’kishte dijeni asnjë  njoftim keni ndonjë informacion se përse nuk kemi ujë. Do pyes dhe kthej përgjigje. Dhe përgjigja ishte pasi pyeti. Ju furnizohen 4 orë në ditë dy herë nga dy orë, dhe në orarin kur ju duhet të furnizoheshin pompat e Berxullës nuk kishin energji elektrike. Për këtë arsye ju jeni pa ujë dhe kështu do të rrini deri nesër në mëngjes. U tha u bë, ngelën pa ujë. Atë ditë korriku temperaturat ishin mbi 42 gradë dhe me të drejtë UKT e Tiranës ngjasonte me 2 pika ujë me krimin e onkologjikut që tashmë jo pacientëve, por qytetarëve nuk u ofrohej uji, mjeti i shpëtimit. Nuk ishte hera e parë për atë muaj. Ishte bërë normë  çdo të shtunë e të dielë. Në Fier akoma më keq. Me urdhër nga ora 23.00 deri 05:00 nuk ka drita se do kursejmë energji elektrike. Pra të gjitha pallatet depozitat mbi katin e dytë  nuk kanë ujë. Dhe kjo nuk ishte pak po të llogarisësh ndërtesat e ndërtuar para vitit 1994. Por edhe gjatë ditës edhe për ato pallate në hyrje të  qytetit prej nga vjen magjistrali nuk kanë presionin mbi 0.5atmosfere. (Pra mos vendosni lavatriçen, sepse do e nxirrni jashtë pune.). Pra arroganca e qeveritarëve tregohet në mes të ditës, në mes të qyteteve dhe kryeqyteteve dhe jo më në zonat  bregdetare ku mungon tërësisht sistemi i ujësjellësve dhe kanalizimeve. Paçka se në sistemin e prenotimeve me BNB shtëpitë janë kthyer në qëndra pushimi për qytetarët dhe turistët. Kështu turistët nuk sajdisen por marrin edhe një mësim se si duhet të edukohen me pushtetarët tanë. A mund të ndërhyjë qeveria në UKT, kur i ka pronë të saj, sepse kur ajo nuk ndërhyn tek prona e vet nuk e di se si mund të ndërhyjë tek biznesi i tjetrit. Qeveria bën të kundërtën e popullit duke iu dhënë një dorë më shumë bizneseve, në kurriz të popullit dhe pa asnjë lloj tagri. Si do thoni ju. I gjithë deti, ajri  bregu i detit kanë vetëm një pronar dhe ky quhet populli shqiptar. Kjo do të thotë se askush përfshi qeverinë nuk mund të ndalojë një qytetar të lahet në det të gjej një vend për të vendosur çadrën e tij ku ai dëshiron nëse nuk cënon lirinë e individit  ose shkurt dikush tjetër është ulur përpara tij dhe ai duhet të spostohet pak më tutje ku vëndi është i lirë dhe të thith atë ajër, atë ujë dhe të shijojë natyrën. Por ç’bën qeveria, me të ashtuquajturin pushtet? U bën thirrje bizneseve që nëse ju doni një copë breg dhe det përpara biznesit tuaj ju duhet të paguani qeverinë, e cila është një taksë ta zemë 50 lekë ditë për çadër. Që në këtë moment qeveria në kundërshtim me rregullat e konkurencës së ndershme përjashton individin, i cili është po pronar nga e drejta për të qëndruar në pronën e tij. Biznesi merr përparësi, sepse përveçse përfitimeve që merr nga renta e vëndit përfiton edhe nga shitja e mallrave dhe shërbimeve të tij. Duke ditur që edhe ky individ, apo biznes është njëlloj i barabartë me të gjithë individët e tjerë atij i bëhet një favor duke diskriminuar dhe detyruar të paguajnë për të qëndruar në vëndin, apo tokën e tyre. Biznesi vendosin bllokime, dhe ndalime të kalimit në pronën tashmë të marrë me akte ligjore. Pra populli në mes të ditës me urdhër qeverie i jepet ekspulsi, sepse do fitojë biznesmeni dhe ti po deshe aty duhet të paguash taksën time, kostot e investimit të biznesmenit dhe fitimin e tij monopol, sepse ekskluziviteti është monopol. Qeveria mund të thotë që mora taksa pra e përdora duke siguruar të ardhura, por këto të ardhura kanë pasur kosto për popullin, direkt nga xhepat e tij duke fryrë xhepin e qeverisë dhe xhepin e biznesit. Dhe ku kjo në pronën publike. Qeveria mori taksa nga populli. Çmenduri! Por kjo arrin kulmin kur i bëhet edhe reklamë nga qeveria duke na treguar vend e pa vend shezllonget dhe çadrat e biznesit. Ndonjë ditë siç ka nisur do të paguajmë taksë edhe për ajrin që thithim po vijoi kjo mendësi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok