21/12/2024

Flet Dr. Pjerin Gjoni nga Fronti i Luftës, mjek i emergjencës 118 në Itali

0
u6_Pjerin-Gjoni4

Bisedoi Keze Kozeta Zylo

Nga një refugjat i 91-it në Brindisi sot Doktor në emergjencë në Itali

Pas marrjes së diplomës së dytë në mjekësi në Itali dhe specializimit per 4 vite në Bari për mikrobiologji e virologji, fillova të ushtroj profesionin tim si mjek emergjence 118 në qytetin e bukur bregdetar të Brindisit, aty ku më 6 Mars të 1991 gjetën mikpritjen 24 000 shqiptarë e ndërmjet tyre, edhe unë.

Dr.Gjoni po jetojmë në kohën e Luftës, një luftë që më shumë se kurrë mjekësia po përballet me një armik të padukshëm, cila është detyra juaj si mjek në këtë kohë dhe ku shërbeni konkretisht? 

Ju falënderoj para së gjithash znj. Kozeta  për intervistën që kam nderin ta bëj me një Zonjë  të nderuar si ju qëi është kushtuar jo vetëm mësimdhënies, por edhe  publicistikës,poezisë etj.  Falë teknologjisë së sotme mund të shkurtojmë distancat dhe të bëjmë të mundur këtë gjë.

Mëse e vërtetë , e gjithë bota është përfshirë në një luftë me një armik sa të vogël në dimensione, por aq shumë të rrezikshëm pse i padukshëm, pse ka një shpejtësi përhapje të madhe sepse ka një vdekshmëi tëlartë dhe nuk ekzistojnë akoma armët për ta luftuar, vaksina.
Të jesh mjek emergjence 118 nuk është aspakt e thjeshtë, pasi cdo ditë hasesh me të gjitha llojet e mundshme të sëmundjeve dhe të emergjencave të krijuara prej tyre. Kuptohet që  përgatitja e qualifikimi kostant ne baze të protokolleve të AHA-s si provider e si eksperient provider, eksperienca e krijuar nga 41 vite punë tashmë  dhe studimi i vazhdueshëm bëjnëqë çdo ndërhyrje të bëhet duke dhënë nga vetëvehtja maksimumin e mundshëm si nga ana profesionale, humane, ashtu si dhe nga ajo organizative si team leader i grupit në ambulancë. Gjithçka arrihet nga koordinimi i punës në grup duke respektuar rolin e sejcilit.  Duke patur parasysh që në këtë kohë që po jetojmë,atij fluksi të zakonshëm emergjencash, i është shtuar ky i covid 19, pa dyshim që vështirësia e rreziku i punës është rritur mjaft.

Pas marrjes së diplomës së dytë në mjekësi në Itali dhe specializimit per 4 vite në Bari për mikrobiologji e virologji, fillova të ushtroj profesionin tim si mjek emergjence 118 në qytetin e bukur bregdetar të Brindisit, aty ku më 6 Mars të 1991 gjetën mikpritjen 24 000 shqiptarë e ndërmjet tyre, edhe unë. Nuk mund të dija në ato momente se do të vazhdoja të rrija apo jo në këtëqytet të regjonit të Puglia -s por, brenda meje  që në atë moment ekzistoi dëshira për t’i dhënë sa më shumë nga vetevehtja profesionalisht e humanisht  njerëzve të këtij qyteti, per  t’i rikthyer sadopak banorëve të tij nga ajo mikpritja e tyre e marsit 1991. Edhe pse me qytetari italiane prej vitesh, përsëri sot më njohin si Doktor shqiptar e njëkohësisht janë krenar që jam bashkëqytetar i tyre. Kjo gjë ka ardhë në mënyrë graduale pas vite pune e sakrificash. Ndjehem i  nderuar nga vlerësimet e tyre dhe i  motivuar  për të dhënë gjithnjë maksimumin tim natyrshëm, sepse veç  kështu merr kuptim ai betim i  bërë në fillim të profesionit, ajo bluzë e bardhë apo veshje e emergjencës në trup.

Ju jeni direkt në frontin e Luftes ku Italia në bazë të statistkave ishte ndër vendet e parë në këtë tragjedi si po e përjetoni si mjek këtë gjendje të pacientëve italianë?

Të qenurit mjek i emergjencës  bën që gjatë jetës profesionale të shohesh e te asistosh raste nga më të ndryshmet e të vështirat si nga ana profesionale, ashtu si edhe ajo humane . Në ndryshim nga çfarë ndodhte më parë, kur të afërmit janë më në kontakt me të sëmurin, në rastet me Covid 19, mungon ky element kaq human shume i rëndësishëm për të sëmurin vetë dhe familjarët e tij . Në të gjitha rastet, por sidomos në ato më të rëndat, ai moment ndarje, kur të afermit nuk dilnin dot nga shtëpia dhe e vetmja pikë lidhje mbetej veç një numër telefoni i familjarëve për të lajmëruar ecurinë e sëmundjes së pacientit,  është një moment vërtetë i vështirë për t’u suportuar nga ana shpirtërore.

Në atë itinerar të rrugës drej spitalit i gjithë ekipi në ambulancë mobilizohet t’i jap pacientit asistencën e duhur mjekësore dhe atë shpirtërore si një të afërmit të tij.  I japim jo vetëm oksigjen mushkërisë, por edhe shpirtit, ne atë  formën e ngrohtësisë njerëzore.  Ndodh mjaft herë qëato minuta në ambulancë për tësëmurin bëhen vendimtare për ecurinë e sëmundjes, prandaj për tëgjithë ekipin bëhet e domosdoshme të luftojë në maksimum për t’i shpëtuar jetën dikujt.

Tragjedia e kësaj pandemie për të sëmurët e të afërmit është shkëputja nga njerëzit e dashur dhe vdekja larg tyre në vetmi, në rastet më fatale. Sa e sa pamje u përsëritën në TV në vende ë ndryshme në bote si ato të Bergamo-s në Itali, që na lanë të gjithëve të ngrirë, të pa fjale  tek shihnim e shohim akoma qindra mijëra tragjedi mbyllur në arkivole.

Ndjen dhimbje kur shikon që shtohet numri i viktimave mbi të cilat fitoi virusi e jo mjekësia edhe pse e përparuar në vitin 2020.

Nga analistët e mediave dhe opinionistët e ndryshëm duket se ky virus vdekjeprurës e ka gjetur administraten italiane komplet të papërgatitur cili është opinioni juaj?   

Relativisht mund të them, pasi mendoj që, asnjë lloj administrate mund të ishte  gjetur e përgatitur për të përballuar atë lloj përhapje të pandemisë siç ndodhi kryesisht në Lombardi e më pas edhe në disa  regjone të tjera të Italisë. Nuk mund të mendohej që, nga ai Wuhan i largët nëKinë, vendi që do të goditej keq direkt pas tij nga pandemia do të ishte Italia. Lidhjet tregtare tëItalisë me Kinën janë të shumta. Është e bukur të mendosh që njerëzit janë të lirë të lëvizin nëpër botë, por në këtë rast, kush është mbartës i virusit, bëhet edhe përhapës i tij pa dashje.
Është e lehtë të gjykosh nga larg për administratën e një vendi, por kur e jeton konkretisht atë gjendje epidemie nuk është e thjeshtë të marrësh masat e duhura në kohë, jo vetëm për rregullat europiane që duhen respektuar në drejtimin ekonomik por  edhe për vetë faktin që shpejtësia e përhapjes së virusit nuk të jep kohë për vendime të vonuara apo zgjidhje burokratike e jo praktike të problemeve.Një  element tjetër pengues, siç qe mbajtja e maskave nëpër vendet ku ato tranzituan per te arritur në Itali, që i pati aq të domosdoshme, rëndoi edhe më shumë gjendjen në evolucion që administrata italiane duhej të përballonte çdo ditë.Praqe bashkimi i një seri faktorësh që komplikuan gjendjen për të përballuar një situatë të tillë. Pa dyshim ka vend për të menduar që gjërat duhet të bëheshin më mirë dhe të koordinohej në nivel kombëtar e europian një përballje në unison e kesaj pandemie. Si pa dashur ky rast tregoi që kontinenti europian është i vjetër në ekzistencen e ti,j por akoma i ri në bashkimin e vendeve që e përbejnë atë, në perfeksionimin e bashkimit të tij, në ndryshim nga USA që funksionon në bazë të një bashkimi shtetesh më perfekt, gjë që u pa ne masat e marra ne drejtim ekonomik e social për të përballuar situatën.  Inerzia istitucionale, si ne nivel europian ashtu edhe atë italian, shtuar këtu edhe burokracinë, tëbën të mendosh ( jo vetëm për numrin e lartë të të vdekurve, por edhe atë të njerëzve për të jetuar me një ekonomi të ndaluar nëshumë sektorë të saj se cili është ai kufiri i dhimbjes së dukshme që mund t’i bëjë  lëvizin istitucionet në një mënyrë   shpjetë e praktike.

Për fat të mirë Italia është  jo vetëm vendi i bukurive natyrore, i gjenive në kohë, në fusha të ndryshme të shkencës apo artit në të gjitha format e tij, por është  gjithashtu edhe vendi ku spikat ajo ndjenjë e bukur solidarieteti, është ai vend ku njerëzit përveshin mëngët për të filluar  rimëkëmbjen ….

Shpresojmë njëkohësisht që qeveria të realizojë me njëplan afatmesëm një përmirësim të sistemit sanitar kombëtar dhe tëfillojë të investojë më shunë në fushën e kërkimeve shkencore për t’i dhënë mundësi shumëkërkuesve të rinj dhe jotë japin kontributin e tyre të vlefshëm në Itali dhe jo të marrin rrugën e mërgimit për mungesë fondesh, edhe pse kudo janë, ato mbeten njëkrenari italiane në botë.

Si e keni pritur këtë pandemi globale në vehten tuaj si njeri, si mjek dhe më konkretisht në familje? 

Në të tre rastet, si njeri, si mjek dhe në familje, gjëja e parë qëndjen brenda vehtes është pasiguria e një bote ku po jetojmë dhe çfarë po i lemë brezave të ardhshëm.Siç jam shprehur më sipër, si njeri ndjehesh keq brenda vehtes për atë dhimbje e vuajtje që sheh tek njerëzit .

Si mjek aq më fort si virolog e mikrobiolog, ( pa i dhënë precedencë asnjë lloj teorie të prejardhjes së covid 19, se nga laboratori i Wuhan-it apo jo ) mendoj që mjafton, jo keqdashja, por qoftë edhe pakujdesia më e vogël e njerëzve që punojnë në laboratore edhe pse të një farë livelli të lartë, për t’i dhënë botës një pandemi të këtij lloji.

Familja është gjëja më e shtrenjtë që njeriu kërkon ta ruaj në çdo moment shumë, aq më fort pastaj, një mjek në kohë pandemie, qënë punën e përditshme i takon të ketë rastet me Covid 19, duhet të shumëfishojë mbrojtjen e kujdesin ndaj pjestarëve të saj . Nuk është aspak e thjeshtëpër t’u realizur në kushte konkrete kur prezenca e atij “armiku” të rrezikshëm e të padukshëm vazhdon të jetë …

Si mendoni për gjendjen e Shqipërisë parë me syrin tuaj si mjek, por dhe si virolog dhe mikrobiolog?

Eksperieca italiane dha një ide të qartë të përhapjes së virusit e cila u kërkua të ndalohej me izolimin e detyrueshëm nëpër shtëpi të pjesës më të madhe të  popullsisë. Kjo gjë dha efektet e veta pozitive në mospërhapjen më të gjerë të virusit. Për fat të mirë edhe nëShqipëri u aplikua kjo gjë .

Nuk di se me çfarë rregullsie vazhdon sot sistemi i vaksinimit në Shqipëri, por deri në vitin 91 ato bëheshin shumë të regullta. Një ndër to ishte edhe vaksina kundër TBC, gjë që mendohet sot qëështë diçka shumëpozitive për njerëzit që kanë antikorpe të tilla në përballimin e Covid 19.

Cilat janë disa nga këshillat tuaja më të rëndësishme si mjek për publikun e gjerë?

Pavarësisht nga faza virale që mund të jemi, apo edhe pse fuqia virale mund të fillojë të bjerë, në kushtet e mbarimit të izolimit në shtëpi, sepse edhe ekonomia duhet të lëvizi,  duhet gjithësesi të ruajmë distacën e duhur, të përdorim maskat, dorezat një përdorimshe, larja e shpeshtë e duarve dhe dizifektimi me substanca dizinfektante me bazë alkolike.

Duhet të evitojmë tëfërkojmë sytë me duart jo të lara.

Nuk duhet të neglizhojmë asnjë lloj ndjesie lodhje pa shkak, të ndonjë vize ethe, ngacmim tek grykët, kollë të thatë,  apo çdo lloj ndjesie tjetër që mund tëndjejmë si jo të zakontë.

Është një periudhë kohe bashkëkzistence me virusin në të cilën duhet të përshtatemi dhe njëkohësisht tëmos ulim nivelin e masave mbrojtëse ndaj tij.

Si e fillon ditën Dr.Gjoni?  

Në varësi të asaj ku gjendem,mund të them që e filloj ditën në dy mënyra të ndryshme.

Ka ditë që fillojnë në atë ngohtësinë e kënaqësinë familjare e të tjera që më gjejnë në të gdhirë të turnit të natës në punë, në emergjencë. Dy mënyra krejt të ndryshme të fillimit ë ditës, por gjithësesi edhe kur gjendem në punë dhe shpëtojmë jetë njerëzish apo edhe i ndihmojmë të lehtësojnë dhimbjet e sikletet nga sëmundje të ndryshme, ndjehesh  brenda vehtes përsëri mirë në shpirt.

 ndodh shpeshherë mëngjeseve të kthehem në shtëpi me një tufë lule në dorë, edhe pse ndoshta pas një nate të lodhshme pune , pas rastesh që  mbeten ndër mend , pikërisht për t’i dhënë atë rëndësinë  ka për t’u shijuar çdo moment i ditës, i jetës në  gjitha format, për të parë buzëqeshjen e gruas time që “humb “ midis kënaqësisë  rregullimit të buqetave të luleve .

Diku një lule, diku një kafe buzë detit së bashku me gruan etj, etj në dukje gjëra të vogla, por që  bëjnë  ndjesh një kënaqësi të madhe në shpirt dhe të fillohet dita me atë dozën e duhur të optimizmit për të vazhduar me problematikat e tjera gjatë ditës.

Cila është fëmijëria juaj, edukimi, origjina dhe çfarë do të kujtoni më shumë prej saj?

Lindur e rritur në qytetin e bukur bregdetar tëDurrësit mes valëve të Adriatikut, në një fëmijëri të thjeshtëe të bukur, mes një edukate familjare e ndjenjë qytetarie të theksuar, kaluan si pa kuptuar vitet e rritjes, adoleshencës etj të jetës time.

Rrënjët familjare, prejardhja e gjyshërve të mi është nga Kosova (Prishtina , Prizreni e Gjakova ) Prindërit kanë qenë të ardhur shumë të rinj në Durrës. Babai, Mark  Gjoni , filloi punën direkt në kantierin detar të Durresit për mobilim anijesh, pas mbarimit të shkollës 4 vite në Alessandria  (Itali) për të njejtën degë. Mamaja,Sofia (Katerina) Berisha ishte rrobaqepëse nëprofesionin e saj, një grua me një optimizëm të pashoq për jetën.  Rritur nga dy prindër të ndershëm dhe të zotët profesionalisht edhe fëmija më pas kërkon të bëhet shëmbelltyrë e tyre .

Nga fëmijëria e sidomos në vitet kur u rrita e fillova të hidhja hapat e mi të parë si mjek, kam të pashlyer në kujtesën timenë mes shumë gjërash të tjera, bisedat me të vetmin gjysh që njoha, ate nga mamja, Luigj Berisha. Më tërhiqnin bëmat që më tregonte për kohën e luftës e të kthimit tëtij në Shqipëri pas mbarimit të Akademisë Ushtarake në Austri e midis tyre kujtoj tëmë tregonte për mikun e shokun e tij të mirënë Akademine e Austrisë, z. Luigj Mikeli.  Evidentova këtë gjë të fundit pasi jeta është e çuditshme se, fati më dhuroi të kem grua,shoqe jete, mbesën e shokut aq të dashur të gjyshit tim, kjo gjë ndodhi edhe pse jetonim në dy qytete të ndryshme unë e Ledia. E ne djalit tone më pas, vazhdimësisë tone të bukur, nuk mund t’mos i vendosnim veçse emrin Luigi, në përkujtim të tyre…

Jeta është një ndërthurje momentesh herë të vështira e herë të bukura, ashtu siç qe edhe kjo bisedë me ju e nderuar znj Kozeta. Edhe pse tematika predominante e kësaj bisede është me të drejtë për një preokupim të madh me përmasa botërore, gjatëintervistes tuaj e ndjen vehten sikur të njiheshim prej vites. Më pelqen ta mbyll me nota optimizmi të moderuar, tëkujdesshëm me shpresën që çdo ditë që kalon i afrohet gjetjes së një vaksine të përshtatshme për rastin e Covid 19 sipas studimeve të bëra deri sot, duke shpresuar gjithashtu në mos trasformimin të tij në kohëqë mund të bëjë të ulet efikasiteti i vetë vaksinës .

Të gjithë bashkohemi në njëlutje që kjo situatë e krijuar në botë të superohet sa më shpejt.

Shpresoj dhe lutem të dalim sa më shpejt nga kjo situatë e krijuar në gjithë botën.

Ju faleminderit Dr.Gjoni për bisedën dhe paçi shëndet!

Bisedoi Keze Kozeta Zylo, gazetare, shkrimtare

2 Qershor, 2020

Staten Island, New York

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok