30/12/2024

-Flasin Prof. Dr. Ago Nezha, Prof. Dr. Lush Susaj, ish-studenti, Spasse Thanasi

0
Albert-Zholi

Sot Universiteti Bujqësor ka humbur shkëlqimin; është grabitur dhe rrënuar

– Ideatorët “demokratë” atë kontribut dhe krijimtari të disa brezave  të UB për 50 vjet, me një të rënë të lapsit e shkatërruan.

– Shteti po krijon situatë hipokrizie e fiktiviteti ndaj UB dhe ka shkaktuar atë që sot po e quajnë mbyllje të disa degëve prioritare.

– Këtë potencial dhe aset të pashëmbullt intelektual e shkencor të bujqësisë po e falimentojnë.

-Këto degë janë mbyllur dhe po mbyllen nga interesat e ngushta të vetë shtetit.

-Kjo po nxitet nga sjellja dhe politikat tepër të gabuara me specialistët dhe me strukturat drejtuese dhe menaxhuese të bujqësisë.

73 VJET  HISTORI  ( 1 9 5 1  –  2 0 2 4)

Përgatiti: Albert Z. ZHOLI

Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) është institucion i arsimit të lartë në Shqipëri, që ofron studime mbi agronominë, veterinarinë, ekonominë agrare, inxhinierinë pyjore, mjedisin rural, dhe degë të ngjashme. UBT është qendra më e madhe e edukimit dhe kërkimit shkencor në fushën e bujqësisë dhe ushqimit në Shqipëri. Kampusi i UBT-së është i vendosur në një kodrinë të pyllëzuar në periferinë veri-perëndimore të Tiranës, rreth 7 km nga qendra e qytetit.

Historiku

UBT u krijua më 1 nëntor 1951 si Institut i Lartë Bujqësor (ILB). Më 1991 u emërtua Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT). Deri në vitin 1990 universiteti ishte i organizuar në katër fakultete (Agronomi, Ekonomi Agrare, Inxhinieri Pyjore dhe Veterinari) me rreth 6000 studentë e 480 pedagogë. Në vitin 1992-1994, përmes asistencës së dy projekteve SARA, të financuar nga qeveria e SHBA-së (USAID) dhe atij GTZ të financuar nga qeveria Gjermane, u krye ristrukturimi akademik i universitetit. Nga viti 2001-2002 UBT është në një proces të ri të ristrukturimit në përputhje me “deklaratën e Bolonjës“, UBT, në vitin akademik 2005-2006, pritet të organizojë studimet sipas skemës së re 3+2+3 (Bachelor, Master dhe Doktoraturë). Në UBT kërkimi shkencor konsiderohet si një komponent esencial i jetës akademike. Kërkimi është realizuar në sajë të projekteve nacionale me pjesëmarrjen në programet “Bujqësia dhe Ushqimi, Bioteknonologjia dhe Diversiteti Biologjik”, në projektet nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në projektet bilaterale me qeverinë greke dhe italiane, në projektet DAD, në projektet e NATOS, në projektet IMG Tempus, në projektet e Bankës Botërore, në projektet për kërkim dhe zhvillim të akorduara nga qeveria shqiptare me një buxhet special në vitin 2004. UBT është iniciator i lidhjeve të shkencës me prodhimin. Këto lidhje janë konkretizuar përmes marrëveshjeve të lidhura me biznesin shqiptar. UBT ka marrëdhënie bashkëpunimi me shume universitete në Evropë dhe SHBA, si me Universitetin e Hohenheimit-Stuttgart, Universitetin Humboltd-Berlin, Universitetin e Bonit, Universitetin e Gotingenit në Gjermani; Universitetin e Viterbos, Universitetin e Potencës, Universitetin e Udines, IAM-Valenzano, Universitetin e Barit, në Itali; Institutin Politeknik dhe Universitetin Shtetëror të Virxhinias, Universitetin e Atlantës, Universitetin e Kolorados, Universitetin Georgia, Universitetin e Oklaomës, në SHBA; Institutin Nacional Politeknik të Nansisë dhe Qendrën Ndërkombëtare Mesdhetare të Studimeve Agronomike (CHIEHAM), në Montepelie, Francë; Universitetin Aristoteli të Selanikut, Universitetin e Patras, në Greqi; me Universitetin ST. Kliment Ohridski-Bitola, Maqedoni dhe Universitetin e Shkencave Agronomike dhe Mjekësisë Veterinare në Bukuresht, Rumani.

Prof. dr. Ago Nezha

UBT një tempull në zhvillim i dijes profesionale që po venitet

Instituti Bujqësor kishte disa fakultete, që dhe këta diferencoheshin, pasi kishte degë që ishin më të preferuara. Fakulteti që pëlqehej më shumë ishte Fakulteti i Pyjeve, ku brenda tij studionin për Inxhinier Pyjesh dhe për Mobilieri. Pas Fakultetit të Pyjeve preferohej Fakulteti i Zoo-Veterinarisë, ku diplomoheshin për zooteknikë dhe veterinerë dhe e fundit vinte Agronomia ku dilnin agronomë të përgjithshëm, agronomë për frutikulturë, perime, mbrojtje bimësh si dhe ekonomistë agrar. Instituti Bujqësor përgatiste kuadro për të gjitha degët e bujqësisë. Por ajo që do thoja nga përvoja ime, që kam mbaruar pesëvjeçarin e agronomisë në vitin 1971, dhe më pas me korrespondencë Filozofinë dhe Fakultetin e Ekonomisë Agrare, (ku dhe kam doktoruar dhe kam marrë gradat dhe titullin profesor), për nga hapësira e informacionit, niveli i dijes dhe kulturës shkencore, dy të fundit s’kanë të krahasuar me Fakultetin e Agronomisë. Aty studioje një mori disiplinash, duke filluar nga shkencat konkrete: si matematikë, fizikë, meterologji, kimi, (inorganike dhe organike), biologji, mikrobiologji, gjenetikë, anatomi kafshësh, botanikë, fiziologji bimësh dhe kafshësh, mbrojtje bimësh, pa folur për shumë lëndë të profesionit si fitotekni, pemëtari, perimikulturë, entomologji, fitopatologji, vreshtari, …etj, që duhet një listë e gjatë t’i rreshtosh. Ky mozaik lëndësh ishte një mbingarkesë për studentët, që në fakt krijonte një formim të gjithanshëm, por që kërkonte një stërmundim të studjoje jo vetëm ditën, por dhe natën. Në këtë kuadër, në kohën tonë pati një diskutim të gjerë student-pedagog, që të thjeshtoheshin disa lëndë që mbingarkonin studentët dhe bënin që të skartoheshin gati gjysma në vitin e parë dhe të dytë. Ndryshe nga universitetet e sotme, ku hyjnë 100 dhe dalin “120” të diplomuar. Por ideatorët “demokratë” të teorisë zero, atë kontribut dhe krijimtari të disa brezave që punuan si skllevër për 50 vjet, me një të rënë të lapsit e shkatërruan dhe e kthyen vendin në shkretëtirë, që e përjetojmë dhimbshëm si komb, deri në ditët e sotme. Antishqiptarët, të konvertuar në “demokratë”, bujqësinë e shkatërruan dhe specialistët, e shkencëtarët e bujqësisë i dëbuan, i lanë rrugëve pa punë, duke shpërfillur dijet dhe eksperiencën e tyre të vyer. Ajo që mbetet si monument i pashlyeshëm në kujtesën e brezave, është se nga Universiteti Bujqësor kanë dalë njerëz të shquar në shumë fusha të jetës, falë potencialeve intelektuale që ka trashëguar ky institucion arsimor dhe shkencor, unikal në fushën e bujqësisë.

Prof. Dr. Lush Susaj

Universiteti Bujqësor mbetet unik, por drejt rrënimit

Universiteti Bujqësor i Tiranës i krijuar që në vitin 1951, mbart kontribute, kujtime dhe vlera të jashtëzakonshme për historinë e zhvillimit arsimor, shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë. Deri në vitin 1990 dhe më pas, të gjitha zhvillimet pozitive në fushën e bujqësisë, blegtorisë, bletarisë, ushqimit, agropërpunimit, agroeksportit dhe turizmit, e kanë zanafillën tek platformat, programet dhe projektet e hartuara e të zbatuara nga dora dhe mendjet e ndritura të profesorëve dhe studentëve të dalë nga katedrat dhe auditorët e universitetit bujqësor. Universiteti Bujqësor i Tiranës, për nga specifikat e kurikulave dhe programeve mësimore, që zhvillohen, për nga specifikat e praktikave mësimore e profesionale që duhet të kryhen mbi bimët dhe kafshët që rritën në ambiente të hapura, për nga specifikat e hapësirave të gjera që duhen për bazën e mekanikës bujqësore e blegtorale, për nga specifikat e hapësirave të tjera që duhen për stallat dhe klinikën veterinare, për vreshtin dhe pemëtoret didaktike, për koleksionet dhe kopshtin botanik, për serat e kultivimit të luleve dhe perimeve, për kantinat e pijeve alkoolike, etj, njëlloj si në të gjitha vendet e tjera të botës, është unik, është shumë kompleks dhe i pakrahasueshëm me asnjë nga universitetet e tjera të vendit. Por sot ka shumë problem: Sa herë që shkruaj, gjithnjë me kujtohen shprehje dhe fjalë të shkruara nga rilindasit dhe nga ideuesit e shtetit shqiptarë. Në këtë kontekst e në këtë moment me erdhi ndërmend shprehja e njohur e Sami Frashërit, ku thotë se “Duhen shumë mend që të mund të shoqërohesh e të flasësh me njerëz pa mend”, por edhe shprehja e Faik Konicës (1899), ku thotë se “Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj”. Në këtë kontekst, e vetëm për të stopuar me sa kemi mundësi shkatërrimin e mëtejshëm të bujqësisë dhe të prodhimit bujqësor, kemi shkruar dhe kritikuar politikat e gabuara të zhvillimit bujqësor, dhe ekonomisë në përgjithësi. E ndër këto politika e veprime absurde, më e rënda (sipas mendimit dhe profesionit tim), ka qenë e do të kujtohet goditja dhe shkatërrimi i qëllimshëm që i është bërë bashkëpunimit dhe bashkërendimit të administratës dhe institucionit të ministrisë së Bujqësisë, më katedrat dhe me ekspertët më të mirë të fushave të prodhimit bujqësorë e blegtoral në UBT. Sikurse dihet, këtë potencial dhe aset të pashëmbullt intelektual e shkencor të bujqësisë, e ka patur dhe e ka vetëm Universiteti Bujqësorë i Tiranës. Heshtja në këtë pikë do të ishte gabim shumë i rëndë. Për më tepër, meritojmë edhe mallkimin e kësaj toke nëse nuk flasim dhe nuk reagojmë kur mënjanohemi hapur nga institucionet tona shtetërore, e nga punët tona aq shumë të dobishme e specifike për shtetin dhe shoqërinë. Më e keqja është se, duke u marrë me vogëlsira, etiketime dhe menjanime, nga shteti akoma nuk ka as edhe një lëvizje të sinqertë për të filluar bashkëpunimin e munguar me ekspertët e mirëfilltë të këtyre fushave në Universitetin Bujqësorë. E gjithë kjo situatë hipokrizie e fiktiviteti ka shkaktuar atë që sot po e quajnë mbyllje të disa degëve prioritare të Universitetit Bujqësorë, e që në të vërtetë këto degë janë mbyllur dhe po mbyllen nga interesat e ngushta të vetë shtetit. Kjo po nxitet nga sjellja dhe politikat tepër të gabuara me specialistët dhe me strukturat drejtuese dhe menaxhuese të bujqësisë. Për mallkimin dhe dëmin, Fjodor Dostojevski ka shkruar: “Nëse nuk flas do të jem i mallkuar, e nëse flas do të jem i damtuar”. Në këtë mënyrë, midis mallkimit të përjetshëm dhe dëmit, që kur u morëm me shkencë, me teknologji, me poezi, me publicistikë, me filozofi dhe me edukimin e mësimin e studentëve, me vetëdije të plotë kemi zgjedhur rrugën e reagimit dhe të fjalës së lirë.

Ish-studneti, Spasse Thanasi

Dikur e quanim “univers i klorofiltё”

Koha studentore ёsht  e artё, e mbushur me eksperiencat e para formuese tё jetёs tё profilit studimor e kёrkimor, me dёshirat mё tё bardha nё kёrkim tё ёndrrave, njё “univers i klorofiltё” qё pёrtёrihet gjithnjё me endje. Ne nuk fshehim dhe çastet intime, dashurinё tonё tё parё, lidhjet me njeriun e dashur, hapat me tё, rrёmbimet e pafundme, kapёrcimet e sfidave. Ndaj kjo kohё intensive e jetёs dhe studimeve ishte pёr ne dhe “busulla” individuale e drejtimit nё jetёn e ardhshme. “Semafor i dijes” nё Kodёr-Kamёz rri gjithmonё i ndezur, sikur tregon udhёkryqet e kohrave !… Ёshtё ndjenja e tё gjithё dashurive. Kёtu fjalёt mblidhen si kallinjtё e grurit e mbushin letrёn e bardhё me vite çmalljeje. Kёtu klorofili me dritё shton dashurinё. Kёtu shqetёsimi i kohёs rёndon si gurё me peshёn mё të rёndё (edhe fjalёt e Universitetit tonё janё shkruar mbi gurë!…). Kujtoj ballin e kodrinёs ku shfaqet HYRJA nё universitet me krahё arkitekturorё si margaritarё e deri nё pamjet intensive e çlodhёse qё tregojnё bukur “fytyrёn” e qytezёs, ne kemi përpara vetes një spektёr gjigand brenda universitetit të shtrirё pastaj jashtё dyerve tё tij, ku janё shpёrndarё studentёt e diplomuar me titullin “specialist tё bujqёsisё”, tё cilin e mbajnё si krenari, pёrkushtim e pasion pёr njё profesion tё bukur. Universiteti Bujqёsor i Tiranёs e meriton plotёsisht njё “fjalё lapidare” pёr dashurinё e lirisё dhe demokracinё monumentale. Ёshtё e nevojshme qё atij t’i jepet si stoli “bukuri  e fjalёs” artistike, ashtu si “dekori i luleve” me ngjyra tё ndezura qё shton gjelbёrimin, aromёn dhe “flladin” e peizazhit studentor…. Nё ato rrugica tё Institutit, secili prej nesh, njohu intenerarin e botёs dhe sё bashku me hartёn urbanistike tё jetёs sё tij ne dhjetёfishuam shokёt dhe u armatosёm me autoblindat e diturisё njerёzore pё pёrballimin e saj.Midis miqve e shokёve tё  paharruar tё asaj moshe, çdo student ka njohur atje edhe ” batalionin gjigand” tё pedagogёve apo profesorёve tё nderuar. Arsyeja e madhe ёshtё fakti, se ata nё atё kohё kur na takoi tё ishim studentë tё tyre, ndryshuan pёrgjithmonё “diskun” e horizontit tonё…”Qyteza e klorofiltё”, e ngritur jo rastёsisht pranё fёshfëritjes melodike  të grurёnjave, kaq pranё blegёrimave nё flladin e malit, kaq pranё gjelbёrimit tё drurёve dhe bimёve, ёshtё gjithmonё si njё VEPЁR ARTI nё hapёsirёn bujqёsore shqiptare… Kёtu, nё qytetin mbi kodrinё, flladitja e natyrёs krijon “dallgё dashurie” nё hapёsirё. Gjithçka ёshtё veshur me gjelbёrim, me lule nё ndёrthurje tё harmonishme me ngjyrёn e stinёve. Sa bukur  i shkojnё kёsaj qyteze kёto kodra pёrjetёsisht tё gjelbёrta ! Nё rrjedhёn e viteve dhe dekadave, buzёqeshja pёrherё rinore e qytezёs, ёshtё bёrё mё e pastёr dhe njё suferinё ndjenjash qё i zgjon mosha mё ёndёrruese njёzetёvjeçare…Kёtu  vështrimi i pastёr nga e ardhmja, ka ngrohur mё shumё ёndrrat e ndezura tё rinisё studentore. Nёpёr rrugёt plot hijeshi tё qytezёs erdhёn dhe ikёn hapa tё shpejtё studentёsh dhe vijnё gjithnjё nё rritje rritme mёngjezesh studentore, qё kanё vetёm dritёn e diturisё dhe ripёrtёrijnё “mozaikun” e  qytezёs.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok