25/12/2024

Flamurtarët e mashtrimit!

0
Florim-Zeqa1

Shkruan: Florim Zeqa

Kaluan gjashtë muaj, kalojë një vit, po kalojnë dy vite të ‘Qeverisjes Kurti 2’ apo të koalicionit të ‘shpresës’ LVV+V dhe asnjë ndryshim sa i përket përmirësimit të mirëqenjes së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit, asnjë ndryshim sa i përket përmirësimit të sistemit të drejtësisë, atij arsimor dhe shëndetësorë të vendit tonë.

Të paaftët apo pengjet e të shkuarës

Dikush mund të thotë se është kohë e shkurtër, por për një qeverisje që ka vizion të qartë dhe program të hartuar të zhvillimit ekonomik për vendin, do të mjaftonin gjashtë muaj për t’i bindur qytetarët e vendit se është në rrugë të mbarë. Mirëpo të kalojnë dy vite, pa e parë qytetarët asnjë përmirësim në qeverisjen e vendit, jo vetëm që është e patolerueshme, paraqet mashtrimin më të madh që iu është bërë ndonjëherë qytetarëve të vendit.

Qytetarët e lodhur nga varfëria dhe denigrimi social, duke pritur realizimin e ndryshimeve të premtuara nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, të cilat nuk janë në përputhje me pritjet dhe besimin e qytetarëve, këta të fundit, të zhgënjyer nga mashtrimi i tyre, më shpirtë të thyer janë duke e braktisur vendin!

Dikush mund të thotë dhe t’i arsyetojë se është kohë e shkurtër për ndryshime të mëdha dhe se dhe fajin e kanë qeveritë paraprake, por as kjo nuk ‘pinë ujë’, për arsye se një qeverisje me dy “koka të mëdha” siq janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do duhej që ta lenin pas të shkuarën dhe të mirreshin me të ardhmen, gjegjësisht me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Qytetarët nuk kanë kohë të presin

Liderët që e krahasojnë veten me të shkuarën dhe të kaluarën, nuk e arrijnë dot të ardhmen! Thënë ndryshe, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani si bartës të ‘kaolicionit ‘LVV+V’ me asgjë nuk mund ta arsyetojnë mosmbajtjen e premtimeve elektorale ndaj qytetarëve.

Të ardhur në pushtet me flamurin e ndryshimeve, u mbeti në dorë flamuri i mashtrimeve!

I pari, Albin Kurti i harroi të gjitha premtimet e dhëna para qytetarëve të vendit, dhe turr e vrap e n’prehër të Vuçiqit në Bruksel e kudo tjetër!

Kurse e dyta, Vjosa Osmani, me të ulur në kolltukun e presidentit, asnjë hapa para në mbajtjen e premtimeve të dhëna qytetarëve për luftim të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo së pari u kujdes për mirëqenjen e saj familjare duke u bërë me shtëpi të madhe dhe luksoze me para të pajustifikueshme, pastaj u kujdes për dukjen e saj, e zgjodhi Turqinë për intervenime kirurgjike me paratë e shtetit.

Dështimi diplomatik

E vetmja gjë për të cilën nuk mund t’i akuzojnë pushtetarët paraprak është politika e jashtme apo rrafshi diplomatik në të cilin e kanë katandisur Kosovën treshja famoze Albini-Donika-Vjosa!

Në polikën ndërkombëtare, përkatësisht në diplomaci nuk mjaftojnë luki (dukja e jashtme) dhe patriotizmi i propaganduar me primitivizëm, por kërkohet zgjuarësi dhe pragmatizëm, përvojë diplomatike dhe guxim në parashtrimin e kërkesave shtetërore.

Pa asnjë njohje e vetme dhe pa asnjë tjetër në horizont, me një aplikim të vetëm për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por pa shpresë për anëtarësim në këtë organizatë dhe të tjera si kjo. Largë integrimeve ndërkombëtare, por edhe më largë liberalizimit të vizave!

Pse nuk e marrin guximin treshja Albini-Donika-Vjosa për t’ua bërë të qartë qytetarëve të vendit se s’ka liberalizim të vizave pa marrëveshje finale me Serbinë!

Madje, kryeministri Albin Kurti kohëve të fundit më shumë po e përmend luftën sesa liberalizimin e vizave! Dilema është kjo: a po e bënë këtë për konsum të brendshëm për të mbuluar dështimet në qeverisjen e vendit apo me të vërtetë po e dërgon Kosovën drejt një lufte të re me Serbinë!?

Flamurtarët e mashtrimit, binomi Kurti-Osmani të cilët kishin premtuar depolitizimin e administratës, po e bëjnë të kundërtën, me mbushjen e administratës publike dhe shtetërore me familjarë e militant partiak, nipa e mbesa, teze e dajë dhe farefis përmes lidhjeve nepotike, të gjithë pa aftësi profesionale dhe pa përgatitje adekuate shkollore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok