Nga Kimete Berisha

  1. Është qesharake:

Ta akuzosh kryeministrin Kurti ‘pse e pëlqen marrëveshjen’ tënde me Serbinë, që ti vet e ke pranuar dhe e ke nënshkruar.

Kjo i bie sikur t’i thuash Albin Kurtit:

– ‘Unë isha i poshtër, por pse tash edhe ti u bëre i poshtër’.

– Kjo është betejë qesharake e opozitēs, është ‘pështyjë lart e pështyma fytyrës tënde’

– Opozita po kërkon nga kryeministri të jetë ‘ideal’ siç kanë ‘kujtuar’ se është dhe po e mbrojnë Albin Kurtin nga Albin Kurti.

– Opozita nuk ka kapital moral ta thotë asnjë fjalë për Asociacionin.

Nëse lëshohem më thellë në të kaluarën, më duhet ta përmend Skënder Hysenin, i cili në Bruksel e humbi çantën me dokumente të marrëveshjes.

Historia e Kosovës nuk njeh njeri më sharlatan, më të paditur dhe më të neveritshëm se ky, prandaj, opozita duhet të bej një ‘pastrim karmik’ nga mbeturinat e saj!

Dhe duhet ta dijë se kur Skënder Hyseni flet kundër qeverisë Kurti – e forcon.

Të njëjtin efekt e ka edhe Molliqaj.

Sa herë flet kundër tyre i qet pleh qeverisë dhe e rritë.

  1. Ndërsa opinionet ndryshohen, si këto gjethe vjeshte që po bien.

Kur bien gjethet, siç e dini besoj, përtërihet rrënja e trungut.

  1. Është tallje e mençur:

Që kryeministri kërkon këshilla nga opozita se si ia kanë bërë ‘ata’ që e kanë bindur presidentin e Serbisë të pranojë t’ua nënshkruajë marrëveshjet!

– ‘Mësomëni (tha) që edhe unë ta bind Vuçiqin të nënshkruajë marrëveshje edhe me mua’!

  1. Është taktikë perfide e kryeministrit:

Të thuash se për Brukselin marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë ekziston (edhe pse pa nënshkrime)…

por për mua (tha), marrëveshje të panënshkruara gjen veç në mesjetë.

  1. Albin Kurti është i bindur se ju jeni budallenjë, prandaj tha:

‘Unë isha në gjendje ta nënshkruaj draft-Asociacionin, por Aleksandër Vuçiç nuk pranoi.

Por unë nuk e kam pranuar draft-Asociacionin, nuk do ta pranoja pa e parë ju dhe pa e gjykuar në Gjykatën Kushtetuese’!

– Pra, edhe ka dashur ta nënshkruaj, edhe nuk e ka pranuar.

  1. Është marifet:

Të thuash ‘po’ kur e di shumë mirë se kundërshtari yt do të thotë ‘jo’, dhe kur e di mirë se Gjykata Kushtetuese është e mbipopulluar me ‘njerëzit’ e t’u që do të thonë siç ta do zemra ty – pra do të thonë: ‘jo’!

– Pra, Albin Kurti është i bindur se Asociacion s’do të ketë, prandaj e ‘pranon’!

  1. Është mendimi im:

Lëreni të zhagitet.  Është temë e vjetëruar Asociacioni.

Është temë e harxhuar dhe të gjithë pa përjashtim, jeni fajtorë ose ‘meritorë’ për të.

– Plus që ne kemi halle tjera, nuk ia ndin ‘kujt për Asociacionin!

  1. (Sa më përket mua, ju kam thënë se veç një Asociacion do ta pranoja: nëse do të quhej ‘Asociacioni i komunave të Veriut’.)
  2. S’e kam kuptuar kurrë se pse njeriu i mençur e jep moralin dhe jetën për një pozitë të përkohshme…

po shihet çdo ditë me shembuj se si rehatia nuk blihet me pare, as me famë, as me pozitë, as me asgjë…

miliarderi u varros midis lloçit në shi në mesin e varfanjakëve që deri dje s’i ka shikuar me sy.

  1. Jo që është ‘keq’ të jesh i pamoralshëm, por nuk ke llogari.
  2. Është joetike:

që kryeministri vazhdimisht e sulmon Hashim Thaçin në burg, dhe e shpall fajtor (pa e gjykuar)…për mungesën  e ushtrisë inekzistente të Kosovës në Veri.

Çka do të çosh në Veri?

Cilën ushtri? Tankset?

Helikopterët?

Çka?

S’ke çka çon!

– Hashim Thaçi nuk ia ka kthyer fjalën NATO-s dhe Amerikës, ashtu siç ke vepruar mirë edhe ti kur ta kanë kërkuar t’i tërheqësh njësitë speciale nga Veriu, dhe i ke tërhequr.

  1. Është interesante që Albin Kurti e sulmon vetëm Hashim

Thaçin (në burg).

Kjo tregon se vetëm Hashim

Thaçin e merr seriozisht.

Kryeministri Kurti e ka të njëjtën prirje të gabuar si të Hashim Thaçit: kujton se ‘ujkun e bën dajë’, duke i dhënë pozita, duke i dhënë pare, duke e lëmuar dhe duke i afruar afër vetes armiqtë dhe bashkëpunëtorët e Serbisë, bashkë me mbeturinat e ujdit.

  1. Gabon:

Sepse, morali dhe besnikëria e njeriut nuk blihet as nuk fitohet…shkaku se nuk ekzistojnë…’përveç zori njeriun e detyron të bëhet i mirë’.

Duhet të ketë edhe njerëz besnikë dhe mirënjohës, por duhet gërmime arkeologjike për t’i gjetur.

  1. E nëse i lejon shqiptarët:

Edhe parkun arkeologjik Ulpiana e bëjnë ‘Kompleksi banesor – Ulpiana’, normal, përveç emrit, ia ruajtur edhe një gurë të varrit, derisa të harrohet pak puna.

E kaluara i tmerron shqiptarët, prandaj s’kanë kulturë të veten, siç po vet-asimilohen çdo ditë për qejfi, sepse jetojnë sot për sot.

Çdo gjë që e quajmë ne vlerë dhe traditë na e kanë ndërtuar pushtuesit. Kam thënë.

  1. E çka duhet të besh pra që të mbijetosh pa u turpëruar?

E vetmja rrugëdalje është të jesh i ndershëm.

S’të shpëton asgjë.

As me mençurinë dhe as me dijen më të madhe në botë askush, e as Albin Kurti nuk i fsheh dot gabimet dhe mëkatet e veta.

  1. Është paksa e dhimbshme:

që ministri i mbrojtjes i Kosovës nuk arrin ta mbroj veten nga Dejona Mihali.

Grekja nuk më pyeti, tha, m’u ulë në tavolinë dhe më mori në pyetje…si je a je mirë!

– Mirë ta ka bërë.

  1. Kur A.S. dhe A.M. më kanë ftuar të jem pjesë e librave të tyre, që ta jap mendimin tim për Ibrahim Rugovën, nuk kam pranuar.

Atyre nuk ua kam thënë pse, vetëm nuk u jam përgjigjur thirrjeve të tyre.

Nuk e kam njohur Ibrahim Rugovën, çdo gjë që di për të ishin ‘kujtimet e shokut të tij, Teki Dërvishit’.

Unë nuk mund të bëj ‘tregti’ me kujtime të ‘huaja’. Jo.

– Nuk mund të ‘përfitoj’ nga kujtimet e askujt, se kam frikë…as s’di nga kush kam frikë…

Dikush ka fat i tutët veç një Zoti, unë tutëm prej kallaballëk zotërave….kam frikë se s’është poetike, është e dhimbshme të ndërtosh emër mbi dhimbjet e tjetrit në themel…!

  1. Kur e lexova lajmin se Lumiri po e çel shkollën ‘Ibrahim Rugova’, desha t’ia uroj dhe t’i them: kryeje ti i pari atë shkollë.

Ibrahim Rugova vdiq prandaj nuk arriti ta ndalonte ‘Çantën e humbur’ për ta përndkjekur shokun e studimeve të tij, si qen i çartur.

Pse Skënderi e përndiqte?

Sepse, Tekiu e motivonte Albin Kurtin me shkrimet e tij.

  1. (Nëse më lejoni të plakem, gjithçka do t’ju tregoj, më vonë. Sepse, do gjëra kërkojnë moshë të thyer për t’u thënë).
  2. Është lookizëm që Big Brother e lejon ‘opinionisten’ ta ofendojë një banor në bazë të pamjes së tij.

Nëse ‘opinionistja’ e vazhdon punën , Klan Kosova e legjitimon diskriminimin më të tmerrshëm, jo veç në bazë të pamjes, por dhe në bazë të gjatësisë trupore (heightism).

Sa herë gjendem pranë njerëzve më të shkurtër se unë, ngushtohem, mundohem të kërrusem.

Veç Edi Rama mburret që është i gjatë.

  1. Është Proverb biblik:

Fjala të çon në mëkat. Prandaj, mbaje gojën mbyllur.

Njerëzit e marrë si ‘ajo’ i shkatërron mungesa e sensit, mungesa e mëshirës dhe padija.

Tha, jam gazetare: U këputa duke kërkuar ‘një shkrim’, ‘një ide’, një ‘mendim’ nga ‘ajo’ por nuk e gjej.

– Nuk je gazetare dhe ti e di.

Edhe këngëtarit i tha: ‘të ka kaluar koha’.

Kur i thua dikujt ‘të ka kaluar koha’, mund ta dëshpërosh aq shumë sa ta çosh në vet-shkatërrim.

I tha të njëjtit: fol për të kaluarën e grave tuaja.

– Të isha si Ai, do t’i thoja: mbasi që qenka normale t’i përgojosh gratë e së kaluarës fol ti e para për të kaluarën tënde, se s’ka njëri pa të kaluar.

  1. E në fund erdhën heronjtë.

Heronjtë me parapagim.

Policia e Kosovës u mitizua në Veri, dhe u konsiderua Heroike.

Ndërsa, kur dolën në protestë për pare, i vunë çmim heroizmit të tyre.

Të jesh polic është vend pune që paguhet me pare.

Heronjtë janë tjetër temë. Temë e vjetruar.

P.S. Pra, nuk është me rëndësi çfarë mendoni Ju për mua, me rëndësi është çfarë mendoj unë për Ju.

(Arrogancë e përvetësuar po, ama mbretërore).

https://www.facebook.com/kimete.berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok