Fjalë të urta për librin
Ideoi: Albert Z. ZHOLI
- Libri është dritarja nga e cila njeriu sheh botën pa lëvizur nga vendi.
- Një libër i mirë nuk lexohet vetëm, ai të ndryshon.
- Aty ku mbaron padija, fillon libri.
- Libri është miku që nuk të tradhton kurrë.
- Çdo faqe libri është një hap drejt urtësisë.
- Një bibliotekë e pasur është një pasuri më e madhe se çdo thesar.
- Libri ushqen mendjen ashtu si buka ushqen trupin.
- Ai që lexon shumë, jeton shumë jetë.
- Mendja formohet nga librat, karakteri nga vlerat që ata përcjellin.
- Libri nuk të jep vetëm përgjigje, por të mëson të bësh pyetjet e duhura.
- Leximi zgjeron horizontin dhe e bën njeriun më të lirë.
- Një popull që lexon është një popull që ecën përpara.
- Librat mbjellin ide, idetë ndërtojnë të ardhmen.
- Çdo libër i ri është një mundësi e re për të menduar ndryshe.
- Risitë lindin nga mendjet që nuk reshtin së lexuari.
- Libri zgjon kureshtjen, ushqen imagjinatën dhe forcon arsyen.
- Gëzimi i leximit është një pasuri që shtohet sa më shumë e ndan me të tjerët.
- Një fëmijë që dashuron librin, nesër do të ndërtojë një shoqëri më të mirë.
- Librat nuk plaken kurrë; ata rilindin sa herë hapen nga një lexues.
- Madhështia e një kombi matet edhe me dashurinë që ai ka për librin.
Fjalë të urta nga autorë të njohur:
- “Një dhomë pa libra është si një trup pa shpirt.” – Marcus Tullius Cicero
- “Sot një lexues, nesër një udhëheqës.” – Margaret Fuller
- “Nuk ka mik më besnik se një libër.” – Ernest Hemingway
- “Leximi është për mendjen ajo që ushtrimi është për trupin.” – Joseph Addison
- “Librat janë pasqyra: në to shohim atë që kemi brenda vetes.” – Carlos Ruiz Zafón
