24/07/2024

Fjalë të urta nga shkrimtari Albert Z. ZHOLI

0

-Nuk lejohet përdorimi i fjalëve të urta pa cituar emrin e autorit-

-Dituria është çelësi i çdo suksesi dhe suksesi i çdo nisme.

– Libri është dritarja më e bukur e jetës, pa të cilin dhe dhoma më e bukur dhe e ndriçuar  do të dukej e errët.

– Babai është trungu i familjes, pa të cilin themelet e shtëpisë  do rrënoheshin nga tërmeti më i vogël.

– Dituria është si drita në errësirë, pa të cilën edhe drita më e fuqishme do të venitej.

-Gjakftohtësia është virtyt i njerëzv të ditur, cilësi që arrin të kalojë çdo pengesë.

– Investimi më i madh i njeriut në jetë është miqësia e sinqertë, pa miq të tillë jeta do ishte si shtëpia pa çati.

-Libri është një thesar i artë, vlerat e tij dalin në pah në momentet më të vështira të jetës.

-Libri është miku që të orienton në çdo furtunë, dhe miku  që të mban ndezur imagjinatën në çdo situatë.

-Pa miq të mirë dhe libra të mirë, jeta do të ishte një ferr i vërtetë

– Kur shkon në shtëpinë e një miku shikon si të pret tek dera, kur del shiko se çfarë librash dhe pikturash le pas.

– Ruaju nga njeriu që gënjeshtrën e kthen në art, dhe nga artisti  që nuk kthen asgjë në art.

– Miku i vërtetë tregohet në ditë të vështirë, dhe pse në ditë të zakonshme tregohet indiferent.

– Pasuria më e madhe e njeriut është dituria, ndërsa pasuria më e madhe e diturisë është libri.

– Më mirë një shok të ndershëm dhe të sinqertë se një shok që të llustron pa asnjë meritë.

-Gazetaria e shkruar është  vërtetësia më e madhe se sa i aftë je të shkruash dhe ta kthesh fjalën në art dhe besueshmëri.

– Gazetaria e shkruar është arti më i vështirë i lajmit (duhet larg politizimit) dhe përgjegjësia më e madhe e së vërtetës.

– Kushdo që  shkruan jep një ndihmë modeste në historinë e kulturës së kombit.

– Jo çdo gjë që shkruan është e vërtetë, por brenda një shkrimi sado modest ka një të vërtetë brenda.

– Mos e konsumo miqësinë për një kafe apo got raki, por për gjëra që kanë të bëjnë me dinjitetin, personalitetin dhe të ardhmen krenare.

-Shtëpia pa libra është si shtëpia pa dritë, ku errësira do buzëqeshte në çdo cep.

– Forca e njeriu nuk tregohet tek grushti, por tek dija, vizioni dhe atdhedashuria.

– Atdhedashuria është virtyti që të jep forcë dhe të orienton me fisnikëri drejt suksesit.

– Tradhëtari është si një lavjerrës që nuk njeh, besnikëri, korrektësi, besim dhe ngjyrë flamuri.

-Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar  të  vdes.

– Heronjtë  janë  dëshmia  e  virtyteve  më  të larta  patriotike   dhe vetsakrifikuese në  emër të lirisë

-: Heronjtë  janë pjesa  më  e  ndërgjegjshme  e  një kombi  ku  interesat e  atdheut janë mbi  gjithçka, edhe mbi jetën

– Pa  nënën  jeta  duket  e  verbër,  pa  babanë  jeta  të  duket  pa  krahë

– Atdheu është passporta  më  e  bukur  në  botë, pa  të  cilin njeriu  do  endej    pa  motiv  dhe  indetitet

– Veteranët  e  një  vendi  janë  historia  e  gjallë  e  pavdekësisë  së  një  kombi

– Historia  e  vërtetë  e një  kombi  nuk  mund  të  shkruhet  as  me  emocion,  as  në  situatë  lufte, as  nga  politikanët,  as nga fituesit e  një  lufte  apo  tradhëtarët,  ajo  shkruhet  nga historianët  gjakftohtë dhe  të  ditur pa  asnjë  ndikim  politik  dhe  në  kohë  paqeje.

– Dashuria  është  ndjenja  më  e  fuqishme  njerëzore  që  i  ngjan  një  luleje  të  bukur  në  mes të  shkretëtirës  e  cila pa përkujdesje eshtë  e  destinuat të  vyshket në  kulmin e lulëzimit.

– Pa  dashuri  jeta  e  njeriut është si  një  tunel i  gjatë  i  errët që  nuk  mund  ti  shijojë  kurrë  ngjyrat  e  ylberit.

– Fjala  e  mirë që  i  shpreh  dikujt  është dhurata  më  e  bukur që  barazohet  me tingujt  hyjnorë.

Albert Z. ZHOLI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok