22/12/2024

Fisnikëria e grave dhe vajzave shqiptare në Amerikë, këto ditë feste, e pranishme në Shqipëri

0
Albert-Zholi

Nga Albert Zholi

Bashkëkombëset tona në New York i kishim takuar te fondacioni amerikano-shqiptar “Motrat Qiriazi”, që prej dhjetëra vjetësh shpalosnin vlera të dukshme në ndihmë të grave e vajzave shqiptare dhe familjeve të tyre, që kanë shkuar e vazhdojnë të shkojnë në USA. Si “portë pritëse” e shqiptarëve aty, zonjat, me gadishmërinë e tyre, kanë qenë një ndihmë e madhe, sidomos për gratë shqiptare. Shteti i fuqishëm ku ato punojnë, u krijon mundësi që në çdo moment të shpalosin vlerat njerëzore në zbatimin e ligjeve, që mbrojnë të drejtat e njeriut. Fondacioni prej vitesh ka qenë i hapur edhe për mediat, ku zonjat e punësuara aty u përgjigjeshin kërkesavë të tyre në lidhje me problematikat, që shoqëronin shqiptarët e ardhur edhe nëpërmjet lotarisë amerikane, apo studentëve, që vazhdonin studimet në New York, apo shtete të tjera te USA. Informacionet që ne, punonjësit e medias, i merrnim aty, ishin te sakta, të shpejta, të nxjerra nga studimet për shqipëtarët nga stafet e punonjëseve, aty në USA. Ishte shumë e dukshme ndihma e Fondacionit të vitit 99’ për popullin e Kosovës, në vitin e “genocidit serb”. Kemi qenë të pranishme në organizimin e festave të grave e vajzave shqiptare në New York nga fondacioni “Motrat Qiriazi”, festa mbresëlënëse, ku shpalosej dashuria për vendin amë dhe aty ku jetojnë shqipëtaret. Kemi njohur zonja me integritet e të palodhura, që kanë ndihmuar shqiptaret me strehim e ushqim të përkohshëm, sipas nevojës së tyre. Sa pritje e përcjellje ka bërë Znj. Agathi Luka, me familjen e saj, për të ndihmuar shqiptarët që vinin për here të parë aty; porta e zemra për bashkëkombësit. Gratë e vajzat shqiptaro-amerikane “Motrat Qiriazi” edhe këtë radhë “levizën”. Fisnikëria e tyre këto dite feste ishte present me kontributin e vyer kundrejt grave të zonës së Kombinatit dhe rrethinat e saj. Një lidhje e re me shoqatën “Për gratë dhe fëmijët” drejtuar nga Znj. Raimonda Prifti, ishte tepër emocionuese. Ndihma e grave të fondacionit me ushqime për familjet në nevojë (50 familje) ishte një ndjeshmëri që mbase vetëm nënat shqiptare e posedojnë. Momenti të shtyn për të ditur cilat janë ato shqipëtaro-amerikane me ndjeshmëri të tillë, duke vënë në dijeni edhe shqiptaret në Kombinat e zonat përreth:

Fondacioni AAWO “Motrat Qiriazi”, Beti Beno – president, Agathia Luka – menaxhere, Anna Kohen – drejtore, Arjana Elezaj – sekretare, Drejtore të departamenteve: Eva Milo Burnori, Albana Konçi Ndreu, Pajtesa Kukaj, Vera Belliu, Këshilltaret e kryesisë:Dr. Zana Dobroshi, Dr. Shpresa Xhakli, Albana Krasniqi. Zonjat e fondacionit nga New York-u u bënë një shkëndijë për zonja të tjera të kontinentit për të qenë pranë bashkëatdhetareve të tyre në ditë të shënuara kalendarike. Kontakti i zonjave nga New York-u me shoqatën “Për gratë e fëmijët” realizoi organizimin e festave me paketa ushqimore, higjeno-sanitare dhe medikamente për gra në Kombinat e rrethina, sipas kërkesave të tyre. Gratë e New Yorkut nxitën shoqatën për të ndihmuar intelektualen nga Tirana P. Gjika e njohur në qarqet artistike të vendit dhe e paralizuar prej 2 vitesh, duke e pajisur me materiale sipas nevojave të saj. Një falenderim për zonjat e fondacionit AAWO “Motrat Qiriazi” në New York dhe një apel i fortë për ata që hartojnë politika sociale në vendin tonë. Veprimtaritë vazhdojnë për të tjerë persona në Kombinat e rrethina, zonë plot probleme sociale që kërkojnë zgjidhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok