14/12/2024

Filloi Festivali i VI-të Mbarëkombëtar i Foklorit “Rapsha 2022” – Malësi e Madhe

0
Rapsha-2022

Nga Gjekë Gjonaj

Sot, më 19 gusht 2022,  një vit më v0në seç ishte planifikuar, për shkak  të Covid-19,filloi  Festivali   Mbarëkombëtar i Foklkorit “ Rapsha 2022”- Malësi e Madhe, i cili do të mbahet në Vitojë-Tuz. Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore organizohet  nga Shoqata  Kulturore – Artistike “ Rapsha”-Drume, e cila ndër vite është kultuvuese e  kulturës dhe traditës së shqiptarëve si popull me tradita  që jetojnë me shkeuj  të stërlashtë në trojet e tyre etnike në Malin e Zi.  Në skenën e hapur të këtij festivali, siç ka  bërë   të ditur organizatori  nga data  19-21 gusht  pritet që  shoqatat ansamblet dhe grupet artistike folklorike  të shpalosin vlerat e folklorit të zonave të ndryshme  shqiptare nga Mali i Zi, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bujanovci, Presheva dhe  diaspora,  Nju-Jorku e Detroiti (SHBA). Për fat të keq sivjet, siç na konfirmoi David Junçaj, kryetar i SHKA “ Rapsha”,   nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë grupet folklorike shqiptare nga Greqia, Italia dhe Zvicra. Megjithatë, do të jetë kjo  një festë e madhe mbarëkombëtare, një dasëm me qindra dasmorë (krushq)  e dasmoresha të grupmoshave të ndryshme,  të cilët do t’i  japin Tuzit dhe Malësisë së  Madhe hijeshi dhe bukuri  me veshjet (kostumet) e larmishme   popullore , si pasuri e  veçantë  e kulturës sonë  materiale  me vlera të rralla etnografike nga treva të ndryshme shqiptare.

Kjo sofër kombëtare  edhe këtë vit, si shumë vite më parë, do të bashkojë në një vend  artistë, këngëtarë, valltarë, instrumentistë, e të tjerë, do të  dëshmojë  se folklori  dhe kultura e popullit shqiptar buron dhe gjallon  në të gjitha hapësirat e jetës së kombit tonë. Kjo magji artistike dhe njerëzore   do ta  bëjë  Tuzin qendër treditore  të kulturës shqiptare.

Pritet të jetë një festë e  vërtetë  me momente të rralla  e të papërsëritshme të cilat e  pasurojnë dhe e fisnikërojnë  jetën tonë shpirtërore.

Gjatë ditëve të festivalit, mes shumë emocioneve, do të mbizotërojë më e bukura e trashëgimisë sonë  materiale dhe kulturore, kultivimi  i valles dhe këngës së bukur shqipe. Do të prezantohen  këngë  lirike,  të dashurisë, dasmës, kurbetit, këngët më të vjetra të mbërritura në ditët tona “ përkryekrahut” ose “majekrahut” , me një origjinalitet mahnitës si dëshmi e periudhës pagane dhe një perlë e traditës së lashtë  shqiptare,   këngët  epike  përmes së cilave shqiptarët kanë fiksuar trimërinë dhe historinë e të tjera. Të gjitha këëto do të përcillen   me vegla tradicionale siç janë: lahuta, çiftelia, sharkia, fyelli, kavalli, defi, lodra apo tubani e shumë  vegla tjera muzikore tradicionale.  Artistët popullorë  me artin e tyre   do të sjellin para publikut malësorë (shqiptarë)  ngjarje të rëndësishme historike, figura personalitetetesh të historisë,  valle burimore, lojëra popullore,  kontribute dhe ngjarje të tjera  të cilat  përbëjnë prurje burimore  të kulturës dhe historisë sonë kombëtare.

Prurjet e këtij festivali do të dëshmojnë se  shekuj me radhë  është kënduar  dhe është kultivuar  në mënyrë të pandërprerë  etnosi dhe kënga arbërore. Gjithashtu   ky festival do të shërbejë në gjallërimin e jetës kulturore-artistike të Komunës së Tuzit  dhe në shtimin e artdashësve dhe vizitorëve vendas dhe të huaj në veprimtaritë e trashëgimisë shpirtërore.

E gjithë kjo  veprimtari  dhe punë  me vlerë kombëtare e organizatorit dhe grupeve folklorike shqiptare  pjesëmarrëse  synim kryesor ka ruajtjen e foklorit burimor shqiptar (traditës folklorike) nga harresa dhe përcjelljen e tij  nga brezi  në brez.  Aty  ku nuk  ruhet dhe kultivohet  vallja   dhe kënga e bukur shqipe,  nuk ka dhe nuk do të ketë shqiptarë.

Shoqatat, ansamblet dhe grupet folklorike  në të gjitha trevat etnike shqiptare  dhe diaspora e largët  kjo veprimtari kombëtare sjellin vlera të mëdha  të trashëgimisë kulturore shpirtërore  tradicionale shqiptare. Prandaj ato do të  duhej patjetër të mbështeten financiarisht nga institucionet e kulturës, të shtohen fondet nga viti në vit për kulturën, sepse  kultura  është  vlera më e çmuar që kemi ne si komb arbëror.

Edicioni i sivjetëm, i gjashti me radhë, i këtij eventi të madh të trashëgimisë folklorike  me karakter konkursi ( garimi) parashikon edhe akordimin (ndarjen ) e çmimeve nga juria profesionale, sipas kritereve të paracaktuara artistike në statutin e tij.

Organizimin e këtij manifestimi, ku  do të takohen trashëgimia shpirtërore  me atë kulturore, e ndihmuan    donatorë vendas  dhe diaspora të  Malesisë së Madhe nga Nju-Jorku dhe Detroiti (SHBA), sikurse edhe Komuna e Tuzit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok