22/11/2024

Faturat e energjisë, turpi i Qeverisë!

0

Shkruan: Florim Zeqa

Ngritja enorme e faturave të energjisë elektrike në prag të Vitit të Ri ka tronditur qytetarët e varfër të vendit dhe bashkatdhetarët që kanë ardhur për t’i hapur dritaret e shtëpive të tyre.

Vjedhja e qytetarëve dhe plaçkitja e mërgimtarëve

Qytetarët dhe mërgimtarët, edhe pse pagues të rregullt të energjisë elektrike, janë tronditur nga rritja (fryerja) enorme e faturave të rrymës nga distributori KEDS. Në këtë ngritje të paparashikuar të energjisë, i implikuar është edhe inxhinieri i elektros, kryeministri aktual Albin Kurti, i cili një ditë paraqitet si babadimër, kurse ditën tjetër si grabitës i qytetarëve të vendit!

Qytetarët dhe mërgimtarët sot nuk po i vuajnë shtrenjtimet e viteve të kaluara, por të ditëve të sotme. Askush nuk e di arsyen e shtrenjtimit të rrymës, sikurse që askush nuk e di për përfitimet e KEDS/KESCO-s dhe të Albin Kurtit nga ky shtrenjëtim enorm i rrymës!

Asnjë transparencë për takimet e fshehta të Albin Kurtit me pronarët e KEDS/KESCO, Ahmet Çalikun e Nihat Özdemirin të cilët në bashkëpunim me kryeministrin janë të përfshirë edhe në negociatat me Serbinë për Elektroseverin!

Trefishimi i çmimit të rrymës

Çmimi u trefishua nën kushtet e rritjes së konsumit të energjisë nën arsyetimet e detyrimit për ta paguar importin e energjisë elektrike duke ua bërë të mundur përfitimin pronarëve faktik të KEK-ut dhe drejtuesve aktualë të qeverisë.

ZRRE nuk është gjë tjetër veqse institucion publik që i mbron pronarët privat dhe Qeverinë, të cilët janë bërë bashkë kundër qytetarëve të Kosovës.

Faturat rriten jo nga kostoja e prodhimit të energjisë apo gjendjes së tregjeve rajonale por nga importimi i rrymës në kohën kur rritet konsumi i energjisë!

Pas takimit të kryeministrit Kurti me pronarët e KEDS’it po ndodhë ‘fryerja’ skandaloze e faturave të rrymës për qytetarët lojal të Kosovës, por jo edhe për serbët e veriut!

Per ilustrim po e paraqes shqetësimin e një konsumatori të energjisë elektrike në Rrafshin e Dukagjinit: “Do të bëjë padi në gjykatë plus ankesë në Keds dhe Kesco dhe nuk do t’a paguaj faturën e fundit pa u shqyrtuar komplet çështja, për shkak se s’ka mundësi me ndodhë një konsum i tillë i energjisë! Si dëshmi i kam ruajtur faturat nga muaji Mars i vitit të kaluar, të cilat kanë qenë si në vijim; 45, 47, 45, 50, 45, 38, 40, 45 euro dhe Nëntori me nxemje komplet plus me rritje ku e kam paguar faturën e fundit 50 euro në  të  cilën rezulton gjendja zero (0.0), kurse  Dhjetori menjëherë më 212 euro! Kjo është pak më tepër se hajni e zakonshme, është plaçkitje e organizuar dhe e sinkronizuar e shtetit me Keds/Kesco-n”, përfundon rrëfimin qytetari i dëshpruar!

ZRRE-ja si organ mbikëqyrës i kompanisë KEDS duhet të reagoj ndaj rritjes së faturave, në të kundërtën, duhet të mobilizohet shoqëria civile dhe gjithë qytetarët e vendit me mospagim të faturave të energjisë elektrike dhe mosdëgjueshmëri qytetare ndaj vendimeve të Qeverisë dhe KEDS/KESCO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok