23/12/2024

Fatura e qeverisë së keqe, më e shtrenjtë se fatura e energjisë elektrike

0
Ndue-Ukaj

Nga Ndue Ukaj

Një qeveri që e fut vendin e vet nën sanksione të perëndimit, ajo nuk mund të ketë as më të voglën ndjeshmëri për faturat e shtrenjta të rrymës.

E vërteta është se Kosova është duke e paguar shtrenjtë energjinë negative e destruktive të Albin Kurtit dhe llavave të tij mediokre që e ndjekin prapa.

Një shoqëri që ushqehet natë e ditë me deklarata politike dhe deklaratat politike i kthehen në parulla e ushqim të përditshëm, ajo shoqëri ka probleme serioze me shëndetin e vet.

E në fakt, ka kohë, që një pjesë e shoqërisë sonë, burim të vetëm të ushqimit mendor e shpirtëror, i ka deklaratat shterpe patriotike, pas të cilave magjepset, si të ishin ato paçavure, kryevepra arti.

Kjo pjesë e shoqërisë, këto paçavure i gëlltit aq shpejt sa shpesh u ngelin në fyt.

Njerëz, prej deklaratave koti dhe kujdesit deklarativ nuk ka asnjë fryt, ato janë turfullime sa për sy e faqe, pas të cilave vjen realiteti.

E, realiteti ynë politik është tepër i vështirë.

Fatura e kësaj qeverie të keqe është shumë më e shtrenjtë se këto fatura të stërshtenjtuara të energjisë elektrike.

Ne kemi në krye të shtetit udhëheqës delirantë e mendjekëqij, që flasin vetëm për tema negative, që e kanë izoluar vendin dhe krejt çka bëjnë është: propaganda, detyrë që e kryejnë me afshë.

Pra, Kosova është nën sanksione të perëndimit dhe kjo duhet ta tronditë secilin njeri të vendit tonë, po, kjo fatkeqësi duhet ta bëjë me turp secilin njeri të ndërgjegjshëm të Kosovës.

E në gjithë këtë mishmash, të çuditë ekzaltimi i disa tutkunëve që mezi presin momente  për të ushtruar gurmazin tek e mbrojnë epshëm kryeministrin.

Një kryeministër, cilido qoftë ai, krejt fjalët e botës nuk mund ta mbrojnë, nëse ai prapa vetes s’ka vepra të vërteta e punë të dukshme.

Ky i yni vetëm vepra të mira nuk ka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok