08/11/2024

Fantazma e qeverisë!

0

Nga Kimete Berisha

Nuk u ftua në takim nga vendi më i fuqishëm në botë – Amerika, që do të thotë se kryeministri Albin Kurti momentalisht është i padëshiruari më i madh në botë.

Amerika i refuzon kriminelët e vrasësit, tradhtarët e agjentët (që punojnë për armikun)….

por, njësoj të neveritshēm dhe të padëshiruar janë dogmatët, mendjemëdhenjtë dhe psikopatët, si Albin Kurti – i cili e konsideron Amerikën si një partner alternativ, pa të cilin – bën.

Luftën kundër Amerikës e nisi duke e analizuar dashurinë e popullit shqiptarë për Amerikën.

Albin Kurti doli me definicionin se ‘shqiptarët nuk e duan Amerikën – por, ia kanë frikën’.

Misioni i Albin Kurtit në pushtet ishte që ta shëronte këtë popull nga frika prej Amerikës.

Dhe, për pak e shëroi….

Sëmundja e dashurisë në përgjithësi, e në këtë rast sëmundja e dashurisë për Amerikën – e mban gjallë shtetin e Kosovës.

Kur njerëzimi do të shërohet nga sëmundja e dashurisë – nga nevoja ekzistenciale dhe e tmerrshme për të qenë i sëmurë nga dashuria – atëherë ndodh fundi i tokës.

Se kujt i shërben kryeministri Kurti, sherri i kujt punon kundër Kosovës dhe pikëpyetje të tjera lidhur me veprimtarinë e tij antishqiptare dhe antiamerikane – do të merret vesh!

Përveç insistimit të tërbuar për prishje të miqësisë me krijuesin e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë (Amerikën), Albin Kurti vazhdimisht ka investuar në një luftë qytetare mes shqiptarëve, duke filluar nga distancimi, rivaliteti falls dhe prishja e raporteve me Shqipërinë zyrtare.

S’ka lënë gjë pa

bërë për t’ia nisur ‘asaj’ lufte…

Ka investuar në zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët dhe ka punuar

për t’i varfëruar dhe trishtuar shqiptarët.

Qeveria e tij ua ka mohuar shqiptarëve jetën…

nga degradimi i shëndetësisë, nënçmimi i mjekëve dhe mësimdhënëse, nga refuzimi për t’ua pranuar stazhin pensionistëve – deri te dyfishimi i çmimit të tatimit në pronë – si akt i kryer – pa paralajmërim.

Ka premtuar padi ndaj Serbisë për krime dhe gjenocid kundër shqiptarëve – por zyrtarisht i ka mohuar krimet e Serbisë….

Nuk është qetësuar pa i mohuar viktimat shqiptare të shtetit serb, e ka glorifikuar vrasësin e civilëve shqiptarë dhe pa pushim ka provokuar hakmarrje e gjakderdhje, vetëvrasje e vrasje.

(Duhet të paditet dhe të hetohet për punën e tij në zhbërjen e lirisë e të pavarësisë së Kosovës; prishjen e raporteve me perendimin; ndarjen e popullit dhe nxitjen e luftës qytetare).

Sot, pasi nuk u ftua nga Ambasada Amerikane për ta përfaqësuar politikën zyrtare të Kosovës, dhe pasi që u gjet zëvendësiimi (alternativa) për të – kryeministri, si fantazmë, e nxori hijen e tha: Amerika dhe BE e kanë kërcënuar Kosovën me sanskione – nëse nuk bëhet siç thonë ata – pra, nëse nuk implementohen marrëveshjet që qeveritë e Kosovës i kanë nënshkruar.

Që kjo nuk është e vërtetë, e dëshmon fakti se sot Amerika e sanksionoi vetëm

kryeministrin Albin Kurti – i cili që nga dita e parë në pushtet e ka sabotuar çdo ide, çdo projekt dhe çdo iniciativë amerikane për zhvillimin e Kosovës.

Albin Kurti me arrogancë dhe vetëbesim e ka nënçmuar Amerikën, përfaqësuesit amerikanë, si të padenjë – për ‘lartmadhërinë e tij’!

Qeveria Kurti është vetëm një alternativë, nuk pyetet për të ardhmën e Kosovës – prej sot.

Albin Kurti është i shkarkuar, de fakto.

Kosova, sherri i tij, duket si në gjendje lufte – një çmendinë diktatoriale, ku bota perendimore detyrohet të lyp çare tek opozita dhe shoqëria civile – për t’u çliruar nga këmisha e bardhë me zingjirë, me të cilën e ka lidhur Kosovën kryeministri Albin Kurti.

Qeveria Kurti është sot një qeveri pseudo-diktatoriale, e leçitur nga perendimi, është një qeveri e braktisur, nga e cila më nuk varet e ardhmja e Kosovës.

Thjesht është qeveri fantome – që përndjek rrugët e vetmuara!

https://www.facebook.com/kimete.berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok