21/12/2024

Faik  Xhani, ky Mjeshtër i Madh, në udhëtimin e tij letrar e shoqëror

0
Faik-Xhani-Meta

Ish Presidenti Meta duke i dhene Faik Xhanit titullin “Mjeshtwr i Madh”

Nga Gëzim Loka

Me emrin e Faik Xhanit lidhen shkrime e qëndrime rreth historisë dhe përditshëmrisë shqiptare, analiza, portrete, analiza dhe investigime, që kanë zënë vend në ardhën e shkrimtarisë shqiptare. Gjithashtu me këtë emër lidhen kontribute të spikatura kombëtare, në drejtim dhe menaxhim të shoqatave që kanë çuar e çojnë ujë në mullirin e interesave të shtresave më të paprivilegjuara të shoqërisë shqiptare.

Autor i disa librave artistikë dhe publicistikXhani na sjell një vlerësim historiko-letrar dhe filozofik mbi realitete historike dhe aktuale të botës shqiptare, duke nënvizuar me forcën e argumentit, personazhe historikë dhe vipa, njerëz të thjeshtë dhe indidvidë me pshë fjale e jete.

Faik Xhani është njeri i përkushtuar, që di të krijojë dhe të ruajë lidhje shoqërore, jo mbi interesa të ngushta e meskine, por mbi principe dhe parime, ku nisin të kërkohen vlerat e historisë dhe përditshëmrisë.

Ai e vështron dhe trajton fjalën si peshë të rëndësishme jetësore, duke mesazhuar se fjala ka ndjeshmëri, fjala ka emocion, fjala ka force, me peshën e fjalës dhe të gjurmëve të kujtesës në letër Xhani amplifikon rolin e njeriut në jetë, mendjen e diturinë, kujtesën dhe reflektimin, reagimin dhe mirënjohjen, të sotmen dhe të djeshmen.

Faik Xhani është një personalitet letrar dhe shoqëror, autor i shumë librave në zhanre të ndryshme letrare, I cili në çdo libër dhe shkrim  vizaton me penelata të imëta dhe plot detaje gjurmët e lëna në kohë të shkrimtarëve dhe njerëzve të artit, të veprimtarëve që në kohëhapësirën e shqiptarisë kanë lënë dhe vazhdojnë të lënë mesazhe atdhetarie.

Faik Xhani lindi më 1.05.1948 në fshatin Lis të Matit në një familje autoktone,me tradita bujarie e atdhetarie. Gjyshi I tij Dalip Xhani u përndoq nga pushtuesi austriak, prandaj doli komit dhe një natë në rrethim e sipër u hodh nga kati I dytë, çau rrethimin, por mbeti kurrizo gjithë jetën.

Gjatë Luftës babai Ahmeti dhe xhaxhallarët e tij u radhitën si partizanë në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare.

Faiku që në moshën gjashtë vjeç mbeti jetim, por u rrit me shumë dashuri nga gjyshërit e tij, xhaxhallarët dhe daja Isuf Meta.

Deri në shtatëvjeçare mësimet i ndoqi në vendlindje ku mbaroi shkëlqyeshëm, për të vijuar më tej në shkollën “8 Nëntori” Peshkopi.

Më pas mbaroi Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, dega Histori Gjeografi dhe kreu disa trajnime për pushtetin vendor.

Për dhjetë vjet punoi në disa shkolla si mësues në Mat, ku për rezultate të larta në dhënien e dijeve dhe të metodave mësimore u dekorua me medaljen “Naim Frashëri”.

Për shtatë vjet punoi si instruktor rinie në Mat, më tej vijoi për disa vite si inspector I Komitetit Ekzekutiv dhe specialist I Këshillit të Rrethit Mat.

Pas vitit 1990 punoi për themelimin dhe drejtimin e disa shoqatave jofitimprurëse, si sekretar tek Shoqata e Jetimëve Mat, sekretar tek shoqata “Martirët e Policisë së Shtetit”, në drejtim të shoqatës ”Sofra shqiptare” dhe prej disa vitesh kryetar i Shoqatës Kombëtare të Pensionistëve, të cilën e drejton dhe aktualisht. Falë punës së tij, kjo shoqatë ka qenë promotore e disa lëvizjeve në favor të pensionistëve, për një jetë më të kulturuar dhe më argëtuese të kësaj shtrese kaq në nevojë të shoqërisë shqiptare, e cila ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve.

Është autor dhe bashkautor i 15 librave, redaktor dhe reçensues i dhjetëra librave të tjerë, autor i qindra shkrimeve të botuara në gazeta të përditshme dhe portale shqiptare.

Për këto kontribute shoqërore, letrare e kulturolgjike, Faik Xhani është dekoruar nga Presidenti i Republikës me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Së fundi, Xhani ka botuar një libër voluminoz me titullin “Pesha e fjalës”, ku përcjell një gamë të gjërë librash, autorësh, personazhezh dhe skicon e portretizon me detaje të holla ide, qasje, problematika e kauza që jetojnë për sot e për nesër dhe sjellin freskinë e kujtesës, si shtytje emocionale dhe reflektive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok