22/12/2024

Eva Herzigova, sjell ne jete femijen e saj Xhorxh

0

Topmodelja e njohur Eva Herzigova, pasi u shfaq ne menyre brilante ne pasarelen e Festivalit te Kanes, ka sjelle ne jete femijen e saj, Xhorxhin. Ai ka ardhur si pasoje e lidhjes se saj me sipermarresin e njohur italian, Gregorio Marsiaj. Per Xhorxhin 4.4 kg, Herzigova dhe burri i saj, kane zgjedhur nje mbiemer te dyfishte "Marsiaj Herzig". Femija ka lindur ne nje klinike te Parisit dhe eshte ne gjendje shume te shendetshme. Pak kohe me pare, Herzigova kishte thene publikisht per mediat se ishte ne forme te shkelqyer dhe se nuk kishte asnje shqetesim nga barku i saj, te cilin e vleresonte si mjaft te bukur. "Te ndjej brenda nje jete, ka nxjerre jashte feminilitetin tim. Une jam nje femer qe deri me sot ka mbajtur vetem pantallona, ndersa tani kam shume deshire te jem femer dhe mjaft e perkedhelur madje", ka pohuar ajo. Duke shtuar se i ka mberritur edhe nje oreks shume i madh, te cilin nuk e kishte pasur ndonjehere. "Une, qe deri me sot i kam urryer embelsirat, tani nuk u rezistoj dot me pasticerive. Por tani duhet te rikthehem ne formen time te meparshme dhe duhet ta privoj veten", perfundon ajo. Duke mos harruar te shtoje se femija ndoshta do ta beje edhe me humane, topmodelen me te paguar ne bote.

Eva Herzigova – Nostalgjia "BU" e shqiptareve

Nga shqiptaret, topmodelja Eva Herzigova eshte e njohur gjate viteve '90 pas daljes ne tregun vendas te parfumit "BU". Ky i fundit, ka qene me i shituri gjate kesaj periudhe dhe me i pelqyeri nga femrat shqiptare, te cilat e "rrembyen" sapo u shfaq ne vitrina. Dhe ka qene pikerisht topmodelja Eva Herzigova, "ikona" e ketij parfumi sa i perket publicitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok