Analize e re per kancerin e prostatit

0

Sipas mjekeve shqiptare, meshkujt vdesin me kancer prostate, por jo nga kanceri i prostates

Kanceri i prostatit eshte mes kancereve me te zakonshem tek burrat ne vendet e zhvilluara. Rreth 400 mije raste te tilla shfaqen cdo vit ne Shtetet e Bashkuara dhe ne Evrope dhe afro 90 mije burra pritet te vdesin nga kjo semundje. Kurse, persa i perket vendit tone, numerohen rrett 150 persona te prekur nga prostata gjate nje viti. Nderkohe, sipas mjekeve shqiptare meshkujt vdesin me kancer prostate, por jo nga kanceri i prostates. Sipas nje studimi te bere nga mjket urologe ne Qendres Spitalore Universitare gjate 10 viteve te fundit, ku u moren ne studim 299 raste, u vu re se vetem 12 per qind e te semureve ishin me shkalle moshore 50-60 vjec. Ndersa 48 per qind e te semureve ishin me shkalle moshore 60-70 vjec dhe pjesa tjeter mbi 70 vjec. Pra, keto te dhena na cojne ne perfundimin se kanceri i prostates gjendet kryesisht prek moshat e kaluara mbi 60 vjec.

Parashikohet qe ndersa burrat ne vendet e zhvilluara jetojne me gjate, edhe numri i prekjes apo vdekjeve nga kanceri i prostates te rritet, nese ketu nuk merren parasysh perparimet shkencore. Ne fakt, shkencetaret vazhdimisht perpiqen per trajtime te reja me te sukseshme. Per shembull, mjeket u bejne thirrje burrave mbi moshen 50 vjec qe cdo vit te kryejne analiza te gjakut per antigjenin e vecante te prostatit. Kjo analize quhet ndryshe PSA. Niveli i larte ose rritja e nivelit te ketij antigjeni eshte shenje paralajmeruese per kancer ne prostat. Por kjo analize nuk eshte gjithmone e sakte, prandaj shume burra kryejne nje analize tjeter, me e dhimbshme, sic eshte biopsia e prostatit. Profesor Robert Gecenberg prane universitetit Xhons Hopkins thote se me kete analize ekziston nje problem. Tani per tani, thote ai, na duhet te kryejme biopsine tek 6 burra per te gjetur nje qe ka kancer ne prostat. Objektivi eshte perqendrimi ose kufizimi i kryerjes se biopsise tek persona qe me te vertete kane kancer ne prostat.

Pervec disa pasaktesive, analiza e antigjenit te prostatit shpesh nuk e dallon kancerin. Nje analize e tille zakonisht mat sasine e nje kimikati qe prodhohet ne prostat. Analiza e re mat vetem kimikatet e prodhuara nga qelizat kanceroze ne prostat. Profesor Gecenderg dhe koleget e tij zbuluan se analiza e re eshte e sakte ne 94 perqind te rasteve. Prova te metejshme klinike me kete analize jane planifikuar dhe nje gje e tille do te bente te mundur qe pas afro 1 viti e gjysme, analiza e re per zbulimin e kancerit te prostatit te jete gati per publikun e gjere. Doktor Gecenberg thote se analiza e re eshte ne gjendje te tregoje edhe nese kanceri eshte kufizuar vetem ne prostat apo eshte perhapur ne organe te tjera. Persa i perket vendit tone mjeket pohojne se nje pjese e operacioneve dhe pikerisht ato te parat kryhen ne vend, kurse ne rastet e tjera, kur pacienti ka nje gjendje me te rende operacioni kryhet jashte shtetit, pergjithesisht ne Turqi.

Koha jone

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok