23/12/2024

ETI YNË – JETULLAH HALITI, PROFESOR I DEVOTSHËM EDHE UNIVERSITAR DHE ARTIST PËRMASASH BOTËRORE – ME ÇMIMIN E PARË EUROPIAN, ME PIKTURËN TASHMË TË NJOHUR DHE SHUMË TË KËRKUAR – PËLLUMBAT E PAQES

0
Eti

Me rastin e Ekspozitës së kryemjeshtrit tonë ETI “KUR FLET ARTI NDEROHET KOMBI DHE ATDHEU” në Galerinë e Arteve në Gjilan, nga Unioni i Artistëve pa kufij Shqipëri – Zvicër – Luksemburg – Kosovë, nga 23 gusht deri më 5 shtator 2024

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Dëshira e Artistit, Profesorit dhe Atdhetarit të Madh të Madh, Jetullah Haliti – ETI për disa rreshta të shkruar mbi jetën dhe veprën e Tij, nga Engjëll Koliqi, për mua ishte nder e privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe. Ja që me përgjegjësi të madhe, për auditoriumin gjilanas, të rrethinës, të mbarë Dardanisë, të shqiptarisë, edhe më gjerë, po mundohem të kontribuoj sado pak, duke zgjedhur fjalë të merituara dhe kujtime nga takimet e bekuara të miat, me Profesorin dhe Artistin e Madh ETI, edhe me premtimin se do të bëj edhe të pamundurën që duke e ndjekur shembullin e Tij, të ec rrugës së sukseseve dhe të afirmimit të Malësisë sonë, të Karadakut tonë, të Idriz Seferit e të Agim Ramadanit, nipit të merituar të ETIT, të mbarë Dardanisë dhe të Ilirisë, në rrugën e sukseseve artistike, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ishte vjeshtë e vonë e vitit 1945, kur pushtuesi serbosllav, i shfrenuar në tërbimet dhe tmerret mbi shqiptarët bënte kërdi, edhe me masakra për shfarosjen e kombit tonë. Pikërisht më 20 nëntor 1945, në shtëpinë e Halitajve, në fshatin Haxhaj, afër Stubllës sime, në Karadak lindi një foshnje vezulluese. Mamia popullore kishte klithur – DJALË! Ishin gëzuar të gjithë, në familjen Halitaj, në Haxhaj dhe në mbarë Karadakun Plak. Them, gëzim i plotarsyeshëm, sepse në Karadakun Plak kish lindur një djalë, që do të bënte shumë për Dardaninë dhe mbarë shqiptarinë, me mençuri, me urti, me penë dhe me brushë e ngjyra, duke u ngritur në piedestalin e Artit Europian, por edhe duke motivuar gjeneratat e reja drejt sukseseve, duke u nisur nga nipat e tij e nga nxënësit dhe studentët, që ndjekin rrugën e sukseseve të ETIT.

Pasi mbaroi shkollën fillore në Zhegër, vazhdoi shkollimin e mesëm, në Normalen e Gjilanit. Duke bërë nga 24 kilometra rrugë në ditë, vajtje-ardhje dhe e mbaroi me sukses të shlëlqyeshëm. Gjatë shkollimit e financoi vëllai i tij Ramadani, që asokohe punonte argat në bujqësi, në Vojvodinë, duke ia blerë edhe një biçilletë, që më vonë e motorizoi. Por edhe vetë Jetullahu ndihmonte familjen në bujqësi, sidomos në kultivimin e duhanit, si burim i vetëm për financat e atëhershme të familjes Haliti. Shokë shkolle, bashkënxënës i kishte edhe intelektualët e atdhetarët e shquar, komshinjtë e Tij, Bektesh Bekteshin, Ibrahim Kadriun, Isa Hysenin, Metush Idrizin e të tjerë.

Në vitet 1965 – 1967 Jetullahu kthehet në Zhegër, ku punoi në shkollë, arsimtar i artit figurativ e pamor, i amvisërisë dhe i gjuhës shqipe, në paralelet serbokroate. Në vitin shkollor 1967/1968 u regjistrua në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës – dega e Artit Figurativ-Pamor, që e mbaroi në vitin 1969, duke diplomuar me notë maksimale 10, në afat rekord, ku u shpall studenti më i mirë. Pastaj mbaroi shërbimin ushtarak dhe në vitet 1970-1979 u emërua profesor në Gjimnazin “Zejnel Haajdini” të Gjilanit, duke dhënë mësim në tri gjuhë – shqip, serbokroatisht dhe turqisht. Në vitet 1976-1978, me korrespondencë mbaroi edhe dy vite të fakultetit në Universitetin e Beogradit, ku edhe diplomoi me notën maksimale 10, për të vazhduar edhe me studimet e magjistraturës dhe fitoi titullin Magjistër i Pikturës.në vitin 1982 mori tutullin e profesorit universitar dhe dha mësim në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Skënderbeu” të Gjilanit dhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës dhe këshilltar i metodikës së artit figurativ, në Entin Rajonal Pedagogji për Gjilan, Viti e Kamenicë. Ishte profesor e ligjësues në Gjilan e në Prishtinë deri në vitin 1984, kur u detyrua të largohej nga Kosova, si mërgimtar në Perëndim, sepse ishin të paimagjinuara torturat që i bënin pushtuesit serbosllavë.

ETI ishte vendosur në Zvicër, rrëzë Alpeve, në qytetin Martigny, në Kantonin Vales, ku bleu shtëpi dhe hapi galerinë e shkollën artistike të pikturës. Në atë shkollë kanë mësuar stilin eti-an dhe janë formuar artistë të mirë qindëra të rinj, pesëmbëdhjetë gjerata. Në Zvicër dhe gjetiu në Europë ETI ka pasur qindëra ekspozita kolektive dhe mbi 70 ekspozita personale.

Akademiku Jetullah Haliti – ETI çshtë takuar dhe ka bashkëpunuar me shumë personalitete botërore të botës së artit, por duke kontribuuar për lirinë e Kosovës, edhe me personalitete të jetës shoqërore e politike. Disa herë e ka pritur edhe Presidenti ynë historik Dr Ibrahim Rugova, i cili e ka çmuar dhe e ka mbështetur shumë.

Për Jetullah Halitin – ETI, arti është pushtet më vete dhe gjetja e vetvetes. Është pikëtakim, vlerësim, sondazh dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me shpirtin dhe me ndjenjat e njeriut. Artisti e Atdhetari ETI thotë se nga Kosova ka marrë me vete temat, dhembjet, gëzimet dhe ngjyrae e saj. Dhembje të mëdha, thotë, ishin largimi nga të mirat natyrore dhe njjerëzore, nga dielli, nga hëna e Dardanisë. Duke i menduar dhe adhuruar figurat tona të shquara, në fusha të ndryshme, ETI thekson se duke e lëshuar vendin janë zhvilluar si krjues të të gjitha gjinive, si:

Aleksandër Mojsiu, Faik Konica, Fan Noli, Gjergj Fishta, Bekim Fehmiu, Nënë Tereza, Ismail Kadare e të tjerë. Si të gjithë krijuesit e artit – thotë Ai – jam i kënaqur me vlerësimin e kritikës së artit. Unë jam një krijues i artit si të gjithë të tjerët. Krijoj artin er bukur të jetës, artin e punës. Kur njeriu krijon bukur, çlirohet nga brenda. Nuk ka dhembje, nuk ka mundim krijues. Kjo më imponohet, kur dua të shpreh aktualitetin e njeriut tonë, atë që sapo kaloi, por edhe këtë që sapo erdhi, duke ndritur. I takoj një brezi krijuesish të artit, për të cilët koha ishte dhembje e rëndë, dhembje e “bukur” , siç ka shkruar Ali Podrimja. Edhe ne i kemi kënduar jetës së vështirë e të rëndë të popullit shqiptar. Të gjitha këto tema që unë i kam realizuar në pikturat e mia, janë dhembje për njerëzit dhe fatet e tyre në jetë. Unë misionin e krijuesit nuk e shoh të kryer vetëm para pëlhurës, por edhe në angazhimin drejt afrimit të atyre vlerave në mesin e artdashësve. Për ETI-n arti është jo vetëm shpirtii njeriut ku ai gjen ëndërrat dhe aspiratat e tij, por edhe pararendësi i çështjeve kombëtare, sociale, politike, kulturore e njerëzore.

Jetullah Haliti, jo rastësisht ishte martuar i ri, me një bijë të Seferëve, Ramizen, stërmbesën e Kolosit Idriz Seferit. Jo rastësisht motra e tij ishte martuar me Hysni Ramadanin në Zhegër. Familjet e Karadakut që punonin gjithmonë për komb e atdhe, lidheshin ndërmjet veti, edhe me krushqi. Në Zhegër i lindi nipi Agim Ramadani, i cili në çdo aspekt donte ta kopjonte Dajën Jeti, që duke u “zbutur” J, mbeti ETI. Donte të bëhej edhe trim e atdhetar, por edhe artist si Daja ETI. Dhe u bë. Mbaroi Akademinë ushtarake në Zagreb dhe erdhi në Luftën Çlirimtare të Kosovës, në Koshare shkuli gurin e kufirit ndërshqiptar, ku ra dëshmor, me nofkën Komandant Katana. Sot të gjithë krenohemi me Heroin tonë Agim Ramadani, i cili ishte bërë edhe artist piktor si Daja ETI dhe kishte marrtë Medaljen e Artë të Akademisë Eurpoiane të Arteve, me seli në Paris, për pikturat e tij të mrekullueshme. Sa bukur e kopjoi Dajën, që dridhi Europën me pikturën “Pëllumbat e Paqes”, duke u shpallur piktura më e mirë e Europës, për çka ETI edhe ishte propzuar për Çmimin Nobel për Arte Pamore. Ka shumë Medajne të Arta dhe të Argjendta, nga sallonet europiane dhe botërore të Arteve FigurativePamore, si dhe diplomën Kalorës Nderi.

Vetë ETI është themelues i një stili ti ri në artet figurative pamore të quajtur “Profondizëm” dhe e ka të regjistruar në Luksemburg, për vendet e Beneluksit Institutin e Arteve Profondiste ETI, që përfaqëson Postmodernen, përmes një metode krijuese krejt tjetër në Artet Figurative – Pamore Botërore.

Kur punoja në Agjencinë e Udhëtimeve “Viktoria Turist” në Romë, më mori në telefon nga Zvicra vetë Piktori Eti, për t’ia prenotuar udhëtimin Romë-Shkup. Ishte për mua gëzim i papërshkrueshëm ndeja në aeroportin e Romës Fiumicino, afër dy orë me Atdhetarin e Piktorin Kampion të Europës ETI, me të cilin lidhëm një miqësi speciale. Pas disa vitesh, kur ETI themeloi Seksionin Shqiptar të Akademkisë Europiane të Arteve, më anëtarësoi dhe në vitin 2014, në Durrës fitova Çmimin e Parë Publik për poezi, të Akademisë Europiane të Arteve, me një poezi dedikuar pikërisht Heroit të Kombit Agim Ramadanit.

Më lejoni të shpreh edhe një gëzim e mirënjohje për Artistin e Atdhetarin ETI. Kur ma solli teserën e anëtarësisë së Akademisë Europiane të Arteve, ma dhuroi edhe pikturën e famshme, “Pëllumbat e Paqes. Sa gëzim – piktura “Pëllumbat e Paqes dhuruar e nënshkruar nga vetë autori ETI, edhe sot vezullon Bibliotekën time familjare, në Stubëll.

Si mos të ndjej gëzim e kënaqësi të pafund e si mos t’i jem mirënjohës ETIT tonë, që shpesh vjen nga Gjilani e më takon në Stubëll, ku çdo herë shkojmë e vizitojmë bashkë Muzeun e Shkollës së Parë Shqipe në Kosovë e pastaj me orë të tëra bëjmë muhabet, në shtëpimë time edhe në restorant në Stubëll.

Jemi me fat që mund të shijojmë vezullima të jashtëzakonshme artistike në këtë Ekspozitë, që jo rastësisht titullohet “Kur flet arti nerohet Kombi dhe Atdheu”, mes këtyre vlerave artistike, çfarë me ngjyra mund t’i bëjë vetëm ETI!

Bisedoni me këto vepra, piktura perla të autorit që është kolos yni i arttit figgurativ – pamor, siç na porositë edhe vetë ETI – dialogoni me pikturat e mia, që flasin më shumë se unë, më shumë se ne. Gëzuar!

Engjëll KOLIQI

Stubëll, gusht 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok