16/11/2024

Është mbajtur Konferencë Ndërkombëtare Shkencore për Hulumtimet Arkeologjike të zhvilluara në kompleksin e Katedralës në Prizren (2019-2021)

0

Shkruan: Lekë Mrijaj

Katedralja e “Zojës Ndimtare” në Prizren është një monument i trashëgimisë kulturore në Prizren. Pikërisht është një Katedrale katolike romake në Prizren e cila i përket Selisë së Dioqezës Prizren-Prishtinë, e rënditur në regjistrin e monumenteve historike, kulturore dhe fetare ashtu si edhe monumenteve natyrore të komunës së Prizrenit dhe të Republikës së Kosovës.

Andaj sot, me 11 qershor 2022 në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren, është mbajtur një Konference Ndërkombëtare Shkencore për Hulumtimet Arkeologjike të zhvilluara në kompleksin e Katedralës në Prizren (2019-2021), me çrast edhe është deshmuar vertetësija historike e Kishës dhe Krishtërimit Katolik shqiptarë si dhe e Katedrales së parë të Prizrenit, qe i përket periudhës paleokristiane të shek. V, e qe sipas shumë deshmive faktografike kjo Katedrale katolike daton e ringritur aty kah fundi i shek. XII-XIII, ndërsa kisha tjetër brenda Katedrales ashtu siq deshmohet daton nga shek. X-XII.

Mbarvajtja e Konferencës Ndërkombëtare Shkencore për Hulumtimet Arkeologjike të zhvilluara në kompleksin e Katedralës në Prizren (2019-2021) kishte këtë program kulturor ashtu siq vijon:

Paraprakisht Konferenca Nderkombëtare Shkencore është hapur nga kori i Katedrales së Prizrenit me një pikë artistike muzikore përshpirtërore dhe fjalën e parë përshëndetëse të hapjes së Konferencës e bëri, dr. dom Shan Zefi, Vikar Gjeneral i Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë,

Morën pjesë studiues të niveleve të larta Akademike Shkencore Nderkombëtare e Kombëtare nga hapsirat evropiane e mbarëshqiptare të cilat punime shkencore edhe kanë nxjerrë në dritë apo kanë nxjerr dëshmi të lashta pikërisht të krishterimit në këtë qytet të lashtë të Prizrenit.

Njëkohësisht në këtë ngjarje madhore Ndërkombëtare Shkencore morën pjesë edhe Imzot Angelo Massafra O.F.M Arqipeshkëv Metropolit Shkodë-Pult , President i Konferencës Ipeshkvnore Shqipërisë, ish Arqipeshkëvi i Tivarit, imzot Zef Gashi, Arqipeshkëvi i Tivarit Rrok Gjonlleshaj, Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, dom Anton Kçira nga Amerika, meshtarë dioçezian, deputeti i Parlamentit të Kosovës, Anton Quni, intelektual e krijues nga të gjitha Famullitë e Dioçezës sonë njëkohësisht edhe intelektualët nga Famullia “Zoja e Këshillit të Mirë” Klinë.

Me fjalë tjera përshëndetëse janë paraqitur: Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, Imzot Angelo Massafra O.F.M Arqipeshkëv Metropolit Shkodë-Pult , President i Konferencës Ipeshkvnore Shqipërisë, Drejtori i Institutit të Arkeologjisë në Prishtinë, dr. Enver Rexha, Ipeshkvi i Dioçezës Prishtinë-Prizren, imzot Dodë Gjergji etj.

Me kumtesa të larmishme rreth historikut të Kishës dhe Krishtërimit Katolik shqiptarë dhe Katedrales së parë të Prizrenit kanë reflektuar këta studiues të nivelit të lartë shkencorë:

  1. Dr. dom Shan Zefi, Vikar Gjeneral i Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë: “IDEJA E RENOVIMIT DHE HULUMTIMIT TË KATEDRALES ZOJA NDIMËTARE NË PRIZREN”,
  2. Dr. Ante Ugleshiq: “REZULTATET E HULUMTIMIT ARKEOLOGJIK TË KOMPLEKSIT TË KATEDRALES NË PRIZREN”,
  3. Elvis Shala: “RIKUPERIMI I GJETJEVE TË VOGLA ARKEOLOGJIKE NË HULUMTIMET ARKEOLOGJIKE TË KOMPLEKSIT TË KATEDRALES NË PRIZREN”,
  4. Luan Gashi: “REZULTATET PRELIMINARE TË STUDIMIT ANTROPOLOGJIK TË VARREVE TË GJETURA NË HULUMTIMIN ARKEOLOGJIK TË KOMPLEKSIT TË KATEDRALES NË PRIZREN”,
  5. Dr. Vinicij B. Lupis: “KATEDRALJA E PRIZRENIT NË DRITËN E BURIMEVE HISTORIKE”.

Me interes të veçantë u përcollën dhe u vlerësuan kumtesat nga shumë mysafirë të sferave të ndryshme të cilët kishin ardhur nga Shqipëria, Kosova e viset të tjera shqiptare për ta percjellë këtë ngjarje rë rëndësishme nderkombëtare arkeologjike në Prizrenin e Besëlidhjës Shqiptare. Konferencën e shpalli të mbyllur dr. Shan Zefi, duke falënderuar pjesëmarrësit dhe te gjithë referuesit për kontributin e tyre.

Në përfundim të kësaj Konferencë shkencore për të gjithë të mysafirët pjesmarrjës u shtrua një koktel rasti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok