Epoka e mashtrimit!
Mendjemadhësia është “mbretëresha” e egoizmit. Kur njeriu mendon se vlen shumë më shumë sesa është në të vërtetë, i duket vetja se është më i madh se të tjerët, ai në fakt vlen më pak se një njeri i zakonshëm. Kjo veti e keqe e njeriut dëmton raportet shoqërore dhe marrëdhënjet ndërvellëzërore.
Shkruan: Florim Zeqa
Trajtimi selektiv i qytetarëve dhe mërgimtarëve
Tek njerëzit e pushtetit, mendjemadhësia, egoizmi dhe mosmirënjohja janë veti të manifestuara në forma dhe trajta të ndryshme, të shoqëruara me egon për pushtet të pakufijshëm dhe për pasurim të paligjshëm nga karrigia e pushtetit. Por, dëshira dhe egoja për pushtet është më e zgjuar dhe më e fuqishme tek politikanët në opozitë për rikthim të pushtetit.
Mjafton t’i shikoni krerët shtetëror dhe partiak, për të parë se sa mosmirënjohës janë ndaj të gjitha shtresave të popullsisë, e në veçanti ndaj intelektualëve dhe atdhetarëve, ndaj analistëve dhe gazetarëve që mendojnë ndryshe nga ta.
E tmerrshme është mosmirënjohja ndaj aktivistëve dhe veprimtarëve të viteve të ’90-ta, me çfarë indiference i injorojnë luftëtarët e lirisë, invalidët dhe veteranët të cilët janë braktisur në tërësi nga lidëret shtetëror dhe partiak.
Liderët tonë partiak dhe shtetëror janë shëmbulli më i keq negativitetit njerëzor, janë soji më i keq i mashtruesve dhe egoistëve, të kthyer në mohues të çdo gjëje, duke anashkaluar çdo meritë të atyre që kanë dhënë gjithçka për çlirimin e vendit.
Nodhë kështu për faktin se liderët tonë shtetëror dhe partiak vuajnë nga kompleksi i infereioritetit dhe paranoja, të cilët i shohin si kërcënim të arriturat dhe meritat e të tjerëve.
Liderët shtetëror dhe partiak me paturpësi e mohojnë gjakun e dëshmorëve dhe i mashtrojnë popullin me dogma ideologjike për kinse barazinë qytetare e cila nuk ekziston në jetën e përditshme dhe as prapa grilave siq e përshkrojë i arratisuri nga Burgu i Smrekovnicës!
Liderët shtetëror dhe partiak e shfrytëzojnë popullin vetëm si “mish top” gjatë fushatave elektorale për grumbullimin e votave, për t’i harruar më pas dhe duke i përdorur si skllëvër për katër vite të tjera. Kaq vlerë ka vota e jonë!
Ata që mashtrojnë kthehen në lypsarë të votës së qytetarëve
Qytetarët e vendit derisa t’ua dhënë votën politikanëve “i gëzojnë të gjitha mrekullitë e botës”, më pas mbeten me gishta në gojë pa e shijuar asnjë nga mrekullitë e premtura, pa asnjë të drejt të garantuar, pa mirëqenje dhe pa sigurime shëndetësore!
Kur jemi të shëndeti, pacientët që shkojnë në QKUK i pret haraçi, duke filluar nga pagesat për parking të automjeteve e deri tek pagesat e çdo shërbimi mjekësor, i cili varion nga gjendja shëndetësore dhe socio-ekonomike e tyre.
Pra, liderët shtetëror dhe partiak, për interesa dhe për përfitime personale derisa t’i arrijnë synimet dhe qëllimet e tyre djallëzore gënjejnë dhe mashtrojnë, kthehen në lypsarë të votës duke organizuar takime në çdo lagje e në çdo fshat, në çdo shtet dhe qytet evro-perëndimorë duke blerë vota dhe korruptuar qytetarët e devotshëm dhe mërgimtarët e mallëngjyer për vendlindjen e tyre.
Politikanët, me t’u akomoduar në luksin e pushtetit, i harrojnë qytetarët dhe mërgimtarët, e më së keqi i braktisin edhe bashkortakët apo sekserët e tyre në diasporë, të cilëve nu kua hapin më as telefonin!
Zakonisht mirënjohjet dhe dekoratat nga pushtetarët ndahen në pragë të fushatave zgjedhore dhe atë sipas preferencave partiake, intersave personale dhe lidhjeve nepotike. Të merituarit nuk vlerësohen, ata harrohen qëllimshëm, më përjashtim të atyre që i korruptojnë me ryshfet në këmbim të një mirënjohje apo dekorate, të cilës më nuk i mbetet asnjë vlerë.
Po e përfundoj shkrimin me refrenet e këngës “Amaneti i Clown-it: “Kisha dasht diçka me ndrrue të këta njerëz që diellin ma kanë nal, sa shumë vjet kam andrrue, kam besue,…Zotit ju kam lut dielli me dal, Jane këta njerëz që e kanë teprue, shumë kanë kushte rrenat e tyre, janë tu m’çue atje ku vetën nuk muj ma me gjetë”! Askush nuk e di, kur do t’i vie fundi epokës së mashtrimit?!
Florim Zeqa
10.07.2024