14/10/2024

Nga Kastriot Dervishi

Elsa Lavrentos Martinelli, lindur në vitin 1907 në Korfuz ishte bashkëshortja e Nebil Çikës (në vitet 1936-1944). Nebil Çika u vra në hotel “Bristol” në Tiranë më 12.11.1944 në prag të vendosjes së plotë të pushtetit komunist në kryeqytet. Nuk i mjaftuan që i vranë bashkëshortin, por komunistët vijuan besnikërisht persekutimin. Ajo u arrestua më 18.5.1947. U përfshi në një proces me 20 të pandehur të tjerë të cilët akuzoheshin se ishin vënë në shërbim të “spiunazhit imperialist anglo-amerikan”, si anëtarë të organizatës “terroriste agjento-sabotatorë të deputetëve tradhtarë tekniko-intelektualë e demokristianë”. Për këta thuhej se kishin bërë një sërë “sabotimesh në dëm të popullit dhe të pushtetit” dhe në ndërmarrjet e ndryshme shtetërore si në kantieret Rubik, Kuçovë, Selenicë, etj, duke dhënë informata me karakter politik, ekonomik, ushtarak, etj.

Në pohimet e saj para gjyqit Elsa mohonte të kishte qenë agjente e OVRA-s dhe SIM-it.

Gjykata Ushtarake Tiranë, me vendimin nr.131, datë 21.7.1948, e deklaroi fajtore dhe e dënoi me 8 vjet burgim. U lirua nga burgu (Punëtoria Qendrore e Artizanatit) më 7.5.1952. Pas saljes nga burgu u vu nën përpunim me dyshimin se ishte agjente e huaj.

“si e huaj dhe lidhje e legatës italiane”, si “agjente e zbulimit italian”, dhe se i vinin çdo muaj 30-50 dollarë nëpërmjet legatës. Për ta përpunuar (marrë informacione prej saj sipas vijësjelljeve të operativëve) ishin aktivizuar informatoret “Makina”, “Riga”, “Uthull vere” dhe agjenti “Përpjekja”. Fotoja e tregon Elsën kur shkonte në legatën italiane në Tiranë (sot ambasada amerikane) për të marrë dollarët që i vinin nga jashtë, me të cilat jetonte e vetme. Vështrimet e policëve te dera e ambasadës janë tejet domethënëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok