22/12/2024

Elmar Brook hyri mbrëmë “pa leje” në shtëpinë e Doktorit

0
Brok-Berisha

Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi

Elmar Brook, per gati 40 vite eurodeputet dhe dy dekada kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, hyri mbrëmë “pa leje” në shtëpinë e Doktorit dhe nga dritarja e shpresës dha mesazhet e tij në përkrahje të liderit historik dhe aktual të Partisë Demokratike.

Në podiumin aty poshtë foli gjithashtu Presidenti i LRI-së dhe ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili denoncoi faktin se Sali Berisha mbahet i izoluar politikisht nga narko-shteti i Edi Ramës për shkak se ishte kundër ndarjes së Kosovës dhe kundër Open Balkan, si dhe për arsye se ai denoncoi çdo kohë aferat korruptive e mafioze të Rilindjes.

Nuk do të merrem me këto dy zhvillime shumë pozitive. Sepse ato tashmë janë fiksuar në ekranet televizive dhe në mediet e shumta sociale e të shkruara. Por më bën përshtypje fakti që drejtues të lartë të Partisë Demokratike ende nuk kanë shkuar te foltorja e Rrugës së Salës për t’u solidarizuar me liderin e tyre historik dhe aktual.

Dhe kur besojnë këta lloj liderucësh se do të bëhen një ditë kryetar i PD-së, atëherë neveria ndaj tyre kalon limitet. Nëse dikush prej këtyre beson se bëhet kryetar i Partisë Demokratike dhe i opozitës duke thur intriga kundër kryetarit aktual, ky lloj politikani është i dështuar në nisje të aksionit të tij politik. Janë pikërisht këta që sulmojnë nën brez edhe Ilir Metën! Kontributi i sotëm i çdo politikani në opozitë është të vihet fuqishëm në mbrojtje të kryetarit Berisha dhe të luftojë kundër narko-shtetit që persekuton politikisht kreun e opozitës.

Ndërsa disa aleatë të tjerë të Partisë Demokratike, të cilët gjithë jetën janë bërë deputetë për shkak të thesit të kësaj partie, as që janë dukur ndonjë natë te Rruga e Shpresës. E jo vetëm kaq! Por dalin në ekrane televizive e thonë se “Berisha e Meta janë xhaketa të vjetra”! E kush e thotë këtë? Ai ministri 8000 dollarësh i fillimit të viteve 1990, i cili sa herë afrohen zgjedhjet e përgjithshme afrohet edhe me PD-në për të marrë mandatin e radhës!

Ka kohë që opozita të bashkohet. Sa më shpejt, aq më mirë! Bashkimin e shoh te kauza e lirimit të kreut të saj! Një opozitë pa lider në veprim është si “pula pa kokë”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok