27/05/2026

EDUKATA QYTETARE FORMOHET MBI BAZAT E FAMILJES

0
Bashkim-Saliasi1

Nga Bashkim Saliasi

Familja është një mjet shumë aktiv me karakter edukues dhe në etapa të veçanta për probleme dhe aspekte të ndryshme të edukates, luan rol vendimtar. Po të mbështetemi në ndryshimet demokratike që ndodhën në vendin tonë në këto 33 vjet, shohim se atmosfera e përgjithshme shpirtërore e jetës familjare, qëndrimi i prindërve dhe pjesëtarëve të rritur, interest e tyre politiko dhe shoqërore, qëndrimi i tyre ndaj punës dhe kontributi që japin në demokratizimin e shoqërisë, ushtrojnë një ndikim vendimtar në formimin dhe edukimin e familjes dhe edukimin e brezit të ri për t’u integruar denjësisht në familjen e madhe Europiane.

Edukata është një mesazh nga njëri brez te tjetri. Një rol të rëndësishëm në edukatën shoqërore luan trashëgimia. Roli i trashëgimisë është i pamohueshëm dhe predispozitat zhvillohen vetëm në shoqëri, në jetën shoqërore, nëpërmjetë veprimtaris së gjithanshme jetësore dhe ndikimit të posaçëm e sistematik të edukatës.

Një rol të dorës së parë luan ambjenti ku rritet dhe si ushqehet fëmija, pa harruar dhe kulturën që zotërojnë partnerët që do të rritin dhe edukojnë fëmijën. “Nga tërndafili, lind ferra, thotë populli, por edhe nga ferra del tërndafili.” Kjo shprehje filozofike e përdorur nga populli ka shumë kuptime që po ta analizosh me kujdes midis të tjerave roli kryesor në edukimin e fëmijës i përketë familjes.

Formimi i njeriut është rezultante e ndërveprimtarisë së posaçme edukative dhe pjesëmarrja e tij aktive në praktikën e gjithanshme shoqërore. Pa mohuar roli që luan shoqëria më tej po trajtojë ndikimin e faktorëve specifikë.

Brezi i ri mëson në shkollë, ku punojnë një numër i madh mësuesish, kryen veprimtarinë e vet qeveria e nxënësve dhe bordi i shkollës në procesin e edukimit.

Bashkë me ta, në këtë proces merr pjesë dhe familja, si dhe mjetet e propogandës masive. Lëvizjet e popullsisë nga zona të ndryshme rurale në zonat urbane kanë krijuar problem dhe për ambjentet e qëndrimit dhe kalimit të kohës së lirë për fëmijët pasi mungojnë terrenet sportive.

Në varësi të moshës, fëmijët kanë nevojë të kaliten ditë për ditë në shkollën e jetës, në rrugë, në oborr, në lumë të lahet me shokët, në piknike etj. Të gjithë ne e mbajmë mend shumë mirë filmin “Beni ecën vet”, i cili në qytet jeton i mbyllur, i frikshëm i pa mësuar me natyrën, ai gjallërohet dhe bëhet zot i vetes kur përballet me jetën në fshat.

Në vështrimin pedagogjik dukuria është domethënëse dhe flet për mjedis të lirë social pedagogjik. Ka prindër që nuk interesohen për fëmijët e tyre se çfarë bëjnë ata jashtë shtëpisë, si e kalon kohën e lirë apo dhe me kë shoqërohet. Fëmijët me të dalë nga shkolla, nuk duhet të mbyllen brenda në dhomë.

Pas mbarimit të mësimit fëmijët kanë nevojë të hidhen, të kërcejnë, të lodrojnë etj. Mikromjedisi social pedagogjik është një faktor i gjallë dhe i fuqishëm edukimi. Por dhe detyra e edukatorëve, sidomos e prindërve, e mësuesve, e veprimtarëve shoqërorë është të deprtojnë në të, ta njohin ashtu siç është, në evoluim dhe me kundërshtitë e veta, me ndikime të ndërlikuara.

Ta ilustrojmë këtë me një shëmbull konkret: – Marrim rastin e komunitetit në zonën e Freskut në Tiranë ku unë jetoj prej 30 vitesh, gjithmonë ka qenë një komunitet heterogjen. Pas vitit 1993 erdhën në këtë zonë dhe banorë nga të gjitha zonat e Shqipërisë. Banorët që banonin para ardhjes njiheshin me njëri-tjetrin dhe midis tyre ekzistonin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Fëmijët njihnin prindërit e njëri-tjetrit dhe respekti i jashtëm nuk mungon, por dhe fëmijët e ardhur duke e gjetur “auditorin” të ngritur ambjentohen shpejtë dhe zënë miqësi me moshatarët e tyre, por veprojnë në grupe dhe shpesh përdorin fjalor dhe sjellje jo të kulturuara.

Edukata familjare ka qenë e mbetet qeliza e parë në edukimin e fëmijës në gjirin e saj. Në kuadrin e integrimit të shoqëris sonë në gjirin e shoqërisë Europiane, ajo synon të çlirojë sa më shumë familjen dhe sidomos gruan e cila merret direkt drejtë për drejtë me edukimin e fëmijës.

Procesi i edukimit, ka shqetësuar vazhdimisht njerëzimin. Edukata familjare ka pësuar një evolucion të vërtetë me ndryshimin dhe të mentalitetit dhe të kushteve të jetesës. Edukata dallohet për karakterin e natyrshëm në qoftë se ajo është një stafetë brezash, dhe kjo stafet më parë çohet në familje.

Pra edukata në familje merret që me qumshtin e nënës. Kjo është një e vërtetë me karakter shkencor. Por dhe babai luan rolin kryesor në edukimin e fëmijës. Babai vepron natyrshëm me gjithë autoritetin e tij, dhe kjo lidhet me punën që bën dhe përkushtimin që ka ndaj saj.

Këtu ndikojnë dhe ndërtimi i marrëdhënieve midis partnerëve, karshi njëri-tjetrit, sjellja ndaj fëmijëve, të cilat ndihmojnë për krijimin e një atmosfere të shëndetshme të jetës familjare, të atillë që të shërbejnë për transmetimin e një përovoje të shëndoshë edukative.

Trasmetimi i përvojës shoqërore bëhet në një atmosferë shumë intime dhe rolin parësor e luan nëna, e cila është edukatore prej natyre e fal ngrohtësi dhe intimitet dhe është rregullatorja e jetës shoqërore në familje. Në familje nuk mund të bëhet fjalë për programe të procesit të edukimit.

Zotësia është që në familje ndikimi i vetëdijshëm të ushtrohet natyrshëm që fëmija të mos e ndjejë peshën e tij. Brezi i ri që po rritet sot në një shoqëri të hapur demokratike ka lënë pas dore librin dhe u është drejtuar mjeteve vizive si televizionit dhe kompjuterit.

Nëpër shkolla ka filluar ngritja e sallave të informatikës, por shpesh vërehet mungesa e internetit. Marrja e informacioneve nga televizioni në vitet që jetojmë vlen për t’u dëshiruar, sepse mungojnë programet për fëmijë dhe sidomos ato në ditët e pushimit.

Edukimin e fëmijëve prindërit e shohin dhe me mbarëvajtjen në mësime dhe interesimin e tyre pranë shkollës, për përparimin në mësime, sjelljen në rrugë si shkëmbimin e mendimeve me mësuesin.  Prindërit luajnë rol negativ në procesin e edukimit kur nuk mbajnë qëndrim kritik ndaj fëmijës.

Sa më shumë rritet fëmija aq më shumë vrehet mungesa e qëndrimit autokritik i prindërve. Tepër i rëndësishëm është sot stili i komunikimit kulturor në familje, atmosfera e këtij komunikimi, sidomos midis brezit të rritur dhe brezit të ri.

Është e qartë se ndeshemi këtu edhe me parapëlqime të ndryshme, me ngjyrusa shijesh që kanë dhe karakter individual. Lindin dëshira dhe nevoja për diskutimet të jenë të lira. Prindërit kërkojnë që të imponojnë mendimin e tyre, të rinjtë kundërshtojnë fillimisht heshturazi dhe me kalimin e viteve bëhen agresiv.

Fëmijët konsiderohen “normal”, kur janë të bindur dhe ata që nuk binden dhe kundërshtojnë, pra dalin “jashtë normës”, i etiketojnë me lloj-lloj epitetesh. Këta fëmijë fillojnë t’i klasifikojnë si të pandreqshëm ose që i kanë larë duartë si mësuesit dhe prindërit.

Kjo është braktisja e fshehtë që me rritjen e fëmijës ngre krye dhe është vështirë të eleminohet po nuk u kap që në embrion. Në jetë ka plot fëmijë me shfaqe të kësaj natyre, por ata nuk përfaqësojnë një kostante të përhershme.

Zotësia e mësuesve është që t’i njohin këta nxënës dhe t’i studjojnë veçoritë e personalitetit, të karakterit dhe rrethanat e jetës dhe të edukimit të tyre. Bashkëpunimi midis shkollës dhe familjes vjen gjithnjë duke u konsoliduar. Mësuesit kërkojnë gjithmonë ndihmën e prindërve, për t’i njohur dhe edukuar drejtë nxënësit e tyre, por njëkohësisht u japin këshilla dhe porosi prindërve se si të sillen dhe të përgatiten në mësime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok