Edi Rama po luan fort per ta shkermoqur Partine Demokratike

Nga Enver Bytyçi
Edi Rama po luan fort per ta shkermoqur Partine Demokratike. Ai ka interes jetik qe ta zhbeje ate. Per kete arsye ka zgjedhur nje menyre te lexueshme:
I reagon Lulzim Bashes ne ate forme sa ta veje ate ne seder per paaftesine dhe pamundesine per t’u perballur me foltoret dhe me Sali Berishen. Kesisoj e nxit qe te flase brockulla ne parlament dhe jashte parlamentit.
Partia Socialiste akoma nuk e ka quajtur llum diktaturen. Lulzim Basha e quan llum PD-ne e 30 viteve. Rama i thoshte Berishes “plak” nga foltorja e parlamentit. Basha thote “Ta nisim vetingun nga une dhe nga ti, jo nga plaku”!
Ne fakt une e kam kuptuar se inati dhe urrejtja e Lulzim Bashes ndaj Berishes eshte e madhe, qe kur ai thoshte se “Une e anetarsova Shqiperine ne NATO”, “Une liberalizova vizat”! “Une ndertova Rrugen e Kombit”! Ndersa sot ai ka dale hapur kunder partise qe vete ai e drejton, se paku formalisht.
Cdo te thote kjo? Do te thote se Rama po e nxit Bashen ne kurthin e konfliktit qe percan PD-ne. Eshte detyre e demokrateve ta shpetojne kete parti. Eshte detyre e secilit, edhe e atyre qe qendrojne ne krah te Bashes, ta mbeshtesin foltoren, mbledhjen e kuvendit dhe t’i japin fund debatit e percarjes! Edhe nese Basha do te vijoje te luaje melodine e Rames, Berisha duhet te ngjalle fryme, duke e ruajtur Partine Demokratike nga percarja! Ky eshte mision dhe misionaret bashkojne!