Edi Rama, kaseta e masakrës së Krushës së Madhe dhe shtatzania e Griselës së Erionit!

0

Nga Enver Bytyçi

Mjaftoi që Dash Peza ta njihte kasete-poseduesin e masakrës se Krushës së Madhe dhe Edi Rama të ndërtojë një skemë shpifjeje të pmenduar nga njerëzit normalë: Të akuzojë kundërshtarin e tij, Lulzim Bashën, se e paska marrë dhe zhdukur kasetën në fjalë. E stisën këtë rrenë të madhe deri në kufijtë e marrëzisë, kur në gazetën SHQIP thanë se “Dashi është qytetar i lirë dhe atij i lejohet të gënjejë”!

Dikur e bindën Elvis Roshin që ta pranojë guan e tij, Griseldën, si shtatzënë, thjesht për ta mbushur botën se “Regjimi i Berishës nuk kursente as gratë shtatzëna  të kundërshtarëve politikë”! Autori i kësaj shpifjeje, Erion Veliaj, që para 8-9 vitesh mbushi botën me lajmin e rremë, sot pa pikë turpi del çdo ditë në ekrane dhe shpif kundër opozitës, duke e akuzuar atë se “Paska etiketuar UÇK-në si terroriste”!  Kanë kaluar 9 vite që kur e shpalli gruan e kryebashkiakut të Kavajës shtatzënë dhe Erioni vazhdon abortin mendor. Sajon “shtatzani” të reja, të amplifikuara me mjeshtrinë e mashtruesit klasik, gjithnjë nën regjinë e shefit të tij, Edi Ramës!

Edi Rama është shumë herë sot më komod sesa sigurimi i shtetit të diktaturës për të sajuar dhe fabrikuar jo vetëm lajme të rreme, por edhe shpifje e trillime për të akuzuar kundërshtarët politikë. Ai nuk ka vetëm përvojën dhe ndihmën e ish-sigurimit të shtetit, por në dispozicion të tij janë vënë shërbimet sekrete të vjetra e të reja të Serbisë, njerëzit shqipfolës të inkriminuar në këto struktura si bashkëpunëtorë të tyre, financat e qeverisë së Serbisë, në mos edhe ndihmën e shërbimeve ruse. Po t’i shtojmë kësaj dhe teknologjinë, atëherë merret me mend se sa shumë është perfeksionuar mendja e tij, që prodhon vetëm djallëzi, mashtrime dhe shpifje.

Shikoni çfarë ndodh: Hashim Thaçi shkoi në Hagë, ndërkohë që Edi dhe Sandri i Beogradit i patën premtuar se vendi i tij nuk do të ishte në qelinë e burgut të Hagës, por në postin e presidentit të Shqipërisë dhe Kosovës së Bashkuar, pa Mitrovicën e Veriut e ndoshta edhe atë të Jugut, si dhe pa një pjesë të Anamoravës! Europianët nuk e pranuan këtë kompromis, sepse çmimi ishte destabilizimi i rajonit e për pasojë edhe destabilizimi i Europës. Rama fillimisht nisi fushatën e rehabilitimit politik të Hashimit, duke e krahasuar rolin e tij me atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kur kjo skemë u prish e nuk funksionoi, kryeministri i Shqipërisë, përmes spiunit serb të UDB-së, Dash Peza, zbuloi se ky i fundit paska pranuar e paguar një kasetë për Masakrën e Krushës së Madhe. E gjetën personin e kësaj kasete dhe e peshuan në para. Në këmbim i kërkuan të thotë se ai që pranoi kasetën nuk ishte Dash Peza, por paska qenë Lulzim Basha. Dhe u hap thesi. Filloi propaganda. U prorsitën të gjithë spiunët e Serbisë në Kosovë e në Shqipëri që ta përhapin lajmin, e me këtë rast të hiqen si patriotë. Me një gur të vriteshin dy zogj: Nga njëra anë të përbaltej figura e kreut të opozitës dhe nga ana tjetër të rehabilitoheshin spiunët dhe tradhtarët e kombit shqiptar, si Rama, Veliaj, Balla etj. Për rehabilitimin e këtyre Serbia paguan çdo çmim, sepse vetëm pushteti i kontrolluar nga serbët në Tiranë dhe Prishtinë mund të realizojë projektet e Beogradit në Ballkan.

A nuk funksionoi për një kohë të caktuar shpifja për gjoja aferën e Bashës me një kompani ruse e për pasojë për lidhje të tij me Rusinë?! Aq shumë funksionoi, sa p.sh – Fr. Sch – një personalitet i të djathtës evropiane mezi u bind se “Rama kishte shpifur” për këtë lidhje, kur atij i foli Rama në një takim të 23 majit 2018.  Fundi i asaj shpifjeje dihet: Një vijë në ujë, një sajesë e qëllimshme, që i kushtoi më së shumti opinionit publik. Ai rast është i freskët, i dëshmuar edhe me vendim gjykate për shkak të përpjekjeve qesharake të Taulant Ballës me qëllim baltosjen e kreut të opozitës.

Ashtu si aso kohe, edhe sot është Taulanti në vijën e parë të akuzës. Çfarë nuk sajojnë. Thanë në fillim se prokurori amerikan qenka shoqëruar në shtëpinë e verdhë a të bardhë nga Lulzim Basha. Por ai e përgenjështroi shpifjen. Atëherë gjetën një Bellanicë për të sajuar shpifjen e radhës. Tamam si në kohën e diktatursë së sigurimit të shtetit. Nuk ka kthim prapa, edhe nëse dështon shpifja e parë, duhet sajuar e dyta, e treta e kështu me radhë. Mjafton të bombardohet opinioni publik.

Këto janë akte mafioze, çka dëshmon se Shqipëria drejtohet nga një regjim mafioz. Aq shumë ka rënë në sy ky fakt, sa u detyrua edhe Sami Lushtaku, miku më i ngushtë i Hashim Thaçit në Kosovë, t’i tërheqë vëmendjen Edi Ramës që UÇK të mos bëhet objekt i luftës politike në Shqipëri. Por Rama nuk ka asnjë mundësi tjetër të mjegullojë tradhtinë e tij kundër Kosovës dhe kombit shqiptar. Ai nuk ka ndonjë shteg tjetër, i cili ta çojë drejt rehabilitimit nga aktet e tradhtisë që ka kryer në bashkëpunim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe ndërlidhësin e korrierin e të treve prej këtyre, Baton Haxhiu.

Çfarë them unë?! Edi Rama, edhe 1000 vjet jetë t’i ketë, kurrë nuk mund të bëhet patriot shqiptar, sepse në Beograd kanë rezervuar një shesh, të cilit do t’i vihet emri i tij shoqëruar me statujën më të lartë të mundshme.  Pararendës i këtij memoriale në nderim të kryeministrit të Shqipërisë është libri i tij “Kurbani”, i përkthyer në të vetmen gjuhë të huaj, atë serbe dhe i promovuar në Beograd!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok